Posts

Showing posts from March, 2012

Letersi

Image
Letërsia e arealit islam Një pasqyrë e shkurtër e saj Hyrje Në kuadrin e zhvillimit islam, arti në përgjithësi dhe në mënyrë më specifike ai i shkruar, paraqitet si fenomen kompleks jo vetëm në kohë, por edhe për shpërndarjen gjeografike dhe linguistike të tij. Nëpërmjet këtij shkrimi hulumtues do të mundohemi të shtjellojmë, duke u përpjekur për t’i parë në një këndvështrim sa më koherent njëkohësisht, pikërisht këto probleme dhe të tjera që paraqiten përpara çdo studiuesi. Kjo është një punë modeste që më tepër synon të divulgarizojë dhe të sensibilizojë opinionin e interesuar mbi disa parime dhe zhvillime të saj, sesa një punë studimore që për më tepër nuk mbrrin të shtjellohet e gjitha në kaq pak faqe. Kodifikimi i kësaj letërsie nis me shënimet e para të mbajtura nga shokët e Profetit Muhamed mbi ajetet kuranore që i zbrisnin gjatë shpalljes hyjnore. Mbledhja e këtyre shkrimeve u realizua gjatë kalifatit të Ebu Bekrit [1] për herë të parë me nxitjen e Omer ibn Hata