Posts

Imazhe të shtrembëruara mediatikisht dhe historikisht

Image
Pamjet origjinale te botuara nga te gjithe portalet apo faqet e internetit te skicave paraqesin gjera intime, dhe per arsye etike nuk po ua percjellim. Imazhe të shtrembëruara mediatikisht dhe historikisht Roald A. HYSA Turku që përdhunon dhe na pushton është një klishe e stërmunduar tashmë nga penat e shkruesve dhe të skicuesve perversë. Bombat dhe shashkat mediatike nuk kanë të sosur, sidomos kur vjen fjala për turqit dhe shqiptarët. Deri dje Rilindasit tonë u përpoqën maksimalisht për të shmangur përplasjet midis besimeve fetare, duke i ndriçuar Shqiptarët mbi gjuhën dhe kombësinë e tyre. “Njëri thot jam Shkja/ Tjetri Latin,/ Njëri jam grek,/ Tjetri kam din/ Po jeni Shqiptarë të gjithë more t’mjerë...”. Porse Rilindasit nuk e kishin parashikuar që këta të sotmit, do t’i frynin zjarrit të përçarjes përsëri nëpërmjet imazhit të Turkut pushtues e zullumqar, i cili po përdhunon gratë e krishtera dhe po ju bie më qafë të krishterëve të pafajshëm për ndoca interesa të kës...

Emri SHQIPTAR

Image
Emri SHQIPTAR sipas osmanistit të shquar tiranas Osman MYDERRIZI Në gjysmën e dytë të shek. XVIII emëri i ri (Shqiptar), duket e fitoi luftën në shkallë kombëtare dhe e zëvendësoi të vjetrin plotësisht. Johan Thunman, duke u mbështetur në dëshminë e një voskopojari, Kostë Haxhi Jorgji Xhehanit shkroi më 1774 për emërin e vjetër (Arbëri, Arbër, Arbani, Arbën): “Populli vetë e përbuz këtë emër dhe nuk do të emërohet më me të”. Ç’ngjau, pse e përbuzi populli ynë emërin e vjetër në gjysmën e dytë të shek. XVIII dhe adoptoi një emër tjetër të ri pa histori? Në shek. XVIII ngjau një kthesë e madhe në Shqipëri. Shumica e popullit tonë për arsye të ndryshme e la Krishterimin dhe kaloi ne myslimanizëm. Emëri i vjetër nuk tregonte vetëm kombësinë, po edhe besimin. Me ndërrimin e besimit u ndje nevoja edhe e ndërrimit të tij. Emëri i ri SHQIPTAR që u adoptua si emër kombëtar bazohej në gjuhën, në një nga elementet kryesore të kombësisë. Ky emër mund të jetë përdorur si emër kombëtar n...

Hëna e Ramazanit

Image
........... Hëna e Ramazanit Në një natë të Ramazanit, Shkoi Profeti në Hira. Të mësojë prej Zotit t’Tij, La ilahe il-all-llah. Refren: O Profet, Profet i dashur, Për të gjithë neve je Ti. Si mëshirë e Zotit ardhur, Veç me hajr e mirësi. Shkëlqeu dielli i profecisë, Ndriçoi hëna pesëmbëdhjetë, Përmbi faqe t’Gjithësisë, Historia ndërroi fletë. Refren: O Profet, Profet i dashur, Për të gjithë neve je Ti. Si mëshirë e Zotit ardhur, Veç me hajr e mirësi. I lavdëruar do të jesh, Udhëzim për njerëzinë. O njeri paqe do t’gjesh, Po të ndjekësh rrugën e Tij. Refren: O Profet, Profet i dashur, Për të gjithë neve je Ti. Si mëshirë e Zotit ardhur, Veç me hajr e mirësi. Gjer në Ditë të Kijametit, Do t’përmendet emri yt. Sa her’ të kujtojmë emrin, Me lotë na lagen sytë. Refren: O Profet, Profet i dashur, Për të gjithë neve je Ti. Si mëshirë e Zotit ardhur, Veç me hajr e mirësi. Dedikuar Profetit t...

Dinastitë moghule

Image
Dinastitë moghule Nga Francis Robinson Francis Robinson po kërkon për tipare dallueshmërisht tolerante të sundimit moghul në Indi dhe të atyre dinastive islame që lidhen me Iranin dhe Azinë Qendrore.  Njëkohësisht ai nxjerr në pah edhe anët e errëta të këtyre sunduesve, të mbushur plot me vese dhe etje për pushtet. Rreth 10 vite më parë unë u ftova për të kontribuar mbi një seri librash që mbulonin sundimtarët e shoqërive më të mëdha në botë. Zona ime ishte Bota Muslimane. Kishte kaq shumë sundimtarë muslimanë për t’i futur në një volum të vetëm, saqë u desh të ndahen në dy pjesë- sundimtarët e botës perëndimore myslimane dhe ata të botës lindore myslimane. Duke përdorur një shkallë selektiviteti u bë e mundur për të sjellë së bashku disa nga sundimtarët e botës lindore myslimane deri rreth 1900-ës, si një grup mjaftueshmërisht koherent. Ata janë: dinastitë e Sulltanatit të Delhit 1206-1526, e cila krijoi strukturën e nënkontinentit indian, deri në shek. XXI,...

Agjërimi në vite

Image
Agjërimi në vite MEDITIM- MBI TË KALUARËN Roald A. HYSA Proceset demokratike u përshpejtuan edhe nga rivënia në funksionim e objekteve të kultit, të cilat i patën shpëtuar rrebeshit komunist të vitit 1967. Në dhjetor 1990 do të rivihej në funksionim Xhamia e Plumbit në Shkodër, ku populli i Shkodrës me një manifestim madhështor festoi kthimin e lirisë së besimit. Më pas në mes të janarit 1991 do të rihapej në Tiranë xhamia e Haxhi Et’hem Beut, ku i gjithë sheshi para saj u bllokua nga një turmë e pazakontë. Një muaj më pas do të rihapej dhe do të fillonte funksionimin e saj Xhamia e Kokonozit, e kështu me radhë hap pas hapi do të merreshin një nga një ato xhamia që kishin mbetur si objekte të tjetërsuara nga marrëzia komuniste, e cila i kishte hapur luftë Zotit. Por Allahu e ka vendin në zemrat e njerëzve, në zemrën e një besimtari, e cila rreh nga dashuria që ka për Zotin, Allahun e Lartësuar. Në vitin 1992 kam agjëruar për herë të parë dhe ka qenë një përvojë e jas...

Xhamitë e Shkodrës

Image
Harta e xhamive Shkoder Xhamitë e Shkodrës dhe fundi i tyre gjatë periudhës së sundimit të egër komunist Regjimi komunist gjatë gjithë kohës që sundoi në Shqipëri e luftoi fenë dhe traditat fetare. Lufta nisi qysh ditët e para kur e morën pushtetin komunistët dhe deri në ditën kur e dorëzuan. Prishja e xhamive dhe ndryshimi i destinacionit të këtyre objekteve të shenjta ka qenë pjesë e kësaj lufte. Një kampion i tillë mund të studiohet në qytetin e Shkodrës, i cili ka qenë një nga qytetet ndër më të pasurat me objekte kulti myslimane. Nga 39 të listuara më poshtë 30 xhami dhe shumë varreza u shkatërruan krejtësisht, duke ndryshuar paraqitjen urbanistike të qytetit. Gjëja e parë që u bë në vitin 1967 ishte rrëzimi i minareve dhe kthimi i këtyre objekteve në destinacione të tjera, si salla mbledhjesh për Frontin Popullor, sallë kinemaje, teatër, zyra për pushtetin lokal, magazina, depo, ofiçina etj. Më pas këto objekte kulti së bashku me disa varreza u shkatërruan e u rrafsh...

Panoramica della tragedia del popolo Cham

Image
Zerviste duke u pergatitur te pushkatojne burrat çame Panoramica della tragedia del popolo Cham Cosa ci dice un Imam del quartiere di Filat. Gli eventi del 1943-1945 Dossier con testimomianze e fatti dale zone massacrate Era lunedì. Eravamo nella sala della Presidenza della Comunità Mussulmana dell’Albania. E' venuto da noi da Çamërija un imam, Uzeyr Dauti. Era un imam di uno dei villaggi di Filat ed era giunto da noi per cercare lavoro. La comunità si prodigò per offrirgliene uno in modo da alleviare le sofferenze che aveva vissuto. Gli abbiamo chiesto che cosa l'aveva spinto a lasciare il suo posto per venire nell'Albania libera? - Ha detto con le labbra storte e gli occhi tremanti e pieni di lacrime che aveva visto troppi massacri oltre il confine, contro la popolazione albanese musulmana. I lineamenti del suo viso mostravano tutta la sofferenza subita che aveva vissuto per colpa dei monarchici-fascisti Greci . Egli ci ha raccontato dettagliatamen...