Posts

Showing posts from November, 2015

Disa nga karakteristikat dhe zakonet e Profetit a.s.

Image
Disa nga karakteristikat dhe zakonet e Profetit a.s. 1) Intelekti i shëndoshë . I Dërguari a.s. kishte një intelekt të kompletuar dhe të shkëlqyer. Askush nuk ka zotëruar kurrë një intelekt të përkryer dhe të kompletuar si ai. Kadi Ijadi ka thënë: “Tek një individ bëhet i qartë fakti se kur një studiues studion biografinë e Profetit a.s. e kupton natyrën e marrëdhënieve të tij, thëniet kuptimplotë e gjithëpërfshirëse dhe mënyrat e mira të sjelljes, etikën dhe moralin e lartë të karakterit, njohuritë e tij për Torahun dhe Ungjijtë, dhe mbi librat e tjerë të shenjtë hyjnorë, njohuritë e tij mbi shpalljen e mënçurisë, dhe njohuritë mbi popujt e shkuar, aftësinë për të gjetur shëmbuj dhe për të zbatuar politika e për të kontrolluar sjelljet emocionale. Ai ishte një shëmbull dhe model me të cilin populli i tij lidhte në të gjitha fushat e njohurive çështjet e adhurimit, mjekësinë, ligjet e trashëgimisë, prejardhjen dhe çështje të tjera gjithashtu. Ai dinte dhe kishte njohuri mbi

Po të isha i pasur

Image
Po të isha i pasur Dino Buzzati Po të isha shumë i pasur, kështu do ta ndërtojë një shtëpi: paradhomë fort e vogël, korridor i ngushtë, një dhomë ndenjeje e mjerueshme, një dhomë gjumi e shkretë, mobilje të ronitura e të zhveshura, ca tablo, asnjë qilim, perde hiç fare, llamba të zbehta e të bezdisshme, atmosferë e përgjithshme parehatie. Ama, për sa i përket banjës, banjën do ta bëja të paktën dyzet metra katrorë dhe plot mermerë, majolika, çezma të ndritshme e shumë të vrullshme, llambadarë ngadhënjyes, pasqyra të lëmuara pa numërim, tapete të buta prej sfungjeri në ngjyra të brishta, sërë e sërë parfumet e rralla e tepër të shtrenjta, letra higjienike të buta si një psherëtimë, shishka e spërkatës të çdolloj, gramafonë stereofonikë me disqe madhështore, me një fjalë, luks i shfrenuar, hapësirë e tepërt, ëndje për t’u vërtitur lakuriq lart e poshtë, mbase dhe duke vrapuar. Përse arkitektët e dijshëm nuk ndërtojnë shtëpi të tilla? Është e lehtë të durohet mjerimi, kur m

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Image
Xhamia e Sulejman Pashes, ku gjendej guri themelues i saj dhe i Tiranes Legjenda mbi themelimin e Tiranës Në të gjitha variantet e legjendës për themelimin e Tiranës, figura kryesore e saj është Sulejman pashë Bargjini (Mulleti). Edhe në legjendën e themelimit me gjithë variantet e saj thuhet se Tirana përpara se të ndërtohej xhamia, ishte një vendbanim me 15 shtëpi. Varianti i parë është ai dhënë nga Johan George Fon Han (konsulli austriak në Janinë), ku në veprën e tij “Studime Shqiptare” (1854) e përshkruan legjendën e themelimit sipas asaj që kishte dëgjuar nga banorët e Tiranës, ku flitej: “për një hyzmeqar djalosh që shërbente pranë Sulejmanit, një beu të vogël. Një ditë, hyzmeqari i tregoi beut të tij ëndrrën që kish parë, sikur hëna paskësh zbritur nga qielli dhe kishte qëndruar mbi supin e djaloshit duke përhapur një dritë të shkëlqyer. Për beun, ëndrra ishte paralajmërimi i një fati të bardhëpër hyzmeqarin, prandaj e nxiti të largohej. Shumë vite kaluan kur S