Posts

Showing posts from 2014

Himni i flamurit dhe strofat e harruara

Image
Himni i flamurit dhe strofat e harruara Roald A. Hysa 28 vs 29 nëntori, tashmë njerëzit janë ndarë në dy pjesë. 5 Heronjtë e Vigut u rivendosën në Shkodër dhe politika festoi e ndarë. Ardhja në fuqi e komunizmit la në heshtje shumë gjëra. Për ato gjëra sapo ka filluar të flitet, por gjithmonë në skaje. Njerëz dhe figura të margjinalizuara nga historiografia komuniste e indoktrinuar nga një ideologji ateiste ekstreme, e cila i shuante apo i nxirrte në harresë për t’i larguar nga kujtesa kolektive e popullit. Rasti në fjalë është vetë himni i Flamurit, tek i cili u aplikua kjo ideologji. Pak histori "Himni i Flamurit" ose siç njihet rëndom "Rreth Flamurit të Përbashkuar" është përdorur për herë të parë në 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga baballarët e Kombit Shqiptar në Vlorë. Fillimisht himni jonë ka qenë një marsh rumun i përdorur edhe si himn kombëtar. Muzika është kompozuar nga   Ciprian Porumbescu ,   ndërsa autor i teksti

I Dërguari i Allahut Muhamedi

Image
I Dërguari i Allahut Muhamedi  alejhi salatu ue selam Prejardhja familjare Ai është Ebul Kasim (babai i Kasimit), Muhamedi, i biri i Abdullahut, i biri i Abdul-Mutalibit. Gjurmët e tij të prejardhjes familjare na çojnë tek fisi i Adnanit, i biri i Ismailit a.s. (Profet i Allahut xh.sh.), i biri i Ibrahimit, të cilin Allahu e ka zgjedhur mikun e tij. Nëna  e tij quhej  Emine,  vajza e Vehbit. Profeti a.s. ka thënë: “ Vërtetë Allahu xh.sh. zgjodhi fisin e Kenanit mbi fiset e tjera nga fëmijët e Ismailit a.s. Ai zgjodhi fisin e Kurejshëve mbi fiset e Kenanit; Ai zgjodhi Benu Hashimët mbi familjet e tjera të Kurejshëve dhe Ai më zgjodhi mua nga Benu Hashimët .” (Muslimi nr. 2276) Nga kjo thënie kuptohet se Profeti a.s ka prejardhjen familjare më të lartë mbi tokë. Armiqtë e tij e dëshmonin këtë fakt: Ebu Sufjani që ishte armik i betuar i Islamit përpara se të bëhej musliman, e dëshmoi këtë fakt përpara Herakliut, Sunduesit të Romës. Abdullah ibn Abasi, Allahu q

SEFER DAJA ME...

Image
SEFER DAJA …me oficerin e Sigurimit Në vitet ’70 dega e punëve të brendshme të Tiranës ka qenë te Selvia në rrugën e Dibrës. Aty punonte një oficer madhor, që ishte bërë tmerr për banorët e Tiranës. Një ditë ky oficeri ishte veshur civil me kostum blu, me kapele republike e me këpucë të reja shkon për të urinuar te halja e Sefer Dajës te kinema Partizani. E sheh Seferin të ulur në minderin e tij. Ngaqë i dukej vetja i zgjuar i shkon mendja ta ngacmojë Seferin, që ishte në hall të vet dhe i thotë: -Pa hë mo Sefero, na thuaj ndonjë nga ato broçkullat e tua!...- Seferi e njohu se kush ishte megjithëse ishte civil, por bëri sikur nuk e njohu. Megjithatë nuk e priste nga ky person që ta ngacmonte; prandaj duke bërë sikur nuk e kishte njohur, e pyet atë me ironi: -E si mund të tallem me zotninë tate? Ti qenke goxha burrë... -Po hë a derëzi, se nuk na gjen gjë se po tallemi një çikë, hë thuaje!... -Po mirë, meqë zotnisë tate nuk i njelka hatri unë po ta them,- dhe menjëherë

Fatime Fihrija dhe Universiteti më i vjetër në botë

Image
Fatime Fihrija dhe Universiteti më i vjetër në botë Roald A. Hysa Tingëllon paksa e habitshme, por është një grua ajo që ka themeluar institucionin më të vjetër arsimor në botë. Një grua e mençur, e cila donte të nxirrte maksimumin në përkujtim të babait të saj. Ajo quhet Fatime Fihrija, ose siç njihej në kohën kur ajo jetoi Umu Banine (Nëna e fëmijëve) dhe jetoi në shek. IX (?-880). Nuk dihet shumë për jetën e saj, përveç se ajo e shpenzoi një pjesë të madhe të pasurisë së trashëguar nga i ati për të ndërtuar një xhami dhe medresenë aty përskaj, e cila do të kthehej shumë shpejt një institucion prestigjioz edukimi, lider shpirtëror dhe një qendër historike e botës muslimane. Xhamia e Karauinit dhe medreseja e saj aty ngjitur është një nga institucionet më të vlefshme që muslimanët e më posaçërisht një grua do t’i dhuronin të gjithë botës. Ai është institucioni më i vjetër i lartë arsimor në botë, që vazhdon të jetë funksional sipas UNESCO-s dhe Librit të Rekordeve Guinne

Shënimi i JAVËS 14 qershor 2014

Image
Policet duke penguar hyrjen ne greven e urise Shënimi i JAVËS 14 qershor 2014 Greva e urisë e ish-të përndjekurve politikë në një çadër të ngritur para parlamentit ka tre javë të mira që vazhdon. Qysh në momentin e parë të hyrjes në grevë u vu re një ndërhyrje e policisë së rendit për ta ndaluar këtë grevë. Po ashtu u veprua me grevën e punonjësve të administratës të larguar nga puna me vendime të padrejta. Edhe dy mitingje më herët u ndaluan nën justifikimin absurd, se nuk kemi forca rendi të mjaftueshme për të garantuar mbarëvajtjen e tyre, porse justifikimi i heshtur ishte statusi i vendit kandidat të Shqipërisë. Tingëllon paksa absurde kjo, kur duam të hyjmë në BE dhe shkelim të drejtën elementare qytetarit, atë që garantohet me ligj. Pikërisht të drejtën për të protestuar, në një kohë që kjo gjë është krejtësisht normale për një shoqëri pluraliste dhe demokratike. Por për çfarë po protestojnë ish-të përndjekurit? Ata përsëri po kërkojnë dëmshpërblimin dhe kësaj r

Java në një ditë 14 qershor 2014 ALBANIA FM

Image
Java në një ditë 14 qershor 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radios nga 90,4 mgh, unë jam Roald Hysa dhe ky është emisioni im i përjavshëm nga aktualiteti shqiptar, i cili përherë e më tepër të emocionon me lajmet që na vijnë. Të nderuar dëgjues, edhe kjo javë vazhdon të jetë e mbarsur me ngjarje nga më të ndryshmet dhe më tensionueset, pasi edhe temperaturat e motit kanë qenë të larta dhe ka nisur vapë e madhe. Politika dhe parlamenti vazhdojnë të bëjnë zhurmë në media, ndërkaq që policia tashmë e ka drejtuar vëmendjen te policët e vet. Një i tillë u ndalua në Laç, për shkak se kishte mbledhur një arsenal të tërë armësh dhe eksplozivi, kush e di se kujt i shërbente?... Çekia dhe Franca me sa duket janë dy vendet që do ta mbajnë peng marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë. Qeveria po merret me këtë problem seriozisht dhe ka marrë një seri masash, të cilat do t’i merrni vesh në vijim, sidomos për ata që nuk paguajnë dritat. Kot nuk thonë që qe

Shënimi i JAVËS 7 QERSHOR 2014

Image
Shënimi i JAVËS 7 QERSHOR Përurimi i katedrales ortodokse javën që shkoi ishte një nga evenimentet më të mëdha për komunitetin ortodoks. Në këtë ngjarje morën pjesë funksionarë të lartë shtetërorë me në krye presidentin Nishani dhe kryeministrin Rama etj. Deri këtu nuk ka gjë, por pjesa tjetër ishte shumë shqetësuese për të gjithë opinionin vendas. Prania e peshkopëve serbë Ireneut dhe Amfilohijes ishte burimi kryesor i shqetësimit vendas. Ky shqetësim u shtua më tepër nga deklaratat e peshkopit serb Ireneut, i cili vazhdon ta konsiderojë Kosovën djepin e Serbisë së Vjetër, dhe për më tepër reagimi qeveritar ndaj këtyre deklaratave ishte i vakët, thjesht sa për të bërë një reagim. Plagët e shqiptarëve të Kosovës akoma nuk janë mbyllur dhe vazhdojnë disa mijëra kosovarë të mbeten të zhdukur. Reçaku kullon gjak dhe pret të rivarrosen edhe shumë të tjerë që akoma nuk gjenden. Ndërkaq një fakt i ka munguar vëmendjes së medieve vendase, trualli ku është ndërtuar kjo Katedr