Nënat e sulltanëve osmanë





Nënat e sulltanëve osmanë

Përpara pak ditësh pasi publikova një tabelë mbi Valide Sulltanat e Perandorisë Osmane, ku shumë veta u ngatërruan dhe kujtuan se po flisja për sulltanët osmanë. Për të shmangur keqkuptimet dhe njëkohësisht për të bërë sqarime të mëtejshme po ju jap një material të shkurtër mbi Valide Sulltanat- Nënat e Sulltanëve, që sunduan në një hapësirë prej tre kontinentesh, dhe krijuan një model shteti shumë-etnik, shumë-fetar dhe që pati shumë suksese në politikat e brendshme dhe të jashtme, duke iu imponuar Evropës, Azisë dhe Afrikës. Nga 33 nëna sulltanësh vetëm 6 prej tyre janë turke, një mendohet të jetë e tillë, ndërsa të gjitha të tjerat janë të kombësive të ndryshme evropiane, ku nga të fundit është edhe Shqiptarja SOFIA e njohur me emrin e saj zyrtar Gjyl-Xhemal ose e thënë në shqip: Shumë e Bukura. Kjo tregon për tolerancën dhe harmoninë fetare dhe etnike që mbizotëronte përgjatë sundimit osman.
Valide Sulltana - Nëna Mbretëreshë, titull i lartë që jepej në Perandorinë Osmane, grave të sulltanëve, të cilat arrinin të lindnin princin trashëgimtar, I cili më pas do të hipte në fron. Nëna e sulltanit gëzonte privilegje të veçanta. Ajo kishte pallatet e veta dhe shpurën shoqëruese, si dhe gëzonte të ardhura që merreshin nga çifligjet që ishin në dispozicion të saj. Në shumë raste Valide Sulltana gëzonte edhe ndikim të madh te sulltani, saqë merrte pjesë në vendimet perandorake. Ka pasur 36 sulltanë të Perandorisë Osmane në 21 breza. Në fillimet e veta përdorej titulli Bej dhe më pas është përdorur titulli Sulltan, i cili vjen nga arabishtja. Përgjatë 623 viteve të historisë së sulltanëve ata ishin anëtarë të së njëjtës shtëpi, e njohur si Shtëpia e Osmanit. Valide Sulltana ka qenë titulli i nënës së sulltanit sundues. Ato nëna që vdiqën përpara se të hipnin bijtë e tyre në fron nuk e morën kurrë titullin e Valide Sulltanes, si p.sh., Hyrremi, Hatixhe Muazezi, Emine Mihri-Shah, Rabija Shermi dhe Nyhet-Seda. Nga ana tjetër njerkat, të cilat nuk ishin nënat biologjike, por që i rritën princat trashëgimtarë, mamatë e të cilëve kishin vdekur morën titullin Valide Sulltana, si p.sh. Aishja, Sanijeperver dhe Rahime Perestu e morën këtë titull. Kështu që ka pasur Valide Sulltana, që nuk kanë qenë nëna, dhe ka pasur nëna që nuk kanë qenë Valide Sulltana. Në përfundim mund të thuhet se titulli Valide Sulltana për nënat e sulltanëve osmanë mund të përdoret vetëm nëse ato nëna e kanë fituar titullin e Valide Sulltanes.

Emri zyrtar i nënës së sulltanit
Emri i birit të saj
Emri i lindjes
Etnia- Kombësia
Titulli dhe periudha
Halime
Osman I
Halime
Turke
-
Malhun
Orhan
Mala
Turke
-
Nilyfer
Murati I
Holofira
Greke –Bizantine
-
Gyl-Çiçek
Bajazidi I
?
Greke –Bizantine
-
Devlet
Mehmeti I
Devlet
Turke –Kytahja
-
Emine
Murati II
Emine
Turke –Elbistani
1421-1449 Valide Hatun
Hyme
Mehmeti II
Hatixhe Alime
Turke Kastamonu
1444-1446 Valide Hatun
Sitë Mykrime
Bajazidi II
Mykrime
Turke Elbistan
-
Gjyl Behar ose Aishe
Selimi I
Kyl Behar ose Aishe
Trepizonda ose Turke Elbistani
-
Hafsa
Sulejmani I
Aishe Hafiza
Tartare Krimeje
1520-1534 Valide Sulltana
Hyrrem
Selimi II
Aleksandra Lisovska- Rokselana
Rutheniane – Ukrainë
-
Nur Banu
Murati III
Cecilia Venier Baffo ose Rakela
Veneciane e Parosit, Ishujt Ciklades- Venecia
1574-1583 Valide Sulltana
Safije
Mehmeti III
Sofia Baffo
Veneciane e Korfuzit- Ishujt Jonianë, Venecia
1595-1603 Valide Sulltana
Handan
Ahmed I
Helena
Greke
1603-1605 Valide Sulltana
Mah-Firuze Hadixhe
Osman II
Evdoksia
Greke
1618-1620 Valide Sulltana
Mah-Peiker Kësem
Murati IV Ibrahim
Anastasia
Greke-Tenos Ishujt Ciklades, Venecia
1623-1648 Valide Sulltana
Turhan Hatixhe
Mehmeti IV
Nadia
Rutheniane –Ukrainë
1648-1682 Valide Sulltana
Saliha Dil Ashub
Sulejmani II
Katerina
Serbe
1687-1689 Valide Sulltana
Hatixhe Muazezi
Ahmed II
Eva
Hebreje Polake
-
Mah Pare Umetullah Rabija Gyl-Nush
Mustafa II –
Ahmed III
Evmania Voria
Kretase, Venecia
1695-1715 Valide Sulltana
Saliha Sebkatë
Mahmud I
Aleksandra
Greke
1730-1739 Valide Sulltana
Shah Suvar
Osman III
Maria
Serbe
1754-1756 Valide Sulltana
Emine Mihri-Shah
Mustafa III
Zhanet Nashe de la Bazory
Franceze
-
Rabija Shermi
Abdyl-Hamidi I
Ida Kovaç
Hungareze
-
Mihri Shah
Selimi III
Anjeze
Gjenoveze
1789-1805 Valide Sulltana
Aishe Sine
Mustafa IV
Sonja
Bullgare
1807-1808 Valide Sulltana
Nakshidil Haseki
Mahmud II
Aime dy Buk de Riveri
Franceze
1808-1817 Valide Sulltana
Bezmi-Alemi
Abdyl-Mexhid I
Suzana
Hebreje Gjeorgjiane
1839-1853 Valide Sulltana
Pertev Nihali
Abdyl-Aziz
Besëme ose Hasna
Vllahe – Rumune
1853-1876 Valide Sulltana
Sheuk-Efza
Murat V
Vilma
Gjeorgjiane
-
Tirë-Myjgan
Abdyl-Hamiti II
Virgjinia
Armene
-
Gjyl-Xhemal
Mehmeti V
Sofia
Shqiptare
-
Gjyl-Ishtu
Mehmeti VI
Henrieta
Çerkeze
-

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit