Posts

Ariu, dhelpra dhe ujku

Image
Ariu, dhelpra dhe ujku Ariu e kishte gjet mirë me ujkun për ditë i zinte shtegun dhe i kërkonte cigare. Kur ujku i jepte cigare pa filtër ai i thoshte, pse nuk ke cigare me filtër, dhe e shqepte në dru. Kur ujku i jepte cigare me filt ë r ai i kërkonte cigare pa filtër, e kështu ujku hante prapë dru. Ujku i shkretë nuk dinte si t’ia bënte, se duhej të kalonte atij shtegu pa derman dhe iu drejtua dhelprës si dinake që është për këshillë. Dhelpra e dinte të gjithë historinë dhe se kjo gjë zgjaste prej shum ë koh ë sh, prandaj e këshillon e i thotë: -Kur të kërkoj ariu cigare ti mbaj dy paketa, nje me filtër dhe një pa filtër, dhe ti jepi atij atë do të kërkojë, nëse e kërkon me filtër ti zgjatja, e kështu... e more vesh? -Po e mora vesh,- i thotë ujku dhe pa humbur kohë shkon merr dy paketa një me filtër e një pa filtër. Shkon drejt shtegut nga kalonte për ditë dhe sheh aty ariun që po e priste si zakonisht. Sapo afrohet ariu i thotë: -A ke cigare me?...- dhe ujku pa e m...

Omer bin Abdul Azizi dhe drejtësia e tij

Image
Omer bin Abdul Azizi dhe drejtësia  e tij Malik bin Dinari përcjell: “Kur Omer bin Abdul Azizi, Allahu e mëshiroftë, mori hilafetin, barinjtë e dhenve, që rrinin nëpër maja të maleve, thonin: “Kush është ky prijës i mirë, që është shfaqur tek njerëzit?” -        Si e kuptuat këtë, - i pyetën. -        Kur njerëzve u vjen një halife i mirë, ujqit dhe luanët ndalen dhe nuk na ngacmojnë në punën tonë, - thanë barinjtë. Ndërsa Hasan Kasari thotë: “Unë milja dhentë në hilafetin e Omer bin Abdul Azizit dhe një ditë kalova pranë një bariu, te kopeja e të cilit qëndronin rreth tridhjetë ujqër, të cilët i mendova për qen, ngase nuk kisha parë ujqër më parë. - O bari, - i thashë, - për çfarë të duhen gjithë këta qen? - O biri im, nuk janë qen, por ujqër, - më tha bariu. - Allahu qoftë i Lartësuar! Ujku qëndron me bagëtitë dhe nuk i dëmton?! - thashë unë. - Ai më tha: “O biri im, kur koka është në rregull, edhe...

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit

Image
Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit     Kundërshtimi, kompozitat, fonostilistika Këto janë vargje të romancës “Kur shtrohet vala” dhe pas i ke dëgjuar arrin në përfundimin, që ajo është një perlë e Lasgushit, poetit lirik më të madh shqiptar të shekullit të kaluar. Krijimtaria e tij e dendur poetike nis rreth viteve ’20-të të shekullit të shkuar dhe kulmon vetëm me botimin e dy librave me poezi gjatë periudhës 1920-1940 dhe të poezive që u botuan në shtypin e kohës. Dy përmbledhjet që e bënë atë të famshëm janë “Vallja e Yjve” dhe “Ylli i Zemrës”. Krijimtaria e tij pas vitit 1944 nuk themi se ndërpritet, porse atij i duhet që të merret me përkthime për të nxjerrë jetesën. Ndoshta dy libra do t’i dukeshin pak gjithkujt për një poet të tillë kalibri, por ai vetë si Lasgush ishte i mendimit që një poeti gjenial i mjaftojnë vetëm dy libra me poezi dhe asnjë më tepër. I bindur për bukurinë e poezisë së tij, gjë të cilën nuk e vuri kurrë në dyshim, ajo është një ...

Humori karakteristik i Hafiz Dalliut

Image
Nga kujtimet e një të burgosuri politik të komunizmit [ Humori i Hafiz Dalliut dallon edhe në momentet më të vështira të jetës së tij të trazuar në dobi të atdheut dhe të fesë .] Kur u kthyem në burgun e Tiranës pamë se mënyra e administrimit aty kishte ndryshuar. Na futën në burgun e vjetër në rrugën “Mine Peza”. Kur patëm marrë rrugën e Jubës, aty nuk kish mbetur as një e tretat e të mjeruarve, kurse tani që u kthyem e gjetëm veten të shtrënguar si kokrrat e shegës. Holli qendror plot e përplot dhe gjithë korridoret ishin plot me të burgosur, ngjeshur e stivosur njëri pas tjetrit si fishekët në qese. Në fund të këtij vargu që s’kish të sosur, pikërisht te zgara e hekurt, në krye të shkallës së birucave kishin vënë Hafiz Ibrahim Dalliun. Duke qenë e njohur botërisht biografia e tij, e cila kish lidhje me të gjitha momentet heroike të historisë së Shqipërisë, kur e pyesnin se si ishte e mundur të ishte këtu një njeri që s’kishte lënë burg të Perandorisë Osmane pa shkelur, s...

Fjala e Lamtumirës e Profetit Muhamed alejhi selam

Image
Fjala e Lamtumirës e Profetit Muhamed alejhi selam në Malin e Arafatit gjatë Haxhit të fundit Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit O njerëz, dëgjoni se çfarë do t’ju them, se nuk e di a do t’ju takoj më në këtë vend pas këtij viti! O njerëz, frikësojuni Zotit dhe respektojeni atë, bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është dita e kurbaneve në emër të Allahut. Vërtet, gjaku, nderi dhe pasuria janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend. Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit. Njeriu është vepër madhështore e Allahut. Mjerë ai që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Tij! O njerëz, ju sigurisht do t’i ktheheni Allahut të Madhëruar dhe Ai do t’ju thërrasë të përgjigjeni për veprat dhe punën tuaj. O besimtarë, dijeni se ka përfunduar koha e mosdijes dhe e traditave të këqija, të cilat i kanë sjellë aq fatke...

Leftistët marrin flakë kur ua kujton rrënjët socialiste të Nazizmit

Image
Leftistët marrin flakë kur ua kujton rrënjët socialiste të Nazizmit Nga Daniel Hanan* Më 16 qershor 1941, ndërsa Hitleri përgatiste forcat e tij për Operacionin Barbarosa, Jozef Gëbelsi parashihte rendin e ri që do të impononin nazistët në Rusinë e pushtuar. Nuk do të ketë më kthim mbrapa, shkroi ai, për kapitalistët, as për priftërinjtë, as për Carin. Më mirë se sa një Bolshevizëm Jude të përulur Vermahti do të vendoste “der echte Sozialismus”- socializmin real. Gëbelsi nuk e dyshoi kurrë që ai ishte një socialist. Ai e kuptoi Nazizmin, që ishte një formë më e mirë dhe bindëse e socializmit, se sa ajo e përhapur nga Lenini. Në vend që të përhapej vetë ndërmjet kombeve të ndryshme ai do të operonte brenda njësisë së folkut (volk). Aq totale është fitorja kulturore e së Majtës moderne, saqë thjesht ta përmendësh këtë fakt është tronditëse. Por pak persona atë kohë do ta kishin gjetur atë veçanërisht kundërshtuese. Ashtu si e thotë Xhorxh Uotson në “Literatura e humbur e ...

HAFIZ DËRGUTI DHE BESIMI NË ZOTIN NJË E TË PASHOQ

Image
HAFIZ DËRGUTI DHE BESIMI NË ZOTIN NJË E TË PASHOQ hafiz Musa Derguti (1888-1961) Për të treguar besimin e thellë e optimizmin e Hafiz Dërgutit citojmë një fragment nga një shkrim i një ish-të dënuari politik gjatë kohës së regjimit komunist në Shqipëri, Beqir Ajazi: "Një herë më doli gjumi shume herët. Sipas ndërrimit të rojeve, kuptova se ishte ora 3 pas mesnate. U mërzita mjaft, se e dija që me t'u zgjuar një herë, gjumi arratisej përfundimisht prej meje dhe ua linte vendin brengave e dhembjeve, që s'kish melhem që t'i zbuste. Në këtë kohë vura re se Hafizi i kish hapur sytë. I shkrirë i tëri në hallet e mija, unë e harrova për një çast respektin që i detyrohesha dhe kështu guxova dhe i thashë: - Efendi, a thua vallë, se nuk pati Zot fare dhe ne e humbëm jetën ashtu kot së koti, duke i dhënë rast komunizmit të na hajë për mish pëllumbi? Me këtë pyetje unë nuk prisja nga ai ndonjë leksion teologjik, por donja vetëm njëfarë ngushëllimi, sa për të qetësua...