Posts

Showing posts from April, 2014

Shënimi i JAVËS Albania fm

Image
Kujtim Kaziu Shënimi i JAVËS Kësaj jave të nderuar dëgjues do të doja të sillja në vëmendjen tuaj një nga problemet sociale të pazgjidhur akoma i shtrirë në një kohë të gjatë prej 23 vjetësh. Normalisht jo se nuk ka qenë në vëmendje, por ngjarjet e fundit na i risjellin në vëmendje, jo vetëm mua por për të gjithë opinionin e gjerë publik. Një ish i burgosur politik tenton të vetëdigjet përpara Parlamentit. Ish- të burgosurit ishin mbledhur në një protestë përpara Parlamentit, dhe po kërkonin me ngulm të drejtat e tyre. Kujtim Kaziu një nga ish-të dënuarit politikë që pret të marrë këstin e parë të dëmshpërblimit tashmë të njohur ligjërisht nga qeveritë shqiptare të pas demokracisë ka dashur të vetësakrifikohet duke u djegur me benzinë. Pas problemit të pronave në Shqipëri ky është problemi i dytë më shqetësues, që i përket shoqërisë shqiptare dhe qeverive. Është një problem gjithashtu me një buxhet të madh financiar, kur dihet që janë më se 15,000 persona që në sasi të ndr

Java në një ditë –ALABANIA FM 26 prill 2014

Image
Foto e javës: Ministreshat e mbuluara takojne papa Franceskun. Java në një ditë – 26 prill 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radio, unë jam Roald Hysa dhe dëgjohemi sërish pas një jave të zjarrtë me debate politike e diskutime nga më të ndezurat. Normalisht për të gjithë gazetat, radiot e kanalet televizive politika zen faqen e parë, kështu që edhe ne nuk mund ta injorojmë këtë gjë kollaj. Politika është buka e përditshme e jona dhe ajo që infekton gjithçka në këto vite, e po ashtu edhe në vitet në vijim. Politika është ajo që ndikon në jetën e përditshme të të gjithë shqiptarëve kudo qofshin, në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni. Zgjedhjet në Maqedoni, reforme territoriale në Shqipëri, përplasjet e pushtetit lokal me atë qendror, ka tema sa të duash, të cilat mund t’i zesh në gojë dhe të vazhdosh me orë të tëra. Ka vazhduar debati i uljes së avionëve me drogë në Gjadër, ulen apo nuk ulen, kalojnë apo nuk kalojnë trafiku vazhdon, dhe jo vetëm këtu në Sh

Luto Islami

Image
Bilbili, Luto Islami dhe shoku Lenin Në fshatin Golem të Gjirokastrës gjatë kohës së monizmit vdes një fshatar me emrin Bilbil. Moti ishte shumë i keq atë ditë që do të varrosej Bilbili me tufan e suferinë. Bilbili ishte një fshatar i varfër e i këputur fare nga gjendja ekonomike dhe nuk kishte pothuajse kurrgjë. Kur po e shtinin në varr e merr fjalën Luto Islami një burrë i mençur, fetar e shumë thumbues thotë: -Bilbil ti, Bilbil Lenini, -Qeros Ti, Qeros Lenini, -Jepi të fala Leninit dhe thuaji të mos ketë merak për ne, se jemi bërë të gjithë kooperativë siç na deshte ai, dhe 17 shtëpi që kanë mbetur në Golëm, edhe ata do të bëhen kooperativë. -Ti ike me shollë me rripa o i ndjerë, ne do të vijmë zbathur pas teje. Pas kësaj Luto Islami normal që i bëri ca vite burg si politikan.

Shënimi i JAVËS

Image
Shënimi i JAVËS Vazhdimisht kronika e zezë na ka përcjellur aksidentet rrugore me pasoja vdekjen e njerëzve të ndryshëm. Po marrim shkak nga një aksident i ndodhur së fundmi ku një djalë i ri përplasur dy gra të moshuara. Dy gratë e moshuara kanë humbur jetën në periferi të Korçës, pasi janë përplasur nga një automjet. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur, se ngjarja ka ndodhur në Lagjen 10 të qytetit, kur dy gratë ishin duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.  Gjithashtu m ësohet se makina Benz i ka përplasur për vdekje kalimtaret dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij pak minuta pas aksidentit. Një rast shumë i dhimbshëm, por që na vendos para shumë problemesh njëkohësisht, ku secili kërkon vëmendje të posaçme. Mungesa e dritave dhe terreni i lagët mendohet të kenë qenë nga faktorët e aksidentit. Gratë kanë qenë të moshuara dhe shoferi me sa duket ka qenë një djalosh i ri d

Java në një ditë – ALBANIA FM radio 19 prill 2014

Image
Java në një ditë –  19 prill 2014 Selamu alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radio nga Roald Hysa... java shkoi dhe ne po takohemi përsëri në 90,4 mgh në emisionin Java në një ditë. Ngjarjet nga më të ndryshme kemi dëgjuar këto ditë dhe njeriut të shkretë nuk i mbetet kohë kë të përcjelli, se sapo dëgjon diçka interesante në pak minuta më vonë i duhet të dëgjojë ndonjë histori tronditëse. Ajo që me të vërtetë është bërë shqetësuese këto ditë ka qenë vdekja e një vogëlushi 13-vjeçar. Bledi thjesht vari veten! Nuk e dimë me siguri, por familjarët i apelojnë shtetit të hetojë për vetëvarjen e birit të tyre. Ata si edhe disa familjarë të tjerë prej disa vitesh e drejtojnë gishtin nga Dëshmitarët e Jehovait. Një tjetër vdekje i shqetësoi shqiptarët kësaj jave. Ajo e G. G. Markesit, që vdiq në një moshë të madhe 87 vjeç. Një mendje e shquar dhe një nga penat më përfaqësuese të rrymës letrare të realizmit magjik. Politika kësaj radhe ka qenë protagoniste më tepër me sherret në

Java në një ditë - ALBANIA FM – 12 prill 2014

Image
Java në një ditë – 12 prill 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radio, unë jam Roald Hysa dhe ky është emisioni im i përjavshëm tashmë Java në një ditë. Ditët ikin, por edhe javët ikin si pa kuptuar, hallet shkojnë e vijnë e përsëriten pothuajse me të njëjtin ritëm. E shkuara rikthehet, flitet shumë për të, por njerëzit e përkujtojnë pa vënë mend nga ato që kanë ngjarë. Vazhdimisht përkujtohet fakti që hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore u shpëtuan nga muslimanët, e për më tepër u fshehën në xhami, por vetë hebrenjtë tashmë po sillen më keq se nazistët me Palestinën, Gazën dhe Bregun Perëndimor. Qarkullojnë shumë epitete ofenduese dhe për buzëse për çifutët në të gjithë Evropën, po ashtu edhe këtu te ne, të cilat po më vijnë ndërmend tashti. Ndërkaq nuk ka qenë kjo gjë bumi i kësaj jave. Një SMS që i atribuohet kryeministrit ka sjellë përplasje të forta në parlament e komisionet e tij, si dhe gazetat e kanalet televizive i kanë bërë

Java në një ditë ALBANIA FM radio 5 prill 2014

Image
Java në një ditë 5 prill 2014 SELAM ALEJKUM  të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radios. Unë jam Roald Hysa dhe ky është emisioni im i përjavshëm “Java në një ditë” me aktualitetin tonë të përditshëm e të përjavshëm. Padyshim që ditët ikën përsëri dhe ne ja ku u takuam në valët tona fm 90,4 mgh. Një nga një si ditët mund të numërojnë dhe ngjarjet e ndryshme që na kanë goditur kësaj jave. Një nga ngjarjet më tronditëse të të gjithë kohëve të fundit ishte edhe ajo e vrasjes së Kudret Kumit alias Ilia Karrelit, e cila ka qenë në fokusin tonë gjatë gjithë kësaj jave. Për ditë ka pasur diçka të re, për ditë na është goditur veshi me gjëra të reja, por dhuna dhe vrasja e Ilias me të vërtetë kanë qenë të jashtëzakonshme. Dikush vuri tritol përsëri, por tashti tritoli është bërë një tipar i zakonshëm, saqë nuk po shqetëson njeri. Edhe një shashkë më parë i shqetësonte njerëzit, megjithëse vetëm zhurmë bënte. Tashmë nuk na bën përshtypje. Policia arriti të hynte në Lazarat dhe t’u jept