Barcaleta me polic



Polici dhe djali

Një djalë i vogël sa herë që e shikonte policin e lagjes së vet i thërriste “O japrak, o japrak”,- për ta tallur dhe ia doli ta mërziste policin e shkretë.
Një ditë polici u mërzit keq me djaloshin e vogël dhe e kap, i jep disa shuplaka në fytyrë sa i mbetën gishtat e dorës së policit shenjë në fytyrë. -Tashti do më lejë rehat,- mendoi polici dhe i shfryu i kënaqur djaloshit. Të nesërmen kur e pa djaloshin që po i vinte përballë, po e shihte gjithë inat i fryrë si gjel dhe i kaloi pranë duke e shikuar vëngër... sapo kaloi djaloshi i bërtiti përsëri me sa zë kishte e me tallje:
-O gjethe rrushi me oriz, o gjethe rrushi me oriz,- pa iu trembur policit, ndërsa polici gjithë tangërllëk ia ktheu djaloshit:
-Mblidhe, mblidhe, po ta mbajti.... ëhë, mblidhe, mblidhe....

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit