Humori karakteristik i Hafiz Dalliut
Nga kujtimet e një të
burgosuri politik të komunizmit
[Humori
i Hafiz Dalliut dallon edhe në momentet më të vështira të jetës së tij të
trazuar në dobi të atdheut dhe të fesë.]
Kur u
kthyem në burgun e Tiranës pamë se mënyra e administrimit aty kishte ndryshuar.
Na futën në burgun e vjetër në rrugën “Mine Peza”. Kur patëm marrë rrugën e Jubës,
aty nuk kish mbetur as një e tretat e të mjeruarve, kurse tani që u kthyem e
gjetëm veten të shtrënguar si kokrrat e shegës. Holli qendror plot e përplot
dhe gjithë korridoret ishin plot me të burgosur, ngjeshur e stivosur njëri pas
tjetrit si fishekët në qese. Në fund të këtij vargu që s’kish të sosur,
pikërisht te zgara e hekurt, në krye të shkallës së birucave kishin vënë Hafiz
Ibrahim Dalliun.
Duke
qenë e njohur botërisht biografia e tij, e cila kish lidhje me të gjitha
momentet heroike të historisë së Shqipërisë, kur e pyesnin se si ishte e mundur
të ishte këtu një njeri që s’kishte lënë burg të Perandorisë Osmane pa shkelur,
sepse luftonte, ndonëse me çallmë në kokë, për pavarësinë e Shqipërisë.
- Ç’t’i
bësh mor bir,- thoshte ai,- këto janë ligjet e “Demir Kacisë”. (demokracise)
I
shkreti Hafiz, në atë moshë të thyer e të dërrmuar nga vuajtjet, pa bir e pa
bijë, ai prapëseprapë nuk e kishte humbur atë ndjenjën e humorit, që e kishte
karakterizuar tërë jetën!
Beqir
Ajazi, Nga Shkaba me kurorë të drapri me çekan; fq. 374-375/ 55/ Tiranë 2007.
Comments
Post a Comment