Posts

Showing posts from 2010

Debati

Image
DEBATET NË INTERNET DHE PASOJAT Mungesa e etikës dhe e qëndrimit konstruktiv është një nga të metat themelore e debateve të brendshme, por në veçanti e atyre që po zhvillohen në internet. Facebook-u, listat e e-mailave dhe blogjet e ndryshme e kanë rritur shpejtësinë e transmetimit të informacionit dhe të komunikimit publik, por etika e komunikimit ka mangësi të theksuara. Ajo çka ndodhi në dy promovime të organizuara në librarinë “E Përshtatshme” përpara pak kohësh në Tiranë ishin me të vërtetë dobiprurëse për të gjithë ne, që aspirojmë të kemi sadopak një jetë intelektuale. Kam parasysh promovimin e librit të Edvin Camit : "Gëtja mes Perëndimit dhe misticizmit oriental" , si dhe një reviste krejtësisht të re me titullin shumë domethënës: "NJË", që drejtohet nga vëllai jone Edison Çeraj . Të dy këta vëllezër janë kapacitete në fushat e tyre ku veprojnë si dhe janë pedagogë universiteti. Ajo çka ishte e veçantë në këto promovime ishte debati dhe diskutimet që u hapë

Hidh e prit

Image
Dialog me bejte Edvin Kuci Unë shoh ... Ti pret ... Ai, ajo bojnë lekë ... Ne bojmë sehir ... Ju përmbyteni ... Ata, Ato marrin votën ... Artan Loku ‎... Ata, ato marrin votën tamom si kto gamor t'ngarku ene içik do morin gropën po masnaj ka kon për t'shku...!!!

Integrim

Image
Integrimi i Islamit në Evropë dhe Muslimanët Evropianë ( Shumë muslimanë janë integruar gjerësisht me mënyrën e jetesës evropiane dhe nuk ndjejnë ndonjë vështirësi të jetojnë në vendet e BE-së. Nuk mund ta themi këtë për një pjesë të shoqërisë evropiane me Muslimanët, e cila ka zgjedhur rrugën e provokimit dhe të lëndimit të ndjesive fetare .) Integrimi i Islamit dhe i muslimanëve në Evropë është një nga temat e nxehta që i shqetëson vazhdimisht opinionistët vendas dhe të huaj. Pa hyrë në hollësi në komentet e tyre, vërehet qartë se e shohin si të vështirë integrimin e Islamit në Evropë dhe shprehen në mënyrë tendencioze për këtë. Nuk është e kollajshme që një sistem jetese si Islami dhe fe njëkohësisht të integrohet në një sistem të tillë si Bashkimi Evropian, ndërsa Muslimanët ka shumë kohë që janë integruar në jetesën evropiane që herët në formën e komuniteteve, ku në qendër të komunitetit është e vendosur xhamia, ashtu si edhe në vendet muslimane. Një pjesë e jona e dinë sh

Mitet moderne

Image
Rënia e Skënderbeut dhe ngritja e Nënë Terezës ( Skënderbeu tashmë ka rënë nga kali dhe po i mëshohet fuqishëm mitit të “nënë Terezës”. Shoqëria shqiptare po tregon se vuan për modelet e duhura për t’i ndjekur. Koha e shpatës ka mbaruar, ndërsa modeli kozmopolitan i “nënë Terezës”, nuk i përshtatet realitetit nacionalist që duan të përvijojnë shtetarët shqiptarë, kudo ku janë .) Përpara pak kohësh të gjithë mediat e shkruara dhe elektronike shqiptare u përfshinë në një debat të fuqishëm mbi librin studimor “Skënderbeu” të studiuesit të shquar zvicerian Oliver Jens Shmit. Nuk mbeti njeri pa e rrahur gjoksin dhe me fjalë mburravece të mbarsura me tone të forta nacionaliste u munduan të përbaltin një vepër studimore, të cilën 95% e tyre as që e kishte lexuar. Gara e të shprehurit me tone të nxehta i tejkaloi kufijtë e normales dhe ata që bërtisnin më tepër ishin pikërisht ata që nuk e kishin lexuar fare. Miti i nacionalizmit nuk mund të shprehej më mirë, se sa nga kjo kategori njerë
Image
Hixhreti i Profetit dhe përkujtimi i tij ( A ka ardhur koha të bëjmë hixhret dhe si duhet ta përkujtojmë këtë ditë kaq të lavdishme për Islamin? Omeri e futi hixhretin në jetën e çdo muslimani dhe një gjë të tillë duhet ta bëjmë edhe ne, kur dihet mirë që dashuria për Profetin Muhamed alejhi selam është një nga themelet ku bazohet feja e çdo individi .) 1431 vjet më parë mbërriti në Medinën e Ndritshme burri më i lartë i të gjithë kohëve, ai që nuk pranoi asnjë titull njerëzor përpos atij që ia dha vetë Allahu i Lartësuar, Resul-Allah, i Dërguari i Allahut. Në këto ditë ne të gjithë duhet të bëjmë hixhretin e Profetit Muhamed, duke bërë fillimisht një përmbledhje të asaj që shkoi dhe të vendosim se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. Një nga pyetjet më shqetësuese që vazhdimisht duhet t’ia drejtojmë vetes tonë si muslimanë është: A kemi bërë atë që duhet dhe a po bëjmë atë që duhet? Konotacionet e kësaj ngjarje të jashtëzakonshme duhet të jenë sa më të dukshme në jetën tonë. Thjesh