Posts

Showing posts from 2022

Fjalë imzot fjalë

Image
  Roald A. HYSA   (Versioni në video: https://www.youtube.com/watch?v=AAeJWyQymhw )      Ne jemi njerëz që e respektojnë ligjin dhe dëshirojmë që rregulli të mbizotërojë në jetët tona dhe të të gjithë njerëzve që i duam dhe na duan e për këtë na duhet të luftojmë fort në përditshmërinë njerëzore të mbushur plot me të papritura. Në konvencionet njerëzore ligji njehsohet zakonisht me rregullin në tokë dhe normalisht që shumë njerëz e shohin si të tillë, duke qenë të pavetëdijshëm për atë që kërkojnë edhe për shkak të natyrshmërisë njerëzore. Në dikotominë e gjërave të përditshme uni ngatërrohet me esin dhe nuk e di më qenia se me kë përballet, duke ua shtuar hamendësimet dhe përplasjet në vazhdimësi. Ai që flet në më të shumtën e rasteve nuk është më i mirë se sa ai që e dëgjon, pavarësisht vullnetit të tij për t’u imponuar dhe që i imponohet nga rrethanat e një mjedisi të papërshtatshëm mbi të cilin kërkon të mbizotërojë.       Ne nuk mund të jetojmë jashtë një kutie dhe të dalim ja