Posts

Showing posts from 2018

Drita e Zotit

Image
Drita e Zotit- Muhamedi alejhi salatu ue selem Nga errësirat e shekujve në heshtje vjen një kumbim, I pazëshëm luhatet nëpër hapësirat qiellore Mentarët dhe të urtët qiellit i drejtohen në meditim, Asgjë s’u bën përshtypje prej lodrave fëminore. Nga vetja i kthejnë sytë të shohin sa më mirë Por vështrimi ngadalë iu kthehet mbrapsht i molisur, Asgjë nuk shohin më dhe ngjajnë si të mpirë Megjithëse natyra përreth me ngjyra është e harlisur. Të humbur, të mpirë ata dhe të shpërqendruar Koten e tunden rreth vetes ashtu t’ rraskapitur... Më kot përpiqen e lodhen ata duke kërkuar, Tërmeti shkallmon shpirtrat e tyre të tronditur. O ZOT, krijues i pashoq i kësaj gjithësie, Me hap të drejtohemi e TI drejt nesh me vrap, Sado mundohemi me ngulmin e një fëmije, Madhështinë Tënde me mend askush nga ne s’e kap. Kudo i hedhim sytë mbushur e ke me mrekulli, Me male, shpend, yje, lule tokën e ke ngjyrosur, Në zemrat tona TI ke futur shumë dashuri Ta

TË VËRTETAT HISTORIKE

Image
TË VËRTETAT HISTORIKE NUK I MBYT DOT “KAZANI” Nga Avokat Xhafer Sadiku Në diskutimet mediatike, historianët titistë dhe islamofobë të Kosovës, nga “kazanet” e Kosovës vazhdojnë të demonizojnë bejlerët dhe Esad Pashë Toptanin. Të dëndur me urrejtje klasore dhe fetare, këta injorantë nuk kanë idenë se për çfarë flasin. Në respekt të lexuesve, le të japim disa të dhëna arkivore: 1- Esad Toptani ka luftuar me ushtrinë serbo-malazeze (tetor 1912-prill 1913) ballë për ballë dhe e mbrojti Shkodrën deri sa i detyroi Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës ta njihnin si pjesë e pandarë e Shqipërisë. Ai rezistoi edhe një muaj pasi u dha vendimi, deri kur ushtarët e tij dhe popullsia civile po vdisnin nga uria. 2- Esad Toptani i shkaktoi ushtrisë serbo-malazeze rreth 10000 të vrarë, ndërsa ushtria e tij pësoi dy herë më pak. 3- Kur fuqitë e mëdha e panë se Shkodra nuk do të rezistonte nga urija, u alarmuan për fatin e popullsisë civile, e cila sipas Berchtoldit mund të kosi