Posts

Showing posts from April, 2013

Selim Brahja- Hoxha i Saukut u vra nga ceta terroriste e Pezes

Image
Selim Brahja- Hoxha i Saukut u vra nga ceta terroriste e Pezes Vrasja e Hoxhës së Saukut, patriotit dhe imamit të përkushtuar Selim Brahja. Me terror dhe me gjak do ta merrnin dhe do ta mbanin pushtetin, sepse vetëm kështu mund të ngrihej dhe të funksiononte diktatura më e pashembullt e më e përgjakshme në gjithë vendet e Lindjes komuniste, diktatura e E. Hoxhës. Vrasja e parë politike ishte ajo e klerikut të shquar tiranas, Selim Brahja, më 31 gusht 1943, dita e parë e Ramazanit, nuk ishte tharë ende boja e Marrëveshjes kombëtare të Mukjes. Pas prishjes së saj nga PKSH nën trysninë e PKJ, nisi lufta civile e provokuar nga sllavo-komunistët. Selim Brahja është një nga viktimat e saj. E vranë përpara derës së shtëpisë së Zotit, në pragun e Xhamisë. Shtatë vetë të njësitit ndëshkimor të grupit të Pezës, me shalle të kuq në kokë e qëlluan disa herë dhe u zhdukën për t'u shpëtuar pushkëve të shtëpisë së Selim Brahjes. Kjo vrasje shënon edhe fillesën e terrorit komunist

Formimi dhe shkaterrimi i universit

Image
Teoritë e formimit të Universit Nga Burxhu Çekmexhe Deri në mesin e shek. XX këndvështrimi mbizotërues në të gjithë botën ishte se universi është i pafund, ka ekzistuar gjithmonë dhe do të vazhdojë kështu gjatë gjithë kohës. Sipas këtij vështrimi, i cili njihet si “modeli i universit statik” universi nuk ka, as fillim, as fund. Përmbajtja e kësaj teorie, se universi është një përmbledhje substancash të fiksuara, statike dhe të pandryshueshme përbën bazën e filozofisë materialiste dhe për pasojë ka hedhur poshtë ekzistencën e Krijuesit. Megjithatë meqë shkenca dhe teknologjia përparoi gjatë shek. XX modeli “i universit statik” u çrrënjos krejtësisht. Tashmë kemi hyrë në shek. XXI dhe një agim i ri qëndron mbi ne. Nëpërmjet eksperimenteve të shumta, vëzhgimeve dhe përllogaritjeve të drejtuara nga disa prej shkencëtarëve më të shquar fizika na ka provuar, se universi me të vërtetë ka pasur një fillim, se ai erdhi në ekzistencë nga asgjëja në një moment të vetëm me një s

Shekullarizmi modern

Image
Shekullarizmi modern dhe rrënjët e tij Shekullarizmi dhe laicizmi janë dy terma të cilët vazhdojnë të na shqetësojnë në jetën tonë të përditshme, duke qenë një fushë e hapur për diskutim. Sidomos në jetën e sotme shoqërore nga grupe të ndryshme interesi ato interpretohen dhe zbatohen ndryshe. Këto dy drejtime kanë të ngjashmet dhe të përbashkëtat e tyre dhe ato ndryshojnë prej vendeve të tyre të origjinës. Gjithsesi këto përbëjnë trendin kryesor të shoqërive perëndimore qysh nga ditët e para të Revolucionit Borgjez Francez e deri në ditët tona. Pasi lindi dhe zuri vend gjerësisht në Perëndim kjo tendencë e demokracive perëndimore filloi të eksportohej edhe në vende të tjera, si një model që pati sukses në vendet e origjinës. Zbatimi i këtyre të dy termave social-filozofike në politikë dhe në shtetformim ka gjetur zbatime të ndryshme edhe në vendet e origjinës së tyre. Po ashtu me zgjerimin gjeografik ka ndryshuar, por qendra e tyre ka mbetur akoma edhe sot Evropa Perëndi

Tre arsye përse nuk jemi dakord me kërkesat e bëra nga Avokati i Popullit

Image
Tre arsye përse nuk jemi dakord me kërkesat e bëra nga Avokati i Popullit Drejtuar deputeteve dhe drejtuesve kryesore te Shtetit I nderuar zotëri Një kërkesë për dënimin e të gjitha shprehjeve të papërshtatshme ndaj individëve “LGBT” synon në radhë të parë të ndalojë të gjithë ata predikues fetarë, që kanë për qëllim të ndërgjegjësojnë besimtarët për rrezikun që i kanoset moralit të shoqërisë nga fenomene devijante. E pohojmë me ndërgjegje të plotë, fenomeni “LGBT” ka një gjykim të qartë në të gjitha fetë, që praktikohen nga populli shqiptar, është një fenomen plotësisht i papranueshëm. Si pjesëmarrës në hartimin e politikave shtetërore ju duhet të mbani parasysh dhe të vini në balancë interesat e grupit që pretendohet se po mbrohet me interesat e pjesës tjetër të shoqërisë. Individët që i përkasin grupit në fjalë kanë një zero përfaqësim në nivel kombëtar, shifrat e paraqitura prej tyre janë një trillim i vërtetë. Më tepër kjo është një përpjekje e importuar n

Vendime te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit

Image
Vendime të rëndësishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878 Vendimi i parë u dha më 18 qershor me këto 16 nene: Neni 1) Lidhja e jonë asht formue me qëllim, që të mos njofi asnji qeveri tjetër, përveç se ate të Perandoris Ottomane edhe të mbrojë integritetin toksuer duke përdorë të gjitha mjetet. Neni 4) Në bazë të ligjit të naltë fetar (sheriatit) do të mbrojnë jetën, pasurinë dhe nderin edhe t’atyne që s’janë muhamedanë, po janë besnikë, baras me t’onat. Do të marrim masa ndëshkimore kundra kryengritësve, duke i dënue sipas fajit [1] . Neni 14) Asht e ditun që qeverija nuk do të lejohet me asnji mënyrë me i ndërhy Lidhjes në punët e veta; as Lidhja nuk do t’i trazohet qeverisë në administratë; për ndryshe, kjo gjë do të quhet një cënim i të drejtës së saj [2] . Një vendim i dytë u përpilua po prej këtyre përfaqësuesve që projektuan të parin: 1 Asnjë krahinë nuk do të njohi tjetër qeveri përveç asaj të Perandorisë ottomane [3] . [1] Belegu, Xh