Posts

Showing posts from January, 2017

Gra të shquara të brezave të parë

Image
Gra të shquara të brezave të parë Roald A. HYSA Shpesh na duhet të shkruajmë për rolin e rëndësishëm të grave muslimane në jetën e përditshme, kulturore dhe atë fetare. Përkujtimi i tyre na vlen të gjithëve pa përjashtim sot, po aq sa edhe të rëndësishme ishin për kohën kur jetuan këto zonja. Bota muslimane pas largimit nga kjo botë e Profetit tonë të dashur Muhamedit alejhi selam u shtri brenda një shekulli nga kufijtë e Indisë e të Kinës e deri në Andaluzin e largët perëndimor. Jo çdo gjë merret me luftë dhe për këtë ka shembuj të gjithfarshëm, ku muslimanët e përhapën Islamin nëpërmjet dijes së gjerë e shkencore, po aq sa edhe me atë fetare. Në këtë lëmi edhe gratë muslimane nuk mbetën mbrapa, por kërkuan me këmbëngulje të jenë pjesë e mirësisë së përhapjes së Islamit. Në vijim do ju përcjellim emrat dhe pak fjalë për disa nga mijëra gra të shquara muslimane të kohëve të hershme. Emrat e grave të shquara dhe kontributet e tyre të rëndësishme vijnë deri në ditët ton