Fjalë imzot fjalë

 


Roald A. HYSA

  (Versioni në video: https://www.youtube.com/watch?v=AAeJWyQymhw )

    Ne jemi njerëz që e respektojnë ligjin dhe dëshirojmë që rregulli të mbizotërojë në jetët tona dhe të të gjithë njerëzve që i duam dhe na duan e për këtë na duhet të luftojmë fort në përditshmërinë njerëzore të mbushur plot me të papritura. Në konvencionet njerëzore ligji njehsohet zakonisht me rregullin në tokë dhe normalisht që shumë njerëz e shohin si të tillë, duke qenë të pavetëdijshëm për atë që kërkojnë edhe për shkak të natyrshmërisë njerëzore. Në dikotominë e gjërave të përditshme uni ngatërrohet me esin dhe nuk e di më qenia se me kë përballet, duke ua shtuar hamendësimet dhe përplasjet në vazhdimësi. Ai që flet në më të shumtën e rasteve nuk është më i mirë se sa ai që e dëgjon, pavarësisht vullnetit të tij për t’u imponuar dhe që i imponohet nga rrethanat e një mjedisi të papërshtatshëm mbi të cilin kërkon të mbizotërojë. 

    Ne nuk mund të jetojmë jashtë një kutie dhe të dalim jashtë vetes me dilemat e përditshme të një vendi, që e kemi ngritur tullë pas tulle, e gur përmbi gur vetë dhe të ankohemi. Ligjet janë për t’u qeverisur e për të vënë rregull së bashku me konvencionet e ngritura prej shekujsh dhe që bazohen mbi disa vlera universale. Nuk mund të projektohemi në një të ardhme të paditur që na pikturohet me ngjyra të forta e të ndezura të spektrit të zbërthyera nga prizma ideologjikë dhe synojnë të pavetëdijshmen njerëzore ta kthejnë në një vegël manipulimi drejt së keqes. Universalet njerëzore nuk ndryshojnë me kalimin e kohës, sado që njeriu ta kërkojë rininë e tij të përjetshme me përkohshmërinë e veprave që valët e detit ia fshijnë atë çka shkruan. Ne jetojmë së bashku me tjetrin në një udhëtim të shkurtër në një kohë kur dje të ka fluturuar diçka, sot nuk je i kënaqur me atë që ke dhe po të ikën çast pas çasti. Nesër,... nesër nuk ka ardhur akoma dhe më mirë do të ishte të dëgjoje veten tënde për atë që po thua, se kjo ka rëndësi!

https://www.youtube.com/watch?v=AAeJWyQymhw

 

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit