Posts

Showing posts from March, 2017

Morali “i harruar” i Profetit tonë alejhi salatu ue selem si model suksesi

Image
Morali “i harruar” i Profetit tonë alejhi salatu ue selem si model suksesi “Unë jam dërguar për të përsosur moralet e larta... Muhamedi alejhi salatu ue selem .” Synimi i moraleve të mira është që t’ia lehtësojnë jetën njeriut dhe në shoqëri të arrihet një mirëkuptim më i madh i grupimeve të ndryshme të saj. Në vijim po ju përcjell një diskutim publik me hoxhë Dorian Balliu nga Elbasani mbi një hadith të Profetit tonë të dashur Muhamedit alejhi selam. Diskutimi me hoxhën na sjell në vëmendje, se do të ishte mirë, jo vetëm mirë, por një domosdoshmëri, një detyrim për të gjithë ne që e duam Profetin alejhi selam, jo vetëm të pajisemi me moralet e larta profetike, por këto morale t’i jetësojmë sa më realisht dhe me nijetin e pastër dhe sinqeritet për Allahun e Lartësuar. Mendoj se është e nevojshme, që fillimisht të nisi një fushatë sensibilizuese në rrjetet sociale mbi këtë temë e më pas të ngrihet një mexhlis i madh, ku të diskutohet e të përcillen moralet e larta të më të

SI U LUFTUAN ZAKONET “PRAPANIKE”?

Image
SI U LUFTUAN ZAKONET “PRAPANIKE”? Nga Avokat Xhafer Sadiku Lufta e regjimit komunist kundër fesë dhe zakoneve të “vjetra” daton që me marrjen e pushtetit, por në fillim të viteve 1960 lufta u ashpërsua duke aktivizuar Frontin Demokratik dhe mësuesit. Këshillat pedagogjike u ngarkuan me detyrë të raportonin në fund të çdo viti mësimor, se çfarë kishin bërë gjatë vitit “kundër kundër zakoneve prapanike”, madje u ishte thënë që “…pranë këshillit pedagogjik të ketë një dhomë të propagandës ateiste”. Më 3 prill 1962, Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH e diskutoi problemin duke thirrur disa nga sekretarët e partisë në rrethe, për të ekspozuar situatën në terren. Një nga zakonet “prapanike”, sipas drejtuesve të partisë, ishte edhe mos dalja e vajzave dhe nuseve të reja kur ata vinin nëpër shtëpitë e fshatarëve. Një zakon i tillë ishte pothuaj se në të gjitha rrethet e vendit. Veshja tradicionale e grave konsiderohej zakon prapanik etj. Sekretari i komitetit të partisë

Kur një GRUA me amanet ia mbledh edhe MBRETIT!

Image
Kur një GRUA me amanet ia mbledh edhe MBRETIT! (Gruaja që la tokën vakëf për gratë që do të lindnin vetëm vajza) Kalifja Mensur kërkon dorën e një femre, dhe duke qenë se në kohën e tyre martesa me më shumë se një grua ishte më shumë se normale, ERVA apo siç njihej ndryshe UMU MUSA i vendosi kusht Kalifit Mensur, që nuk ia bënte kush fjalën dysh dhe i tha: -Sa të jem unë gjallë s’do të kesh grua tjetër në jetën tënde,- dhe MBRETI pranoi dhe ju përmbajt fjalës së dhënë bashkëshortes së tij. Por kjo grua nuk e bëri të njohur ky veprim, aq sa u njoh me një veprim tjetër: Ajo kishte një tokë të madhe, të cilën e shndërroi në tokë vakëf (pronë që i shërben vetëm një qëllimi të përcaktuar dhe nuk shitet), për të ndihmuar vetëm një kategori njerëzish: PËR GRATË QË LINDNIN VAJZA, duke luftuar në këtë formë mentalitetin e gabuar të parapëlqimit të djemve ndaj vajzave , dhe një luftë e tillë vazhdoi për 100 vjet pas vdekjes së saj. nga hoxhe Gentian Mara

Xhamitë e vjetra historike të Durrësit

Image
Xhamitë e vjetra historike të Durrësit Vakëfet e vjetra të Durrësit janë një pjesë integrale e zhvillimit të këtij qyteti të rëndësishëm bregdetar. Ndryshimet urbane të pas viteve 1920 sollën edhe ndryshimin e paraqitjes urbanistike të qytetit dhe ndikuan gjithashtu edhe mbi vakëfet, si pjesë e trashëgimisë shpirtërore që vinte nga e kaluara. Zhvillimi dhe mirëmbajtja normale e vakëfeve u ndërpre brutalisht me ligj në vitin 1967. Pasojat dhe dëmet e shkaktuara gjatë asaj kohe ndihen edhe sot. Zhdukja dhe shndërrimi i tyre synonte fshirjen nga kujtesa kolektive e popullit të të gjithë kësaj trashëgimie materiale e shpirtërore. Deri në vitin 1930 para se të fillonte plani i ri rregullues i Durrësit kanë ekzistuar tre xhami. Xhamia Kaja Hanëmit pranë Hamamit Turk, Xhamia Fatih dhe Xhamia e Varoshit. Xhamia Kaja Hanëm është bombarduar, kur qyteti u rrethua nga Haxhi  Qamili. Kjo xhami më pas në planin e ri të qytetit nuk figuron askund, del vetëm në një foto të viteve 1920. Në vi

SI U SHKRUAJT HISTORIA E SHQIPËRISË

Image
SI U SHKRUAJT HISTORIA E SHQIPËRISË Nga Avokat Xhafer Sadiku I. Procesi i shkrimit të historisë së Shqipërisë vazhdoi për vite me radhë. Për hartimin e vëllimit të dytë punuan 13 historianë dhe bashkëpunëtorë të vendit dhe të jashtëm. Maketi i historisë së Shqipërisë u diskutua edhe në Bashkimin Sovjetik dhe Bullgari, diskutim që u quajt shumë i dobishëm për historianët shqiptarë. Pati 50 diskutime nga rusët dhe 20 nga bullgarët.     Në vëllimin e parë pati ndikim të veçantë Prof. A. F. Millor dhe diskutimet kryesore të historianëve sovjetikë. Përveç kësaj profesor Millor punoi gjatë dy muajve bashkë me redaksinë në Shqipëri në përgatitjen e atij vëllimi. Vrejtjet e bëra në Moskë e Sofie u morën parasysh edhe në ripunimin e vëllimit të dytë, i cili në formën përfundimtare pësoi ndryshime rrënjësore në krahasim me maketin. Ato kishin të bënin me: 1- Çeshtja e periodizimit Si në Moskë dhe në Sofie pati pikpamje të ndryshme, por çeshtja u zgjidh në bashkëpunim me Prof.

SI U SHKRUAJT HISTORIA E SHQIPËRISË

Image
SI U SHKRUAJT HISTORIA E SHQIPËRISË nga avokat XHAFER   SADIKU I Procesi i shkrimit të historisë së Shqipërisë vazhdoi për vite me radhë. Për hartimin e vëllimit të dytë punuan 13 historianë dhe bashkëpunëtorë të vendit dhe të jashtëm. Maketi i historisë së Shqipërisë u diskutua edhe në Bashkimin Sovjetik dhe Bullgari, diskutim që u quajt shumë i dobishëm për historianët shqiptarë. Pati 50 diskutime nga rusët dhe 20 nga bullgarët.   Në vëllimin e parë pati ndikim të veçantë Prof. A. F. Millor dhe diskutimet kryesore të historianëve sovjetikë. Përveç kësaj profesor Millor punoi gjatë dy muajve bashkë me redaksinë në Shqipëri në përgatitjen e atij vëllimi. Vrejtjet e bëra në Moskë e Sofie u morën parasysh edhe në ripunimin e vëllimit të dytë, i cili në formën përfundimtare pësoi ndryshime rrënjësore në krahasim me maketin. Ato kishin të bënin me: 1- Çeshtja e periodizimit Si në Moskë dhe në Sofie pati pikpamje të ndryshme, por çeshtja u zgjidh në bashkëpunim me Prof. A.

VENDIMI QË NXITI PROPAGANDËN ATEISTE

Image
VENDIMI QË NXITI PROPAGANDËN ATEISTE ( Ata duan ta fikin drit ë n e Allahut me frym ë t e tyre, por Allahu ve ç se e p ë rsos at ë ... ) Nga avokat Xhafer Sadiku Ndalimi i besimit fetar dhe prishja e objekteve të kultit, më 1967, u parapri nga një fushatë propagandistike ateiste që zgjati disa vjet. Në mbledhjen e 3 prillit 1962, Sekretariati i KQPPSH diskutoi për intensifikimin e propagandës ateiste dhe mori vendimin përkatës. Vendimi * u firmos nga Enver Hoxha dhe përmbante shtatë pika. Detyra kryesore i vihej Lidhjes së shkrimtareve dhe artistëve, me qëllim që të kishte më tepër tregime, ske ç e,   pjesë teatrale, skica etj. Gjithashtu duhej të aktivizonte më shumë njerëzit e letërsisë dhe arteve në qendër e rrethe, si dhe redaksitë e shtypit dhe Radio-Tiranës. Një rol të rëndësishëm iu ngarkua shkollës, ndërsa tërheqja e të gjithë masës së arsimtarëve dhe intelektualëve të tjerë në propagandën ateiste – shkencore duhej të konsiderohej si një nga detyrat th