Posts

Showing posts from May, 2012

Turqia dhe ne

Image
Roli i Turqisë në Ballkan, Shqipëria e Madhe dhe lajmet e sajuara ( Të gjithë cituam njëri-tjetrin dhe asnjëri nuk citonte burime zyrtare normale për një lajm të zakonshëm, sado i rëndësishëm mund të ishte ai. Media internetare të nisura nga “vullneti i mirë” gjeneruan lajme mbi mbështetjen e Turqisë ndaj Shqipërisë së Madhe, por pa dashje krijuan një kundërefekt të padëshirueshëm .) Përpara pak ditësh në shumë portale interneti qarkulloi një lajm i habitshëm, i cili nëpërmjet një reaksioni zinxhir në rrjetin social të FCB u shumëfishua pafundësisht. Teksti i lajmit ishte pak a shumë i tillë dhe nuk ndryshonte nga të gjithë ato “agjenci internetare”, të cilat vrapuan ta paraqesin si lajmin e fundit: “Kryeministri turk Recep Tajip Erdogan në një intervistë për kanalin shtetëror turk deklaron se Turqia do mbështes vëllezërit shqiptarë nëse do jetë e nevojshme edhe me trupa ushtarakë, ai shtoj më tej se populli Shqiptar ka të drejtën e vetëvendosjes për krijimin e një shteti t