Posts

Showing posts from November, 2013

Në gjykatoren e Kalifit Omer

Image
Në gjykatoren e Kalifit Omer Një tregim prekës, me ngjyrime të shumta islame, drejtësia e Omerit dhe fryma mbizotëruese e Islamit mbi fjalën e dhënë, faljen dhe vllazërinë... ky tregim është botuar për herë të parë në Kultura Islame e vitit 1940, dhe përmenden emra sahabesh të mëdhenj si dhe jetësimi që i kanë bërë ata Islamit.           Anët e rrugës ranishte që shkonte prej Mekës në Medine, mbuloheshin prej pyjeve tërheqës me pemë hurmash; nën këto pemë rridhnin burime me ujë të ftohtë e të kulluar. Karvanët, që çanin shkretëtirën e mërzitshme, falënderonin Zotin kur mbërrinin në këtë dhuratë. Atje qëndronin për t’u shkarkuar devetë e tyre, për të pirë atë ujë të ftohtë e të kulluar dhe për të kaluar vapën e mesditës nën hijen e pemëve me degët si tenda, ndërsa të zotët çlodheshin, kafshët e tyre lëshoheshin sa andej-këndej për të kullotur. Në mes të këtyre pemëve ndodheshin, aty-këtu, kasolle të shpërndara, kasolle me një pamje krejt të thjeshtë, ku banonin kopshtarë

Përkthimi i ajetit të sures Hadidë

Image
Një vështrim i shkurtër krahasues mbi përkthimin e ajetit të katërt të sures Hadidë të Kuranit Fisnik në shqip Roald A. Hysa “ Ai është i Pari dhe i Fundi, dhe i Dukshemi dhe i Padukshmi dhe Ai ka dijen e plotë rreth çdo gjëje ”.   “Kurani i Shenjtë”, Al-Hadid, ajeti 4, fq.750, e përktheu Muhammad Zakaria Khan, Islam International Publications Ltd, Islamabad 1990. “ Ai është i pari që s’ka fillim dhe i fundit që s’ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë ”.   “Kur’an-i”, El Hadidë, ajeti 3, fq.623, përktheu dhe komentoi H. Sherif Ahmeti, Kompleksi i Shërbyesit të Dy Haremave, Mbretit Fehd ibn Abdulaziz Al-Saud, Medine 1992. “ Ai është më i Pari (s’ka asgjë para Tij, Ai është i Pafillim), edhe më i Fundit (s’ka asgjë pas Tij, Ai është i Pambarim), edhe më i Larti (s’ka asgjë mbi Të), edhe më i Afërti (nuk ka gjë më të afërt pranë gjërave se Ai, nuk ka asnjë pengesë ndërmjet Tij dhe krijesave të Tij). Dhe Ai është i Gjith

Bagdadi qyteti i rrumbullakët

Image
Bagdadi qyteti i rrumbullakët Roald A. Hysa Bagdadi është një nga kryeqytetet e rralla islame, që na rrëfen për lavdinë e dikurshme të kalifatit abasid. Ai u ngrit si një qytet i ri, që do të mbizotëronte mbi të gjitha rrugët e hershme të tregtisë dhe me bukurinë e ndërtimeve të veta do t’ia rriste famën abasidëve, por që shkëlqimin e vet do ta arrinte me kalifin e mirënjohur abasid Harun Rashidin, ku bëmat e këtij kalifi dhe bukuritë e këtij qyteti do të përktheheshin në përrallat arabe të 1001 netëve. Bagdadi u ngrit dhe u projektua pranë qytetit të vjetër të Ktesifonit dhe e mbuloi lavdinë e kryeqytetit të Sasanidëve. Ai u ngrit si kryeqyteti i ri i abasidëve nga kalifi Mensur, i cili për këtë projekt thoshte: “Ky është qyteti ku unë dua ta themeloj, ku unë dua të jetoj dhe ku pasardhësit e mi do të mbretërojnë më pas”. Emërtimi që i dha Mensuri ishte Medinetul Selam- Qyteti i Paqes, porse kohës i mbizotëroi emërtimi Bagdad, i cili është një emërtim i hershëm në

Populli i zhdukur homo - Marind Animët

Image
Per arsye se duken pjeset e turpshme foto eshte prere dhe eshte lene pjesa e siperme. Populli i zhdukur homo - Marind Animët (Historia e shkurtër e Marind Animëve një popullsi e zhdukur tashmë prej kohësh. Homoseksualiteti i ngritur në normë ligjore dhe jetese shkaku i zhdukjes së tyre.) Marind animët e bregut jugor të Guinesë së Re kanë një kulture të veçantë, që në pamje të parë duket se ka ardhur gjithnjë e duke lulëzuar, në kuptimin e kreativitetit artistik dhe të ritualeve kolektive dhe gjithashtu në kuptimin e ekspansionit në kurriz të popujve fqinjë që një shekull më parë se aty të hynin evropianët. Kultura e marind animëve është e përqendruar rreth kulteve të homoseksualitetit mashkullor, licensimit ritual dhe gjuetisë së kokave. Djemtë e marind animëve i nënshtroheshin një serie ceremonish inicimi, e më pas ata u ofroheshin burrave të rritur sipas një rituali kultik orgji të tipit të Sodomës, në të cilin ata ishin partnerët pasive. E gjitha kjo bazohej në