Selim Brahja- Hoxha i Saukut u vra nga ceta terroriste e Pezes




Selim Brahja- Hoxha i Saukut u vra nga ceta terroriste e Pezes


Vrasja e Hoxhës së Saukut, patriotit dhe imamit të përkushtuar Selim Brahja. Me terror dhe me gjak do ta merrnin dhe do ta mbanin pushtetin, sepse vetëm kështu mund të ngrihej dhe të funksiononte diktatura më e pashembullt e më e përgjakshme në gjithë vendet e Lindjes komuniste, diktatura e E. Hoxhës. Vrasja e parë politike ishte ajo e klerikut të shquar tiranas, Selim Brahja, më 31 gusht 1943, dita e parë e Ramazanit, nuk ishte tharë ende boja e Marrëveshjes kombëtare të Mukjes. Pas prishjes së saj nga PKSH nën trysninë e PKJ, nisi lufta civile e provokuar nga sllavo-komunistët. Selim Brahja është një nga viktimat e saj. E vranë përpara derës së shtëpisë së Zotit, në pragun e Xhamisë. Shtatë vetë të njësitit ndëshkimor të grupit të Pezës, me shalle të kuq në kokë e qëlluan disa herë dhe u zhdukën për t'u shpëtuar pushkëve të shtëpisë së Selim Brahjes. Kjo vrasje shënon edhe fillesën e terrorit komunist në Tiranë. Përse e vranë këtë njeri që ia kishte kushtuar jetën Zotit dhe Shqipërisë? Ai vinte nga një familje atdhetare. I ati, Ramazan Brahja, pjesëmarrës në ngritjen e flamurit më 26 nëntor 1912 në Tiranë. Selim Brahja, intelektual, i lauruar për teologji në Stamboll, iu përkushtua fesë dhe shqiptarizmit. Ai hap shkollën e parë shqipe në Sauk. Gjatë okupacionit italian ai u dënua me burg nga fashistët ngaqë në shtëpinë e tij priste edhe nacionalistë, edhe partizanë që luftonin për lirinë. Ai mori pjesë në Kuvendin e Mukjes bashkë me Ismail Agë Petrelën, Dr. Nroqin e të tjerë nacionalistë tiranas. Prandaj e vranë njerëzit me yll e shami të kuqe në kokë.  

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit