Lenini dhe boria e veturës
Lenini
së bashku me një delegacion sovjetik zbritën nga një anije, e cila e kishte
transportuar delegacionin për të shkuar në Amerikë për disa takime zyrtare me
qeveritarët e lartë amerikanë. Në anije kishin marrë edhe një makinë prodhim
sovjetik ZIL (zavot imja Lenin) për
të treguar arritjet e mëdha të klasës punëtore sovjetike. Nga porti deri në
vendin e hotelit ku do të strehohej delegacioni ishin rreth 25km rrugë.
Punëtorët e portit e zbresin makinën dhe Lenini me bashkëpunëtorët e vet e
ndezin dhe nisen për në destinacion. Pas një kilometri rrugë makina fiket dhe
megjithëse e provuan ta ndezin, ajo nuk ndizej aspak. E provuan të gjithë me
radhë, përsëri makina nuk ndizej. Lenini ju thotë shokëve të vet, që ta
shtyjnë, sepse nuk mund të përdorin makinat e borgjezisë punëtorët sovjetikë si
mjete transporti për udhëtarët.
E
shtynë makinën për disa kilometra, porse përfaqësuesve të klasës punëtore
sovjetike iu doli llapa nga lodhja, dhe iu lutën shokut Lenin që ta fusnin
makinën në servis e ta rregullonin, sepse ata nuk dinin se si të vepronin me
makinën. I pa disa herë shtrembër bashkëpunëtorët e vet për atë që i kërkonin,
mirëpo e kuptoi se më mirë do të ishte ta rregullonin e të vazhdonin rrugën.
Për fat
një servis makinash gjendej aty afër dhe ata ia dorëzuan makinën ustait
xhenerik. Ai i tha që të vinin pas një ore e ta merrnin të rregulluar. Kalon
ora dhe shoku Lenin së bashku me bashkëpunëtorët e vet të delegacionit
paraqiten përpara kapitalistit amerikan për të marrë në dorëzim makinën. Kur po
e merrte makinën ai e pyeti xhenerikun:
-Çfarë
kishte makina?
-Asgjë,-
i përgjigjet ustai.
-Si
asgjë?...
-Asgjë,
të gjitha ishin në rregull, kishin bërë disa lidhje gabim, unë vetëm sa i çova
në vend gjërat.
-Nuk ka
mundësi,- i thotë i revoltuar Lenini, -nuk ka mundësi kjo!!!
-Po,
është e vërtetë- i thotë qetësisht ustai.
-Nuk
kishte ndonjë gjë që të ishte në rregull fare, të gjitha nuk ishin...- po
këmbëngulte Lenini shumë i revoltuar.
-Ah, po
më fal, kishte diçka që punonte shumë mirë, madje ajo ishte prodhimi më i mirë...
-He
pra, kush ishte?
-Boria,
ajo punonte shumë mirë, bjeri borisë, se i bie shumë bukur...
Comments
Post a Comment