Posts

Showing posts from April, 2019

Kronikë e jetëve të humbura

Image
Kronikë e jetëve të humbura Ing. Orhan Sakiqi Nga Roald A. HYSA Ata që nuk e njohin historinë janë të dënuar ta përsërisin atë . George Santayana Pikërisht ky është edhe thelbi i këtij libri me rrëfime jetësh të ndryshme njerëzore, të cilët dalin nga kujtesa dhe përjetimet e ing. Orhanit zbardhen nëpër gazeta të ndryshme dhe tashmë marrin formën e një libri. Një libër i shkruar me dashuri për të luftuar me harresën zyrtare që ofronte regjimi i kaluar komunist pasi të kishte etiketuar si “armik i popullit”. Mirëpo era e lirisë do të frynte edhe në Shqipëri për t,i dhënë fund represionit dhe dhunës shtetërore komuniste. Tashmë pas rreth 28 vitesh demokraci jemi në një garë me “harresën zyrtare” të imponuar nga komunizmi me etiketat e tij të gatshme “armik i popullit” apo “i deklasuar e kulak”. Së fundmi kemi përjetuar edhe një debat të nxehtë politik, për shkak se vazhdohet ende me mentalitetin që “ne e fituam luftën dhe ne duhet ta bëjmë historinë”. Një histori e m