Vendime te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
Vendime të rëndësishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878
Vendimi i parë u dha më 18 qershor me këto 16 nene:
Neni 1) Lidhja e jonë asht formue me qëllim, që të mos
njofi asnji qeveri tjetër, përveç se ate të Perandoris Ottomane edhe të mbrojë
integritetin toksuer duke përdorë të gjitha mjetet.
Neni 4) Në bazë të ligjit të naltë fetar (sheriatit)
do të mbrojnë jetën, pasurinë dhe nderin edhe t’atyne që s’janë muhamedanë, po
janë besnikë, baras me t’onat. Do të marrim masa ndëshkimore kundra
kryengritësve, duke i dënue sipas fajit[1].
Neni 14) Asht e ditun që qeverija nuk do të lejohet me
asnji mënyrë me i ndërhy Lidhjes në punët e veta; as Lidhja nuk do t’i trazohet
qeverisë në administratë; për ndryshe, kjo gjë do të quhet një cënim i të
drejtës së saj[2].
Një vendim i dytë u përpilua po prej këtyre
përfaqësuesve që projektuan të parin:
1 Asnjë krahinë nuk do të njohi tjetër qeveri përveç
asaj të Perandorisë ottomane[3].
[1] Belegu, Xhafer. Lidhja e Prizrenit e veprimet
e sajë (1878-1881), Sh.b. Kristo Luarasi, Tiranë 1939, fq. 31.
[2] Belegu, Xhafer. Lidhja e Prizrenit e veprimet
e sajë (1878-1881), Sh.b. Kristo Luarasi, Tiranë 1939, fq. 32.
[3] Belegu, Xhafer. Lidhja e Prizrenit e veprimet
e sajë (1878-1881), Sh.b. Kristo Luarasi, Tiranë 1939, fq. 33.
Comments
Post a Comment