Populli i zhdukur homo - Marind Animët

Per arsye se duken pjeset e turpshme foto eshte prere dhe eshte lene pjesa e siperme.

Populli i zhdukur homo - Marind Animët


(Historia e shkurtër e Marind Animëve një popullsi e zhdukur tashmë prej kohësh. Homoseksualiteti i ngritur në normë ligjore dhe jetese shkaku i zhdukjes së tyre.)

Marind animët e bregut jugor të Guinesë së Re kanë një kulture të veçantë, që në pamje të parë duket se ka ardhur gjithnjë e duke lulëzuar, në kuptimin e kreativitetit artistik dhe të ritualeve kolektive dhe gjithashtu në kuptimin e ekspansionit në kurriz të popujve fqinjë që një shekull më parë se aty të hynin evropianët.
Kultura e marind animëve është e përqendruar rreth kulteve të homoseksualitetit mashkullor, licensimit ritual dhe gjuetisë së kokave. Djemtë e marind animëve i nënshtroheshin një serie ceremonish inicimi, e më pas ata u ofroheshin burrave të rritur sipas një rituali kultik orgji të tipit të Sodomës, në të cilin ata ishin partnerët pasive. E gjitha kjo bazohej në dogmën kulturore se fara është thelbësore për rritjen.
Ky ceremonial i përpunuar ngrihej mbi bazat e bindjes së supremacisë dhe pavarësisë seksuale mashkullore. Këtu përfshiheshin edhe marrëdhënie seksuale ritual me gra që ngjante me përdhunimin në grup. Sperma mblidhej dhe përzihej me ushqimin, ose përdorej për dekoracione rituale. Interpretimet e Van Baalit merren me çështje që ne do t'i prekim në pjesët që pasojnë, dhe për këtë arsye ia vlen që t’i citojmë:
Sekreti qëndron në faktin se pushteti i hyjnizuar i potencialitetit mashkullor, e për pasojë i mashkullit në përgjithësi, nuk është realisht aq i fuqishëm sa pretendohet te jete. Burimi i jetës, sperma, është efektive vetëm nëse prodhohet gjatë çiftëzimit (normal mashkull femër). Mashkulli “i vetëmjaftueshëm ka nevojë për femrën, dhe ai e di këtë. Në celebrimin e riteve të kryera në sekret, ata e pranojnë këtë varësi të tyre, por menjëherë pas kësaj ata dalin për HH.
Duket sikur kjo është një rrugëdalje nga kjo vartësi. (Van Baal, 1966:949)
Martesa fillon me një përdhunim të tillë në grup të kryer nga meshkujt e fisit të burrit dhe kjo përsëritet edhe me gratë e reja të sapomartuara. Kjo u kushton atyre vuajtje fizike, që legjitimohet nga dogma kulturore e pjellorisë, ku sperma e burrave të komunitetit supozohet se ruan dhe mbështet pjellorinë. Kështu ka pak të dhëna mbi marrëdhëniet seksuale martesore. Është e qartë se homoseksualizmi mbetet një çështje kyç në jetët e burrave të martuar. Preokupimi për pjellorinë nuk ishte pa kuptim, duke qenë se infertiliteti ishte shumë i lartë e për pasojë shoqërohej edhe me sëmundje veneriane dhe popullsia ishte vazhdimisht e kërcënuar nga kolapsi demografik. Një studim demografik i Komisionit të Paqësorit Jugor doli në përfundimin, se zakoni i përdhunimit kolektiv seksual që bëhej për të rritur pjellorinë, në fakt ndikonte për të kundërtën.
Edhe pse praktikat seksuale tek marind animët nuk ishin të efektshme, ato ishin në qendër të lulëzimit për ceremonialet, besimet dhe ritualet e mitet. Për më tepër marind animët mbështesnin me sukses politikën e jashtme ekspansioniste, që nënshtronte popullsitë përreth. Pushteti i tyre mbështetej nga burimet e pasura me palma që bënin mundur që grupe të mëdha popullsie të përqendroheshin në fshatra sedentare. Po ç'mund të themi mbi rënien demografike? Në dukje, për periudhën për të cilën kemi prova, animët e mbanin popullsinë e tyre duke rrëmbyer fëmijë gjatë sulmeve të tyre të gjuetisë së kokave. Ata thuajse i shternin kapacitetet riprodhuese të popujve fqinjë, duke mbështetur kështu politikën e tyre të jashtme ekspansioniste dhe duke pasur mundësi të vazhdojnë kështu mënyrën e tyre orgjike të jetesës. (Van Baal 1966).
Nga ana tjetër kjo praktikë thekson imbalancimin në shkallë të gjerë të përshtatjes marind animëve. Ashtu sikurse në Evropën imperialiste, prosperiteti në shtëpi mbështetej nga shtypja dhe shfrytëzimi i popujve fqinjë. Për pasojë ekspansiviteti dhe suksesi ishin të kufizuara. Ky model i përshtatjes së marind animëve nuk do të mund të kishte qëndruar per një kohë të gjate. Edhe po të mos ishin shfaqur evropianët ky sistem do të kishte rënë për shkak të kryengritjeve nga popujt fqinjë.


Roger Keesing- Andrew Strathern,  “Antropologjia Kulturore- Një perspektivë bashkëkohore”, UFO Press, Tiranë 2007, fq. 126.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit