Posts

Showing posts from June, 2013

Pronesia ne Islam

Image
Rregullat themelore të Ekonomisë Islame mbi pronësinë Nga P.P. Abdul-Rrezaku Islami e postulon teorinë e tij ekonomike dhe filozofike me orientim kozmologjik. Është një fakt kozmik që universi dhe të gjitha qeniet e gjalla dhe jo-të gjalla brenda tij i binden ligjeve të pandryshueshme të Krijuesit të vet. Kështu Islami i kërkon qenies njerëzore të jetë në mirëkuptim me natyrën dhe universin, duke ia dorëzuar vullnetarisht dëshirën e vet vullnetit dhe ligjit të Zotit, në sferën e jetës ku ai shijon lirinë. Kështu Islami përkufizohet si një lëvozhgë arre. Që të dy termat kalif (mëkëmbës), i nxjerrë nga Kurani i Shenjtë me qëllim që të përkufizojë dhe përshkruajë statusin dhe pozicionin e qenies njerëzore në këtë botë dhe fjala Kalifat (mëkëmbësi) e përdorur për të paraqitur sistemin social dhe ekonomik simbolizojnë nevojën e bindjes së pakushtëzuar vetëm ndaj Allahut, dhe në pajtim me ligjet dhe rregullat e Tij. Termi i kalifit (mëkëmbësit) nënkupton bindjen e qenies njer

Hamami dhe kultura e të larit në botën muslimane

Image
Hamam ne Mostar, Bosnje-Hercegovine Pamje e brendshme e nje hamami Hamami dhe kultura e të larit në botën muslimane Roald A. HYSA Në të gjitha qytetet muslimane e gjen edhe hamamin, si një shenjë dalluese e këtij qytetërimi. Islami i kushton një vëmendje të veçantë pastërtisë trupore sidomos në çaste të veçanta. Banjat publike hasen edhe në qytetërime të tjera më të hershme, si në lindje te kinezët po ashtu edhe në Perëndim te Romakët, e po ashtu edhe në vendet e veriut me saunat dhe banjat ruse. Hamamin ose banjën publike e gjen si një ndërtesë të veçantë dhe funksionale në të gjitha qytetet muslimane gjatë të gjitha kohëve e deri më sot. Sipas madhësisë mund të kishin edhe më shumë se dy hamame (në rast se qyteti kishte dy ose më tepër hamame, njëri përdorohej vetëm nga gratë), por hamami gjendet edhe në ndërtimet private. Përdorimi i hamameve bëhej me radhë, fillimisht përdorohej nga burrat e më pas nga gratë (fëmijët meshkuj pa mbrritur moshën madhore futeshin s

Mendimtare te hershem te ekonomise islame

Image
Mendimtarë të hershëm të ekonomisë islame Nga Muhamed Eshref Ndërmjet mendimtarëve të hershëm muslimanë të ekonomisë ka qenë Ebu Jusufi (731-798), një nxënës i imam i Ebu Hanifes. Ebu Jusufi ka qenë kryekadi i kalifit abasid Harun Rashidit, për të cilin ai shkroi Librin e Taksave (Kitab el-Haraxh). Ky libër përvijon idetë e Ebu Jusufit mbi taksimin, financat publike dhe prodhimin bujqësor. Ai diskutoi mbi taksat proporcionale në prodhim, në vend të taksave fikse mbi pronën, si më superiore për një stimulim të rritjes së sipërfaqes së tokës të kultivuar. Ai gjithashtu mbrojti idenë politikës së faljes së taksave, e cila favorizon prodhuesin dhe administratën e centralizuar të taksave për të pakësuar korrupsionin. Ebu Jusufi favorizoi përdorimin e të ardhurave nga taksat për infrastrukturën socio-ekonomike, dhe përfshiu në diskutim tipa të ndryshme taksash, si taksën e shitjeve, vdekjes dhe tarifat e importit. Diskutimet e hershme mbi benefitet e ndarjes së punës përfshihe