Posts

Showing posts from June, 2019

Përsiatje pas Ramazanit 2019

Image
Përsiatje pas Ramazanit 2019 Roald A. HYSA Në prag të Ramazanit shumë prej nesh kishin bindjen, se ky muaj do të ishte i begatë për të gjithë ne, dhe kjo u duk qysh në mbrëmjen e parë të teravive kur gjoksi na u rehatua nga ngacmimet e vesveset e zakonshme dhe i falëm teravitë me një qetësi për ta pasur lakmi edhe në ditët e tjera jashtë këtij muaji. Nga diskutimet e bëra me vllezër të ndryshëm rreth mbarëvajtjes së këtij muaji diskutuam edhe për motin dhe vërejtëm që këta vitet e fundit Allahu me Madhështinë e Vet na e ka lehtësuar vapën, kur në javën e parë të agjërimit e ka freskuar motin dhe temperaturat, madje ka dërguar shi të bollshëm e të bereqetshëm, ndërkohë që pjesa më e madhe e shoqërisë tonë kërkonin t’iu drejtoheshin plazheve për t’u shuhëllyer në diell, e për të marrë sa më shumë rreze dielli. Me sa duket lutjet e besimtarëve për një agjërim më të lehtë edhe për motin u dëgjuan dhe u pranuan nga Allahu i Madhnueshëm dhe besimtarët me javën e parë me një m