Posts

Showing posts from 2021

Drita e Zotit- Muhamedi alejhi salatu ue selem

Image
 Roald A. HYSA   Nga errësirat e shekujve në heshtje vjen një kumbim, I pazëshëm luhatet nëpër hapësirat qiellore Mentarët dhe të urtët qiellit i drejtohen në meditim, Asgjë s’u bën përshtypje prej lodrave fëminore.   Nga vetja i kthejnë sytë të shohin sa më mirë Por vështrimi ngadalë iu kthehet mbrapsht i molisur, Asgjë nuk shohin më dhe ngjajnë si të mpirë Megjithëse natyra përreth me ngjyra është e harlisur.   Të humbur, të mpirë ata dhe të shpërqendruar Koten e tunden rreth vetes ashtu t’ rraskapitur... Më kot përpiqen e lodhen ata duke kërkuar, Tërmeti shkallmon shpirtrat e tyre të tronditur.   O ZOT, krijues i pashoq i kësaj gjithësie, Me hap të drejtohemi e TI drejt nesh me vrap, Sado mundohemi me ngulmin e një fëmije, Madhështinë Tënde me mend askush nga ne s’e kap.   Kudo i hedhim sytë mbushur e ke me mrekulli, Me male, shpend, yje, lule tokën e ke ngjyrosur, Në zemrat tona TI ke futur shumë dashuri Takimin me TY e presim mjaft