Posts

HOXHË SULEJMAN ISLAM KODRA

Image
HOXHË SULEJMAN ISLAM KODRA Hoxha q ë me guximin e tij e mbrojti fen ë deri n ë pik ë n e fundit t ë jet ë s Lindi n ë fshatin Vil ë z t ë Tiran ë s n ë vitin 1913 n ë nj ë familje me tradita fetare, ku edhe babai i tij ishte hoxh ë . N ë moshën dy vjeçare i vdes babai dhe rritet n ë n kujdesin e xhaxhallarëve t ë tij. Ata kujdesen për shkollimin e nipit t ë tyre, q ë me mbarimin e arsimit fillor e dërgojnë n ë mejtep me mësues Hasan Efendiun dhe Mulla Limanin. I përkushtuar ndaj mësimit t ë Fesë Islame, dhe atij t ë Kuranit, n ë moshën 20 vjeçare përfundon shkollimin dhe paraqitet pranë Myftinis ë s ë Tiran ë s, n ë komisionin e vlerësimit për t ë marr ë dekretin e imamit. Komisioni e vlerësoi shum ë mir ë përgatitjen e Sulejmanit dhe e pajisi me dekretin e imamit për n ë fshatin e tij. N ë fillim punon me hoxh ë Abdulla Hysenin, i cili m ë pas largohet me banim n ë Tiran ë dhe e zëvendëson Sulejmani. Me sjelljen e tij t ë mir ë , me përkusht...

Hafiz Qamil Sulejman Luniku

Image
Xhamia e Ballies një monument i vjetër i Elbasanit e prishur nga regjimi komunist në 1967 Hafiz Qamil Sulejman Luniku figurë e shquar fetare e Elbasanit (1897-1970)- Myfti dhe imam i persekutuar nga regjimi komunist Ai ishte një qytetar elbasanas me personalitet të pavarur dhe me karakter të palëkundur, brezi i katërt në familjen Luniku si hoxhë. Ai e vuri jetën e tij në shërbim të Zotit dhe nuk u përul ndonjë herë pavarësisht se u persekutua nga regjimi komunist. Si shembull i një kleriku musliman ai është prezantuar kudo e kurdoherë me dinjitet të plotë, me kulturë të gjerë, atdhetar dhe që ngelet një figurë e shkëlqyer dhe një personalitet me vlera aktuale. Ai lindi në Elbasan në vitin 1897 dhe vazhdoi traditën e familjes të dokumentuar në katër breza: Hafiz Sulejmani i parë, Haxhi Hafiz Seiti (i biri i Sulejmanit), Hafiz Sulejmani (i biri i Seitit) dhe Hafiz Qamili, i biri i Sulejmanit. Arsimin fillor-mejtepin e bëri në vendlindje. Arsimin e mesëm e kreu në Manastir. Du...

Hoxha që nuk u frikësua ta thotë të vërtetën

Image
Hoxha që nuk u frikësua ta thotë të vërtetën Imam Adem Mehmet Hoxha – (1914-1979) Ka lindur më 28 maj 1914 në fshatin Degë, Tropojë. Njeri që gëzonte emër të mirë midis bashkëfshatarëve të vet dhe që u persekutua nga regjimi komunist, për shkak të qëndresës që bëri duke e sulmuar publikisht regjimin. Hoxhë Ademi kujtohet nga të gjithë në fshatin e tij të lindjes, si një njeri i dijes, që nuk u pajtua asnjëherë me padrejtësinë, me krimet e komunizmit dhe me reformat diktatoriale. “Komunizmi,- thoshte ai,- të len pa besim, të len pa gjë pas shpirtit, të largon nga të mirat dhe i zëvendëson me të zeza, që i quan socialiste.” Kur doli nga burgu erdhën për ta takuar njerëz nga të gjitha anët, deri edhe komunistët e fshatit, të cilët e paguan shtrenjtë këtë gjë. Hoxhë Ademi është dënuar dy herë gjatë regjimit komunist, herën e parë bën dy vite burg, ndërsa herën e dytë bën 9 vite burg nga 6.4.1964 deri më 20.1.1973. Më 29 janar 1954 , me vendim nr. 8 Gjykata e Lartë e Kolegjit Us...

Ariu, dhelpra dhe ujku

Image
Ariu, dhelpra dhe ujku Ariu e kishte gjet mirë me ujkun për ditë i zinte shtegun dhe i kërkonte cigare. Kur ujku i jepte cigare pa filtër ai i thoshte, pse nuk ke cigare me filtër, dhe e shqepte në dru. Kur ujku i jepte cigare me filt ë r ai i kërkonte cigare pa filtër, e kështu ujku hante prapë dru. Ujku i shkretë nuk dinte si t’ia bënte, se duhej të kalonte atij shtegu pa derman dhe iu drejtua dhelprës si dinake që është për këshillë. Dhelpra e dinte të gjithë historinë dhe se kjo gjë zgjaste prej shum ë koh ë sh, prandaj e këshillon e i thotë: -Kur të kërkoj ariu cigare ti mbaj dy paketa, nje me filtër dhe një pa filtër, dhe ti jepi atij atë do të kërkojë, nëse e kërkon me filtër ti zgjatja, e kështu... e more vesh? -Po e mora vesh,- i thotë ujku dhe pa humbur kohë shkon merr dy paketa një me filtër e një pa filtër. Shkon drejt shtegut nga kalonte për ditë dhe sheh aty ariun që po e priste si zakonisht. Sapo afrohet ariu i thotë: -A ke cigare me?...- dhe ujku pa e m...

Omer bin Abdul Azizi dhe drejtësia e tij

Image
Omer bin Abdul Azizi dhe drejtësia  e tij Malik bin Dinari përcjell: “Kur Omer bin Abdul Azizi, Allahu e mëshiroftë, mori hilafetin, barinjtë e dhenve, që rrinin nëpër maja të maleve, thonin: “Kush është ky prijës i mirë, që është shfaqur tek njerëzit?” -        Si e kuptuat këtë, - i pyetën. -        Kur njerëzve u vjen një halife i mirë, ujqit dhe luanët ndalen dhe nuk na ngacmojnë në punën tonë, - thanë barinjtë. Ndërsa Hasan Kasari thotë: “Unë milja dhentë në hilafetin e Omer bin Abdul Azizit dhe një ditë kalova pranë një bariu, te kopeja e të cilit qëndronin rreth tridhjetë ujqër, të cilët i mendova për qen, ngase nuk kisha parë ujqër më parë. - O bari, - i thashë, - për çfarë të duhen gjithë këta qen? - O biri im, nuk janë qen, por ujqër, - më tha bariu. - Allahu qoftë i Lartësuar! Ujku qëndron me bagëtitë dhe nuk i dëmton?! - thashë unë. - Ai më tha: “O biri im, kur koka është në rregull, edhe...

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit

Image
Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit     Kundërshtimi, kompozitat, fonostilistika Këto janë vargje të romancës “Kur shtrohet vala” dhe pas i ke dëgjuar arrin në përfundimin, që ajo është një perlë e Lasgushit, poetit lirik më të madh shqiptar të shekullit të kaluar. Krijimtaria e tij e dendur poetike nis rreth viteve ’20-të të shekullit të shkuar dhe kulmon vetëm me botimin e dy librave me poezi gjatë periudhës 1920-1940 dhe të poezive që u botuan në shtypin e kohës. Dy përmbledhjet që e bënë atë të famshëm janë “Vallja e Yjve” dhe “Ylli i Zemrës”. Krijimtaria e tij pas vitit 1944 nuk themi se ndërpritet, porse atij i duhet që të merret me përkthime për të nxjerrë jetesën. Ndoshta dy libra do t’i dukeshin pak gjithkujt për një poet të tillë kalibri, por ai vetë si Lasgush ishte i mendimit që një poeti gjenial i mjaftojnë vetëm dy libra me poezi dhe asnjë më tepër. I bindur për bukurinë e poezisë së tij, gjë të cilën nuk e vuri kurrë në dyshim, ajo është një ...

Humori karakteristik i Hafiz Dalliut

Image
Nga kujtimet e një të burgosuri politik të komunizmit [ Humori i Hafiz Dalliut dallon edhe në momentet më të vështira të jetës së tij të trazuar në dobi të atdheut dhe të fesë .] Kur u kthyem në burgun e Tiranës pamë se mënyra e administrimit aty kishte ndryshuar. Na futën në burgun e vjetër në rrugën “Mine Peza”. Kur patëm marrë rrugën e Jubës, aty nuk kish mbetur as një e tretat e të mjeruarve, kurse tani që u kthyem e gjetëm veten të shtrënguar si kokrrat e shegës. Holli qendror plot e përplot dhe gjithë korridoret ishin plot me të burgosur, ngjeshur e stivosur njëri pas tjetrit si fishekët në qese. Në fund të këtij vargu që s’kish të sosur, pikërisht te zgara e hekurt, në krye të shkallës së birucave kishin vënë Hafiz Ibrahim Dalliun. Duke qenë e njohur botërisht biografia e tij, e cila kish lidhje me të gjitha momentet heroike të historisë së Shqipërisë, kur e pyesnin se si ishte e mundur të ishte këtu një njeri që s’kishte lënë burg të Perandorisë Osmane pa shkelur, s...