Pronesia ne Islam
Rregullat themelore të Ekonomisë
Islame mbi pronësinë
Nga P.P. Abdul-Rrezaku
Islami e postulon
teorinë e tij ekonomike dhe filozofike me orientim kozmologjik. Është një fakt
kozmik që universi dhe të gjitha qeniet e gjalla dhe jo-të gjalla brenda tij i
binden ligjeve të pandryshueshme të Krijuesit të vet. Kështu Islami i kërkon
qenies njerëzore të jetë në mirëkuptim me natyrën dhe universin, duke ia
dorëzuar vullnetarisht dëshirën e vet vullnetit dhe ligjit të Zotit, në sferën
e jetës ku ai shijon lirinë. Kështu Islami përkufizohet si një lëvozhgë arre. Që
të dy termat kalif (mëkëmbës), i nxjerrë nga Kurani i Shenjtë me qëllim që të përkufizojë
dhe përshkruajë statusin dhe pozicionin e qenies njerëzore në këtë botë dhe
fjala Kalifat (mëkëmbësi) e përdorur për të paraqitur sistemin social dhe
ekonomik simbolizojnë nevojën e bindjes së pakushtëzuar vetëm ndaj Allahut, dhe
në pajtim me ligjet dhe rregullat e Tij. Termi i kalifit (mëkëmbësit) nënkupton
bindjen e qenies njerëzore ndaj Allahut si një person, një shoqëri dhe një
shtet në termat e statusit si një mëkëmbës i Allahut dhe kjo i përgjigjet
përkufizimit të vërtetë të Islamit dhe asaj që e pason atë. Është e njëjta
terminologji e mëkëmbësisë, që Kurani i Shenjtë e ka përdorur me qëllim që të përkufizojë
marrëdhënien ndërmjet qenies njerëzore dhe Allahut në sferën e pronës dhe marrjes
së saj. Nga këndvështrimi islam qeniet
njerëzore nuk kanë pronësi në pronat e vet, qofshin ato individuale, ose
shtetërore, ose shoqërore. Kjo perspektivë i përgjigjet natyrës së jetës
njerëzore në këtë planet. Qeniet njerëzore nuk sjellin asgjë me vete kur ato
lindin dhe nuk marrin asgjë me vete kur
ato vdesin. Qenia njerëzore nuk ka pronësi qoftë edhe të jetës, trupit apo
shpirtit të vet. Si ka mundësi që një qenie e tillë, që nuk ka pronësi të vetë
qenies së vet dhe jetës mund të pronësojë diçka, që as nuk i përket atij.
Kështu nga këndvështrimi islam, asnjë individ, apo shoqëri, apo shtet nuk e ka
të drejtën e pronësisë absolute mbi pronën. Islami e ripërkufizon marrëdhëniet
ndërmjet qenies njerëzore dhe pronës nga një nivel i ndryshëm. Le të meditojmë
pak mbi dy vargjet e Kuranit Madhështor të cituara më poshtë:
“Besoni Allahut dhe të
dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues (mëkëmbës) në të, se
ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh.” Hadidë
7. Ky ajet nënkupton dhe përfshin gjërat në vijim: Pronari i vërtetë dhe
absolut i pronës dhe i pasurisë është Allahu, që është Krijuesi dhe Pronari i
Universit dhe i qenieve njerëzore. Qeniet njerëzore nuk kanë ndonjë status
dhe/ose pozicion tjetër nga ai i mëkëmbësisë në sferën e ekonomisë gjithashtu.
Qenia njerëzore përfaqëson Allahun gjithashtu edhe në veprimtarinë e tij
ekonomike. Kështu qenia njerëzore është përgjegjës t’i bindet dhe të pajtohet
me ligjet, rregullat dhe bazat e Allahut në sferën e veprimtarisë së tij
ekonomike po ashtu. Dhunimi i ndërgjegjshëm i këtyre gjërave do të ishte në
kundërshtim me konceptin e Teuhidit (Monoteizmit), si na përkufizohet dhe na
përshkruhet në Kuranin Madhështor dhe që nënkupton dorëzimin e vullnetshëm nga
qenia njerëzore ndaj vullnetit të Zotit. Le të shohim ajetin e dytë nga Kurani
Madhështor:
“Mendjelehtëve (të papjekurve) mos u jepni
pasurinë tuaj që Allahu e bëri për ju mëkëmbje,...” Nisa 5. Ky ajet nënkupton dhe përfshin gjërat në vijim: Për
aq sa mund të jemi të interesuar për pronën shoqëria njerëzore ka përgjegjësi
kolektive. Përsëritja tri herë e formës së shumësit të personit të dytë në këtë
ajet (bëhet fjalë për ajetin në arabisht) ka të bëjë me shoqërinë dhe me atë që
drejton punët e saj. Prona është baza e mbijetesës së jetës njerëzore në këtë
planet. Në këtë parim të respektuar entiteti (individ, grup individësh apo
shoqëria), i cili bëhet administratori i një prone çfarëdo ka marrë të drejtën
private mbi të dhe për pasojë fuqinë për të arritur marrëveshje për të. Ky
vullnet do të ekzekutohet nga entiteti përgjegjës nën mbikëqyrjen kolektive dhe
të rreptë të shtetit islam apo sistemit shoqëror përkatës.
Nëse e drejta e
privilegjit të përfaqësuesit privat dhunon rregullat dhe normat themelore, dhe
i bezdis çështjet e ndryshme sociale do të nevojitej ndërhyrja e shtetit islam,
me qëllim korrektimin dhe vënien në rrugë të drejtë, kështu që t’i shërbejë
synimeve në një shkallë më të gjerë të sistemit shoqëror dhe ekonomik të
Islamit. Kur i konfirmojmë që të dy ajetet e cituara më sipër dhe i
bashkëlidhim ato, ligjet themelore ekonomike që mund të deduktohen nga ato
janë: Privilegjet e entitetit (individ, grup individësh apo shoqëria), që ka
mbi pronën me të cilën merren, janë ato të një administratori nën mbikëqyrjen e
rreptë dhe kolektive të shoqërisë apo shtetit.
Përkth: Roald A. HYSA
http://www.islamonline.com/news/articles/119/Basic-Precepts-of-Islamic-Economics-and-its-Dynami.html
Comments
Post a Comment