Tre arsye përse nuk jemi dakord me kërkesat e bëra nga Avokati i Popullit






Tre arsye përse nuk jemi dakord me kërkesat e bëra nga Avokati i Popullit



Drejtuar deputeteve dhe drejtuesve kryesore te Shtetit

I nderuar zotëri
Një kërkesë për dënimin e të gjitha shprehjeve të papërshtatshme ndaj individëve “LGBT” synon në radhë të parë të ndalojë të gjithë ata predikues fetarë, që kanë për qëllim të ndërgjegjësojnë besimtarët për rrezikun që i kanoset moralit të shoqërisë nga fenomene devijante. E pohojmë me ndërgjegje të plotë, fenomeni “LGBT” ka një gjykim të qartë në të gjitha fetë, që praktikohen nga populli shqiptar, është një fenomen plotësisht i papranueshëm.
Si pjesëmarrës në hartimin e politikave shtetërore ju duhet të mbani parasysh dhe të vini në balancë interesat e grupit që pretendohet se po mbrohet me interesat e pjesës tjetër të shoqërisë. Individët që i përkasin grupit në fjalë kanë një zero përfaqësim në nivel kombëtar, shifrat e paraqitura prej tyre janë një trillim i vërtetë. Më tepër kjo është një përpjekje e importuar nga jashtë vendit nga grupe të ndryshme interesi, të cilat kanë një ideologji afetare të caktuar dhe qëllime të mirëpërcaktuara për të goditur pikën më të fortë të shoqërive fetare, moralin.
Së pari, na lejoni t’ju shprehim keqardhjen tonë të thellë për manipulimin që po tenton t’i bëjë opinionit publik z. Igli Totozani, për problemet më emergjente që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Integrimi në Bashkimin Evropian është një prej ëndrrave të demokracisë shqiptare dhe synimeve që përpiqemi të arrijmë të gjithë së bashku. Procesi i integrimit është një proces i cili kërkon përmbushjen e disa standardeve dhe ndjekjen e disa hapave në këtë drejtim. Në rrugëtimin tonë për arritjen e këtyre standardeve ka disa prioritete të cilat janë pararendëse dhe disa zgjidhje opsionale, tek të cilat institucionet e Bashkimit Evropian kanë lënë hapësirë të gjerë vlerësimi për shtetet anëtare. Të gjithë e dimë se cilat janë prioritetet, që kërkohet të përmbushë vendi ynë, një ekonomi funksionale tregu, vendosja e shtetit të së drejtës dhe përafrimi i legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian. Sigurisht që tek vendosja e shtetit të së drejtës, thelbi përbëhet nga respektimi i të drejtave dhe lirive themelorë të njeriut.
Së dyti, tradita e disa vendeve evropiane është thellësisht e ndryshme nga tradita jonë. Ne duhet të jemi krenarë për historinë, kulturën dhe traditat tona dhe nga ana tjetër duhet të marrim virtytet më pozitive nga shoqëritë perëndimore, siç janë disiplina, luajaliteti dhe altruizmi. Orientimi në vlerat e gabuara do të sillte disekuilibër dhe çoroditje në shoqërinë tonë, me kosto shumë të rënda për brezat e ardhshëm. Le të mbetemi origjinalë dhe të mos rendim pas festeve që nuk na përshtaten. Feja, kombi, familja dhe morali janë të shenjta për ne, për besimtarët dhe të gjithë popullin shqiptar.
Së treti, ajo që përbën konstatimin më shqetësues është fakti se nga ana e Avokatit të Popullit synohet të shkelet një nga të drejtat më themelore të njeriut, liria e shprehjes. Duke e ngritur në nivelin e veprës penale propagandën anti “LGBT”, synohet t’iu mbyllet goja të gjithë atyre që përpiqen të argumentojnë antihumanizmin e fenomenit në fjalë. Edhe nëse ne do të ishim të gabuar në këtë që po themi, liria e shprehjes nuk mund të cenohet në asnjë mënyrë. Ajo përbën thelbin e një shoqërie demokratike. Si e tillë liria e shprehjes sanksionohet në nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e nenin 10 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, si dhe në akte të tjera ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut etj.

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË
Për më shumë mund të lexoni letrën drejtuar Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi:
http://fmsh-al.org/html/prill2013lgbt.html

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit