Posts

GAZETA DAJTI

Image
Hafiz DALLIU me trupin mesimor te Normales se Elbasanit. Arsimi ka qene vazhdimisht ne qender te vemendjes se gazetes "DAJTI" Reklame mbi pullen emetuar me rastin e fluturimit te pare civil brenda vendit. Hafiz Dalliu & Gazeta Dajti "...Përderisa në vendin tonë do të dominojnë e do të administrojnë njerëz që nuk kanë menduar në të mirë të Atdheut, unë do të jem në opozitë..." - Hafiz Ibrahim Dalliu. Dalja e gazetës Dajti ka qenë një ngjarje e rëndësishme për kohën. Kjo gazetë  ka luajtur një rol të ndjeshëm asokohe, duke u përpjekur të sjelli një zë të ri të fuqishëm në ato momente vështirësish politike për shtetin e sapokrijuar shqiptar. Hafiz Dalliu është një ndër ato figura patriotësh tiranas të pastudiuara ende dhe të panjohura siç duhet nga pikëpamja e veprimtarisë së tij politiko-atdhetare. Hafizi është një nga ata burra që luftuan “me pushkë e penë për mëmëdhenë”. Ai e shkriu jetën e tij që ta ndriçonte popullin dhe atdheun ...

Kafe Turke

Image
Kultura e kafesë në Perandorinë Osmane dhe më gjerë * Fjala arabe “kahwa” në origjinë tregonte një lloj pije të prodhuar me lëngun e disa farave, që konsumohej si një lëng i kuq i errët, i cili kur pihej provokonte efekte eksituese e stimuluese, saqë përdorej si ilaç. Sot kjo fjalë e arabishtes tregon saktësisht kafenë që përdorim ne. Nga termi “Kahwa” u kalua në fjalën turke “Kahve” dhe nëpërmjet një tkurrje progresive të kuptimit në fjalën “kafe”. Ky derivat është kundërshtuar nga ata që e mbështesin prejardhjen e termit kafe nga emri i rajonit në të cilin kjo bimë rritet masivisht në mënyrë spontane, Kaffa, në Etiopinë jug-perëndimore. Bima e Kafes përfshin rreth 90 specie pemësh të vogla e shkurresh të familjes Rubiacee, dhe vetëm disa prej tyre kultivohen për të prodhuar kokrrat e kafes. Nga llojet më të mirënjohura dhe më të vyerat është Moka Arabica, e cila parapëlqehet shumë nga konsumatorët e rregullt të kafesë. Stambolli u njoh me kafenë nga...

Barcaleta me polic

Image
Polici dhe djali Një djalë i vogël sa herë që e shikonte policin e lagjes së vet i thërriste “O japrak, o japrak”,- për ta tallur dhe ia doli ta mërziste policin e shkretë. Një ditë polici u mërzit keq me djaloshin e vogël dhe e kap, i jep disa shuplaka në fytyrë sa i mbetën gishtat e dorës së policit shenjë në fytyrë. -Tashti do më lejë rehat,- mendoi polici dhe i shfryu i kënaqur djaloshit. Të nesërmen kur e pa djaloshin që po i vinte përballë, po e shihte gjithë inat i fryrë si gjel dhe i kaloi pranë duke e shikuar vëngër... sapo kaloi djaloshi i bërtiti përsëri me sa zë kishte e me tallje: -O gjethe rrushi me oriz, o gjethe rrushi me oriz,- pa iu trembur policit, ndërsa polici gjithë tangërllëk ia ktheu djaloshit: -Mblidhe, mblidhe, po ta mbajti.... ëhë, mblidhe, mblidhe....

Kurbani i Bajramit ne Shqiperi

Image
Bajrami i Kurbanit dhe debatet mbi datën ROALD A. HYSA ( Shumë veta ngritën pyetjen kësaj radhe “Kur është Bajram?”, por nuk ishte ky thelbi i vërtetë për të cilin u shqetësuan njerëzit. Në fakt mungesa e unifikimit të datës nxorri në pah probleme të tjera të gjeneruara edhe nga dy qendrat më autoritative të botës muslimane. Asnjë nuk u përpoq t’i kthehej thelbit të kësaj pyetje ashtu si i takon !)* Edhe një herë në pak vite u ngatërruam me festën e Bajramit të Kurbanit, si dhe për nisjen e muajit të Madhnueshëm të Ramazanit. Rëndom palët në konflikt ishin të ashtuquajturit “Turq” dhe “Arabë”. Ky është një rast i përsëritur, i cili nuk shfaqet për herë të parë përpara të gjithë muslimanëve, si dhe përpara dijetarëve muslimanë, të cilët e kanë barrën kryesore të zgjidhjes së këtyre meseleve. Por këto fjalë dhe mesele janë sqaruar tashmë me kohë, po ashtu edhe për rastin tonë hoxhallarë me emër u shprehën rreth vendimit të marrë nga KMSH për fillimin e ceremonialit t...

Bota muslimane...

Image
Bota Muslimane i kërkon OKB-së ta deklarojë islamofobinë si krim Nga Ferhan Ikbal Abu Dabi: Bota mund të jetë një vend i paqshëm për t’u jetuar vetëm kur një qenie njerëzore respekton ndjenjat e tjetrit dhe i lejon atij të zgjedhi lirisht stilin e jetesës, besimin, praktikat dhe fenë e tij pa u bërë i rrezikshëm për asnjërin. Këto këndvështrime janë shprehur nga dijetarët muslimanë, ndërsa theksojnë rëndësinë e tolerancës në një shoqëri, ku si rrjedhojë e një filmi blasfemik anti-islam, i cili lëndoi ndjenjat e muslimanëve dhe ata protestuan fuqimisht kundër tij në të gjithë globin. Ata thonë se toleranca dhe respekti i feve të tjera do të ndalonte kësi ngjarjesh të dhimbshme. Ekspertët gjithashtu kanë theksuar se çfarë kuptimi ka realisht fjala “Liri e Shprehjes”. Liria e shprehjes nuk lejon ndokënd të sulmojë çdolloj feje apo personat e shenjtë të ndonjë feje në veçanti. Nëse ndokush vepron kështu ai do të ndizte një situatë, e cila do të bëhej e pakontrollueshme, ...

Nasredin Hoxha

Image
Një pyetje e vështirë për Nasradin Hoxhën Disa të rinj për t’ia bërë të vështirë jetën Nasredin Hoxhës i bëjnë një pyetje tendencioze. Por edhe hoxhë Nasredini nuk është më i pakët për përgjigjet e shpejta, të sakta dhe ato që iu vinin mbas festes njerëzve të tillë: - Selam hoxhë Nasredini… - Alejkum selam djem. - A mundemi me të bërë një pyetje? - Qysh jo bre bij!... - A lejohet me hangër bukë në banjë, ku ndyjmë hoxhë? - Po bre, mundesh, nuk ka gjë, veç mos dil duke u përtypur nga banja, se do të kujtojnë se je duke hangër diçka tjetër…

Profeti ishte i dhembshur me umetin

Image
DUAJA E PEJGAMBERIT, sal-lalahu alejhi ue selem, PËR UMETIN DHE TË QARËT E TIJ NGA DHEMBSURIA PËR TA Abdullah Ibën Amër ibën Asi na përcjell, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e lexoi Fjalën e Allahut, që tregon për Ibrahimin, alejhi selam, ku thuhet:   “Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron.”   (Ibrahim: 36), kurse Isa, alejhi selam, ka thënë : “Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robërit e Tu, e nëse ua fal atyre, Ti je i Gjithëfuqishmi, i Urti.”  (Maide: 118). Atëherë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ngriti duart e tij dhe u lut: “O Zot, umeti im, umeti im...” dhe pastaj filloi të qajë. Allahu pastaj tha: “O Xhibril, shko tek Muhamedi dhe pyete pse qan,- edhe pse Allahu është i Gjithëdijshëm për të. Xhibrili erdhi dhe e pyeti. Pastaj i tregoi Allahut edhe pse Ai e dinte shkakun. Zoti ja kt...