Posts

Showing posts from September, 2010

Mitet moderne

Image
Rënia e Skënderbeut dhe ngritja e Nënë Terezës ( Skënderbeu tashmë ka rënë nga kali dhe po i mëshohet fuqishëm mitit të “nënë Terezës”. Shoqëria shqiptare po tregon se vuan për modelet e duhura për t’i ndjekur. Koha e shpatës ka mbaruar, ndërsa modeli kozmopolitan i “nënë Terezës”, nuk i përshtatet realitetit nacionalist që duan të përvijojnë shtetarët shqiptarë, kudo ku janë .) Përpara pak kohësh të gjithë mediat e shkruara dhe elektronike shqiptare u përfshinë në një debat të fuqishëm mbi librin studimor “Skënderbeu” të studiuesit të shquar zvicerian Oliver Jens Shmit. Nuk mbeti njeri pa e rrahur gjoksin dhe me fjalë mburravece të mbarsura me tone të forta nacionaliste u munduan të përbaltin një vepër studimore, të cilën 95% e tyre as që e kishte lexuar. Gara e të shprehurit me tone të nxehta i tejkaloi kufijtë e normales dhe ata që bërtisnin më tepër ishin pikërisht ata që nuk e kishin lexuar fare. Miti i nacionalizmit nuk mund të shprehej më mirë, se sa nga kjo kategori njerë