TRI POEZI


Poezi nga Allaman Hysa

Keto tri poezi jane krijuar nga babai im Allaman Hysa, dy i perkasin vitit te larget 1952 dhe njera vitit 1975. Keto babai im (rahmet paste) i ka krijuar dhe per here te pare i ka shkruar ne fund te vitit 1990, kur filluan te fryjne per here te pare Flladet Demokratike. Ato kane nje gjuhe te thjeshte dhe shprehin revolte ndaj nje realiteti te ndertuar artificialisht me force. Per mendimin tim keto TRI POEZI permbledhin nje realitet te dhimbshem 50-vjecar te te gjithe shqiptareve dhe deshirat e tyre te ndrydhura. Ne perkujtim te BABAIT po i ribotoj per te disaten here ne blogun tim personal. Me keto vargje dhe shume te tjera te shkruara prej tij une fitova dashurine per poezine dhe njekohesisht keto poezi shpesh na frymezuan per ta urryer realitetin e krijuar.

Roald A. HYSA



Faraon


Me shpat’lla rob’rish qindrami,

U ngrit Keopsi në shkreti,

Me urdhër mbreti shekullor.


U ngrit dhe vdekja si askurr’,

Një skllav rrëmbente për çdo gur.

Blatim përbindëshit mizor.


Gjer n’fund vallzoi mortja mbi ta,

Në shkretëtir’ ku nata ra.

Porsi shkërbe, o jetë ferr!


Dhe askush nuk briti: “Faraon!

A s’ndalesh pak, o shpirt demon!

Pa vdis dhe ti në kob e tmerr”.

.....................................................

Ah! Ah!

Gjer n’fund vallzoi mortja mbi ta...


* Tiranë, shkruar në birucë pa laps e letër në dhjetor të vitit 1952.


Neroni i ri


Përmbi Kremlin pikokan yjet gjak,

Dy buz’ vampiri dridhen nën mustak,

Dhe sytë e tij seç nxjerrin xixa zjarri,

Si sytë e një të marri.


Plot tmerr vështrojnë tej nëpër dritare.

Me ankth lubiu... qytete shuhen fare,

Në val’n e flak’s që ngjitet gjer te retë,

Nga vrasës të vërtetë.


Ha, ha seç qesh tirani mbi kokalle.

Shih bijtë e mi sa bukur heqin valle,

Rreth zjarrit tënd, o botë e pakufi,

Se s’doje robëri!

.....................................................

Përmbi Kremlin pikokan yjet gjak,


* Tiranë, shkruar në birucë pa laps e letër në dhjetor të vitit 1952.



Çdo mbrëmje zbres


Çdo mbrëmje zbres në shtratin tim,

Ku trupi i lodhur gjen pushim.

Ku djersa e ballit avullon...

Un’ jam njeri, nuk jam demon.


Gjith’ ditën gurë... vetëm gurë,

I çoj përpjetë si flamurë,

Të dhimbjes sime të paskaj.

Nuk di të qesh, nuk di të qaj.


Kapitet krahu im i mirë.

Sfilitet shpirti im i dlirë.

Pështyjnë djajtë n’katër anë,

Dhe s’bien për ta asnjë kambanë.


Çdo mbrëmje zbres në shtratin tim,

Edhe humbas në ëndërrim.

Shpesh ëndërroj të jem i lirë.

Në duar mos të mbaj zinxhirë.


Por, ah, kur ngrihem në mëngjes!

Nga ëndërrimi i bukur zbres.

Dhe shoh përreth veç errësirë...

Në këmbë e duar mbaj zinxhirë.


Edhe kjo poezi është e shkruar pa laps e letër më 1975 dhe ruajtur në kujtesë e hedhur në letër pas 1990-ës.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit