Posts

Showing posts from December, 2015

Shteti i parë nacionalist shqiptar dhe historia moderne

Image
Shteti i parë nacionalist shqiptar dhe historia moderne Roald A. Hysa ( Kush e ngriti shtetin e parë shqiptar, kjo do të ishte një pyetje me vend për të gjithë shqiptarët, nëse do të flisnim për një nga temat e historisë që kanë nevojë për një rishikim historik objektiv të historianëve. Gjithashtu kush ishin protagonistët dhe kush i ftoi në këtë kauzë të gjithë ata !) Një nga temat më të rrahura dhe më të përfolura kohët e fundit mbi rishikimin objektiv  të historisë është ajo e figurës së Skënderbeut, e cila në thelbin e saj si figurë pothuajse nuk është prekur pavarësisht nga pretendimet e atyre që po e mbrojnë figurën e heroit tonë kombëtar nga sulmet e jashtme. Ndërkaq një studim objektiv i vetë shqiptarëve për elementin musliman dhe kontributin e tyre në ngritjen e shtetit të parë shqiptar të vitit të trazuar 1912 ende nuk mund të thuhet se ka. Pavarësisht se elementi musliman përbën shumicën dërrmuese të trojeve tona ndikimi i tij në jetën e përditshme shqiptar

MUHAMET KYÇUKU- ÇAMI

Image
MUHAMET KYÇUKU- ÇAMI Muhamet Kyçyku  (1784-1844) është një ndër poetët-bejtexhinjë më të njohur dhe njëherit konsiderohet si pikëkalim nga vargu klasik në atë  rilindas shqiptar .  Kyçyku lindi në   Konispol   në 9 korrik të vitit   1784 , po nuk dimë shumë për fëmininë e hershme të tij. Kemi njohuri të mëvonshme për studimet në   Egjipt , të cilat zgjatën 11 vjet ku edhe u njoh me një numër të madh bashkëkombasish që punonin dhe jeton atje. Me të kryer studimet teologjike u kthye në fshatin e lindjes dhe u vu në shërbim të fesë si imam. Studioi plotë njëmbëdhjetë vjet fenë islame në  Kairo ,  Egjipt , dhe mëtej punoi në fshatin e tij të lindjes si imam. Vepra kryesore e Kyçykut është " Erveheja ", që është edhe hapi i parë voluminoz i bejtexhinjëve, por mendohet se "Jusufi dhe Zylihaja" është më e mbushur në pikepamjen e përshkrimit të ngjarjes e sidomos pasqyrimi i pasioneve të Zylejhasë është shumë i bukur. Kyçyku u mor me përkthime dhe përmende