Posts

Showing posts from 2020

Mao Ce Duni: si u shkaktoi vdekjen 36 milion kinezëve pasi u shpalli luftë harabelave

Image
Nga Roald A. Hysa Prishja e ekuilibrave natyrorë gjithmonë ka sjellë fatkeqësi të ndryshme për njerëzimin. Kjo ndodh kur njeriu i prish me qëllim disa ekuilibra pa ditur se cili do të jetë përfundimi i punëve që bën. Vrasja dhe zhdukja e dy miliardë harabelave shkaktoi prishjen e zinxhirit ushqimor në natyrë dhe për pasojë kjo solli zhdukjen e 36 milionë kinezëve nga uria për një periudhë 2-vjeçare … “Fushata e Madhe e Harabelave” gjithashtu e mirënjohur edhe si “Fushata Vrit Harabelin” e njohur zyrtarisht si “Fushata e Katër Dëmtuesve” është një nga të katër veprimet e para të ndërmarra në kuadër të “Hapit të Madh Përpara” nga Kina Komuniste e frymëzuar nga udhëheqësi i saj Mao Ce Dun, nga viti 1958 deri më 1962. Katër dëmtuesit që duheshin zhdukur ishin minjtë, grenzat, mushkonjat dhe harabelat. Zhdukja sistematike e harabelave çoi në një prishje të ekuilibrave ekologjikë, duke ju lënë fushë të lirë për t’u shtuar insekteve drithë-ngrënëse. Fushata kundër “Kat

Viti i ZI 1967

Image
6 shkurt vihet në qarkullim letra e enver hoxhës për mbylljen e kishave dhe xhamive* Ky do të ishte viti më i vështirë për të gjitha institucionet fetare, të cilat pasi kishin përjetuar vjedhjet, grabitjet, dhunimet, përndjekjet dhe burgosjet shtetërore vjen më pas ç asti më tragjik, kur i ashtuquajturi “Pushteti Popullor” hidhet në aksion për ta ndaluar fare fenë, dhe për ta zhdukur atë nga jeta publike dhe private e Shqiptarëve. Prishja e institucioneve fetare do të bëhej me kujdesin më të madh, që të mos sillte kundërshtimin e popullit që beson. Udhëzimet e dhëna nga Enver Hoxha vazhdimisht kanë qenë, që të mos krijohet zhurmë dhe kundërshtim nga ana e popullit për ç ështjet fetare, pavarësisht presionit publik konstant që bëhej nga mjetet e propagandës së regjimit. Me shumë hipokrizi Enver Hoxha në një letër qarkore të 27 shkurtit 1967 (e cila fillimisht qarkulloi n ë n sigl ë n “tepër sekret” në të gjithë aparatin partiak), ku i drejtohet Komiteteve të Partisë në rreth