Luto Islami



Bilbili, Luto Islami dhe shoku Lenin


Në fshatin Golem të Gjirokastrës gjatë kohës së monizmit vdes një fshatar me emrin Bilbil. Moti ishte shumë i keq atë ditë që do të varrosej Bilbili me tufan e suferinë. Bilbili ishte një fshatar i varfër e i këputur fare nga gjendja ekonomike dhe nuk kishte pothuajse kurrgjë. Kur po e shtinin në varr e merr fjalën Luto Islami një burrë i mençur, fetar e shumë thumbues thotë:
-Bilbil ti, Bilbil Lenini,
-Qeros Ti, Qeros Lenini,
-Jepi të fala Leninit dhe thuaji të mos ketë merak për ne, se jemi bërë të gjithë kooperativë siç na deshte ai, dhe 17 shtëpi që kanë mbetur në Golëm, edhe ata do të bëhen kooperativë.
-Ti ike me shollë me rripa o i ndjerë, ne do të vijmë zbathur pas teje.

Pas kësaj Luto Islami normal që i bëri ca vite burg si politikan.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit