Posts

Showing posts from February, 2020

Viti i ZI 1967

Image
6 shkurt vihet në qarkullim letra e enver hoxhës për mbylljen e kishave dhe xhamive* Ky do të ishte viti më i vështirë për të gjitha institucionet fetare, të cilat pasi kishin përjetuar vjedhjet, grabitjet, dhunimet, përndjekjet dhe burgosjet shtetërore vjen më pas ç asti më tragjik, kur i ashtuquajturi “Pushteti Popullor” hidhet në aksion për ta ndaluar fare fenë, dhe për ta zhdukur atë nga jeta publike dhe private e Shqiptarëve. Prishja e institucioneve fetare do të bëhej me kujdesin më të madh, që të mos sillte kundërshtimin e popullit që beson. Udhëzimet e dhëna nga Enver Hoxha vazhdimisht kanë qenë, që të mos krijohet zhurmë dhe kundërshtim nga ana e popullit për ç ështjet fetare, pavarësisht presionit publik konstant që bëhej nga mjetet e propagandës së regjimit. Me shumë hipokrizi Enver Hoxha në një letër qarkore të 27 shkurtit 1967 (e cila fillimisht qarkulloi n ë n sigl ë n “tepër sekret” në të gjithë aparatin partiak), ku i drejtohet Komiteteve të Partisë në rreth