Posts

Dibrani fisnik që la Stambollin për Tiranën

Image
Dibrani fisnik që la Stambollin për Tiranën Hafuz Xhemali- deputet i parlamentit shqiptar Nga Roald A. HYSA Nga Stambolli vjen në Tiranën tashmë kryeqytetin e Shqipërisë moderne për të dhënë kontributin e vet si legjislator e senator njëkohësisht. Ai është një nga përfaqësuesit e diasporës shqiptare të Stambollit dhe nga ballkoni i klubit Bashkimi në Stamboll ka ngritur flamurin kombëtar më 28 nëntor 1912 së bashku me patër Jul Bonatin. Hafuz Xhemal Mullai ose Dibra njihej nga të gjithë dibranët dhe shqiptarët kudo, si Hafiz Xhemali, madje edhe në listat e parlamentit shqiptar ku ai figuron si senator e deputet shkruhet Hafiz Xhemali. Një burrë fisnik dhe i pashëm me një mjekër që ia shtonte hijeshinë dhe të bënte për vete me fjalët e tij të ëmbla, që me zërin e tij i mahniste dëgjuesit gjatë këndimit të Kuranit dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm qanin me lot. Njeri me katër gjuhë të huaja dhe me një bagazh të jashtëzakonshëm intelektual dhe orator. Kështu e...

Mëngjes Bajrami në burg

Image
Kishte pasë ndjehë Bajram Mëngjes Bajrami në burg Ahmet Bushati ( Ahmet Bushati këtë syth dhe shumë informacione të tjera i ka regjistruar në librin e tij me kujtime. Këtu flitet për në Kampin e Çengelajve midis Peqinit dhe Kavajës. Pamja  që na ofron Ahmet Bushati vërtet i takon një dite gëzimi për Bajram, porse një bajram i prangosur që do të mbahet mend pikërisht pse ishte i prangosur. I mahnitur nga pamja madhështore e Bajramit ai na rrëfen ato momente qetësie dhe komunikimi me Zotin e Gjithësisë .) Më ishte infektue keq thembra e njenës kambë, aq sa për disa ditë nuk muejsha me e prekë me te në tokë. Me temperaturë e pushim të mjekut më zue edhe nata e festës së Bajramit, e që prej temperaturës së naltë që kisha pasë, nuk pata ndigjue se ç’mund të ishte folë rreth ditës së nesërme, ditës së Bajramit. Ishte verë dhe të nesërmen në mëngjes heret shumë, nji dritare e vockël që binte mbi kryet tim, bashkë me dritën që sapo kishte nisë me zbardhë, po më fust...

Figurat e shquara muslimane dhe 100-vjetori i Shtetit Shqiptar

Image
Figurat e shquara muslimane dhe 100-vjetori i Shtetit Shqiptar (Një deklaratë e bërë me rastin e Ditës së Pavarësisë 4 vite më parë, por që ka vlerë edhe tashti, sidomos në ditën kur inaugurohet presidenti i Kosovës...) Në ditët që shkuan të festimeve mbi 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë u ndërmorën shumë iniciativa, festime e dekorime të figurave të ndryshme vendore e kombëtare. Megjithëse hoxhallarët shqiptarë kanë dhënë një kontribut të vyer që nga momenti i ngritjes së flamurit të pavarësisë në Vlorë dhe në shumë qytete të tjera, si dhe në vitet e mëpasme në vijim, ku dallojnë emrat e H. Vehbi Dibrës, H. Sherif Langut, H. Ali Korçës, H. Ismail Ndroqit, H. Ibrahim Repishtit, H. Ibrahim Dalliut, H. Xhemal Naipit, H. Kadri Prishtina etj., asnjë prej tyre nuk u përmend në të gjitha këto festime.  Asnjë prej këtyre hoxhallarëve patriotë, të cilët nuk e ndanë nga jeta e tyre binomin “Fe e Atdhe”, nuk mori qoftë ed...

Arti i një mbishkrimi

Image
Arti i një mbishkrimi Roald A. HYSA Jo shumë kohë më parë faqet e para të shtypit, titujt kryesorë të radiove dhe televizorëve dhe i gjithë interneti u mor me mbishkrimin e Sulejmanit të Madhërishëm në Kalanë e Lezhës, ku normalisht ai mbishkrim tregonte një datë. Ashtu siç pritet shiriti i një vepre madhështore dhe ruhet si një relike, ashtu edhe mbishkrimet janë në një farë mënyre shiriti që ruan një histori të caktuar. Mbishkrimi i një pllake të vogël në sipërfaqe, një pllakë e gdhendur në gur. Një mbishkrim  që përmban pak rreshta, por shumë histori. Një pjesë e madhe e historisë së Tiranës ruhet pikërisht në këto mbishkrime dhe falë përpjekjes të disa njerëzve të shquar ato kanë arritur të mbijetojnë. Mbishkrime që kanë arritur të plota deri në ditët e sotme dhe që gjenden në objektet e kultit janë në xhaminë e Et’hem beut dhe në xhaminë e Kokonozit në Pazarin e Ri. Ndërkaq shumë të tjerë u shuan dhe u zhdukën, por për fat disa prej tyre i gjejmë të ruajtur nëp...

Koha kur Turqit ishim ne

Image
Koha kur Turqit ishim ne Roald A. HYSA Revolucioni grek i vitit 1821 dhe pasojat e tij sollën një ndryshim të ndjeshëm në atë që ne e njohim sot si Ballkan, apo siç njihej asokohe Rumeli. Ky term u rrudh vit pas viti dhe vendin e tij e zuri Ballkan, emërtimi i një vargmali në Bullgarinë e sotme. Lindja e shteteve të reja kombëtare hapi njëkohësisht edhe kutinë e Pandorës në Evropën Juglindore, e sidomos luftërat Ruso-Turke dhe synimet ekspansive për ta kthyer Stambollin në Kostandinopojën e dikurshme dhe si kryeqytetin e ri të Perandorisë Ruse, risillnin në jetë synimet e hershme, e veçanërisht ato të Ekaterinës së Madhe dhe të dashurit të saj princit Potjomkin. Traktati i Shën Stefanit për pak sa nuk i dha fund këtyre synimeve dhe në të njëjtën kohë e fshinte nga harta e Ballkanit atë që ne sot i themi Shqipëri e madhe, natyrale apo etnike dhe pikërisht kjo kthesë historike, që më pas me Kongresin e Berlinit dhe Fuqitë e Mëdha që u munduan të korrigjojnë pasojat katas...

Karakteristika të profetit Muhamed alejhi selam

Image
Karakteristika të profetit Muhamed alejhi selam /3 15) Besim i fortë dhe mbështetja tek Allahu xh.sh. Ebu Bekri r.a. ka thënë: “U shikoja këmbët paganëve, kur ishim në shpellë (në shpellën Theur). Unë thashë: O Profet i Allahut xh.sh., nëse dikush prej tyre e hedh shikimin poshtë te këmbët e veta, ai do të na shohë. I Dërguari i Allahut xh.sh. tha: “ O Ebu Bekër, a nuk e di se kur janë dy persona, Allahu i Madhëruar është i Treti i tyre .” (Muslimi nr. 1584) 16) Shpirtbutësia dhe dhembshuria. Ebu Katadeh r.a. ka thënë: “I Dërguari i Allahut ndërsa po e kryente faljen mbante në krahë një vajzë të vogël, e cila quhej Umame, e bija e Ebul Asit. Kur ai përulej në ruku, e ulte atë në tokë dhe kur ngrihej e mbante sërish në krahë. (Buhari nr. 5650) 17) Thjeshtësimi dhe lehtësimi. Enesi r.a. thoshte se i Dërguari i Allahut xh.sh. ka thënë: “ Unë e fillova faljen, me qëllim që ta zgjasja atë, por dëgjova një të qarë fëmije. Atëherë unë e shkurtova namazin, sepse un...

Morali kombëtar në të shkuarën

Image
Morali kombëtar në të shkuarën dhe nevoja sot Nga Roald A. HYSA Rëndom në të gjitha të përditshmet e shkruara dhe gazetat on line hasim në ngjarje dhe në gjëra që tregojnë se ky popull e ka humbur busullën morale. Por përpara se të merremi me ngjarjet e rëndomta të mungesës së moralitetit në popull pa dyshim na duhet të theksojmë se edhe kjo klasë politike po etiketohet si e pamoralshme pikërisht po nga këto media të shkruara, on line apo audio-vizive. Fitimi dhe rrugët që të çojnë drejt tij është gjëja kryesore e të gjitha bisedave. Sipas Aristotelit kur përshkruan mundësitë legjislative të një shtetari është detyrë e tij ta fusë brenda një kornize shoqërinë, e cila do të mundësojë një jetë më të mirë. Ndërsa shteti sipas tij është “një komunitet i mirëqenies në familje dhe një grumbullim familjesh për hatër të një jete të vetëmjaftueshme e të përkryer”. Këto kanë qenë synimet më të hershme për të gatuar një shtetar, i cili do të sillte të nesërmen më të mirë për të gjith...