Mendimtare te hershem te ekonomise islame



Mendimtarë të hershëm të ekonomisë islame

Nga Muhamed Eshref

Ndërmjet mendimtarëve të hershëm muslimanë të ekonomisë ka qenë Ebu Jusufi (731-798), një nxënës i imam i Ebu Hanifes. Ebu Jusufi ka qenë kryekadi i kalifit abasid Harun Rashidit, për të cilin ai shkroi Librin e Taksave (Kitab el-Haraxh). Ky libër përvijon idetë e Ebu Jusufit mbi taksimin, financat publike dhe prodhimin bujqësor. Ai diskutoi mbi taksat proporcionale në prodhim, në vend të taksave fikse mbi pronën, si më superiore për një stimulim të rritjes së sipërfaqes së tokës të kultivuar. Ai gjithashtu mbrojti idenë politikës së faljes së taksave, e cila favorizon prodhuesin dhe administratën e centralizuar të taksave për të pakësuar korrupsionin. Ebu Jusufi favorizoi përdorimin e të ardhurave nga taksat për infrastrukturën socio-ekonomike, dhe përfshiu në diskutim tipa të ndryshme taksash, si taksën e shitjeve, vdekjes dhe tarifat e importit.
Diskutimet e hershme mbi benefitet e ndarjes së punës përfshihen në shkrimet e Kabusit, Gazaliut e Farabiut, Ibn Sinës, Ibn Miskevejhit, Nasirudin Tusiut, Ibn Haldunit dhe Esed Davaniut. Tek ata diskutimi përfshiu ndarjen e punës brenda ekonomisë shtëpiake, shoqërisë, punishtes-fabrikës dhe ndërmjet kombeve.
Shumë dijetarë e gjurmojnë historinë e mendimit ekonomik brenda botës muslimane, e cila e përjetoi kohën e saj të artë nga shek. VIII e deri në shek. XIII. Një temë e zakonshme ndërmjet këtyre dijetarëve ka qenë lavdërimi i veprimtarisë ekonomike (tregtisë), madje edhe akumulimi i pasurisë. Mendimtari persian Ibn Miskevejhi vëren: “Kreditori dëshiron mirëqenien e debitorit, me qëllim që të marrë mbrapsht borxhin, se sa ka ndonjë dashuri për të. Nga ana tjetër debitori, nuk shfaq ndonjë interes për kreditorin.”
Ibn Tejmija
Fuqia e furnizimit dhe e kërkesës u kuptua në një masë të madhe nga Ibn Tejmija dhe ai na e sqaron: “Nëse dëshira mallra rritet, ndërkohë që disponueshmëria e tij ulet, rritet çmimi i tij. Nga ana tjetër nëse disponueshmëria e mallrave rritet dhe dëshira për t’i pasur ulet, çmimet e tyre ulen.” Ibn Tejmija gjithashtu përpunoi një analizë rrethanore për mekanizmin e tregut me një këndvështrim të brendshëm teorik të pazakontë për kohën e tij. Diskutimet e tij mbi avantazhet dhe disavantazhet e mirëqenies mbi rregullimin dhe çrregullimin e tregut tingëllojnë sikur të jenë bërë sot.
Gazaliu
Gazaliu (1058-1111) e ka klasifikuar ekonominë si një nga shkencat e lidhura me fenë, së bashku me metafizikën, etikën dhe psikologjinë. Megjithatë autorët e ndryshëm kanë vërejtur, që kjo lidhje nuk ka ndikuar që të mbetet statik mendimi i hershëm ekonomik musliman. Gazaliu sugjeron një version të hershëm të një çmimi të paluhatshëm të kërkesës për disa lloj mallrash dhe ai gjithashtu diskuton mbi ekuilibrin e çmimeve. Gazaliu është cituar nga studiuesit për kuptimin e tij të mprehtë të teorisë monetare dhe formulimin e një versioni tjetër të ligjit të Gres’hamit.
Nasirudin Tusiu
Mendimtari persian Nasirudin Tusiu (1201-1274) na paraqet një përkufizim të hershëm të ekonomisë (të asaj që ai e quan hikmet medenie, shkenca e jetës qytetit) në diskursin e tretë të Etikës së tij: -”studimi i ligjeve universale që qeverisin interesin publik (mirëqenien) për aq sa ato janë të drejtuara nëpërmjet bashkëpunimit përdrejt përkryerjes.”
Farabiu
Farabiu vëren se çdo shoqëri ka mungesën e të paktën disa burimeve, dhe për këtë një shoqëri optimale mund të arrihet nga tregtia e brendshme, rajonale dhe ajo ndërkombëtare që do të shfaqeshin dhe se një tregti e tillë mund të jetë dobiprurëse për të gjithë partitë në lojë.
Ibn Halduni
Në 1964 shfaqet shkrimi i Jozef Shpengler “Mendimi ekonomik i Islamit: Ibn Halduni” në revistën e Studime Komparative në Shoqëri dhe Histori dhe bëri një hap të madh duke i sjellë në vëmendjen e Perëndimit bashkëkohor të dijetarëve të hershëm muslimanë. Ibn Halduni një historishkrues arab-tunizian, i cili rëndom shihet si një nga pararendësit e historiografisë, sociologjisë dhe ekonomisë moderne. Dijetari më i mirënjohur islam, i cili shkroi për ekonominë ka qenë Ibn Halduni, që konsiderohet edhe si babai i ekonomisë moderne. Ibni Halduni shkroi mbi ekonominë dhe teorinë politike në hyrjen e librit të tij Historia e Botës (Kitab el-Ibar) Mukadimah (Prolegomena). Ai diskuton aty për atë që ai e quan asabija (kohezion social), të cilën ai e citon si shkakun pse disa qytetërime u bënë të mëdha e disa të tjera jo. Ibni Halduni e ndjeu se disa forca shoqërore janë ciklike, megjithatë mund të ketë kthesa të forta e të shpejta, që dalin jashtë modelit. Ai është i mirënjohur për Mukadimanë e tij (në anglisht Prolegomena), e cila u zbulua, u vlerësua dhe u çmua plotësisht fillimisht nga dijetarët evropianë të shek. XIX, megjithatë kjo vepër ka pasur gjithashtu ndikimin e saj të konsiderueshëm në shek. XVII te historianët osmanë si Haxhi Kalifa dhe Mustafa Naima, të cilët u mbështetën në teoritë e tij për të analizuar ngritjen dhe rënien e Perandorisë Osmane. Më pas në shek. XIX shkencëtarët perëndimorë e njohën atë, si një nga filozofët muslimanë më të mëdhenj, që vinte nga bota muslimane. Konceptet kyçe të Ibni Halduni do t’i shohim në vijim:
Asabija- kohezioni shoqëror
Ibn Halduni shkroi mbi teorinë politike dhe ekonomike në Mukadimah, duke na relatuar mendimet e tij mbi asabijan mbi ndarjen e punës: sa më i madh të jetë kohezioni shoqëror, aq më komplekse mund të jetë ndarja e punës, aq më e madhe bëhet rritja ekonomike. Teoria e tij mbi asabijan shpesh janë krahasuar me ekonominë moderne keinesiane, me teorinë e Ibni Haldunit, e cila përmban qartësisht konceptin e shumëfishimit. Megjithatë ka një ndryshim themelor, sepse aty ku për Xhon Mejnard Kejnesin është prirja e klasës së mesme për të kursyer, kjo është për t’u qortuar për krizën ekonomike; ndërsa për Ibni Haldunin është prirja qeveritare për të kursyer në kohën kur mundësia për të investuar nuk e lëviz për lart plogështinë, e cila të çon te kërkesa në total.
Teoria e vlerave të punës
Ibn Halduni gjithashtu futi teorinë e vlerave të punës. Ai e përshkroi punën si burim vlerash, të nevojshme për çdolloj fitimi dhe akumulimi kapitali, natyrisht në kushtet e artizanatit. Ai debatonte, se madje edhe nëse fitimet “e arritura nga diçka tjetër përveç artizanatit, vlera e përfitimit të arritur dhe kapitalit duhet të përfshijë gjithashtu vlerën e punës pa të cilën ai nuk do të ishte arritur. Pa punë ai nuk do të ishte arritur.”
Rritja ekonomike dhe popullsisë
Ibn Halduni vërejti se rritja dhe zhvillimi nxisin pozitivisht që të dyja furnizimin dhe kërkesën, dhe se forca e furnizimit dhe e kërkesës janë ato që përcaktojnë çmimet e mallrave. Ai gjithashtu vërejti forcën makroekonomike të rritjes së popullsisë, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe efektet e zhvillimit teknologjik për zhvillimin. Ibni Halduni i përmbahej mendimit, se rritja e popullsisë është një funksion mirëqenieje. Ai e sqaron kështu:
Kur popullsia (qytetërimi) rritet edhe puna. Në këmbim luksi rritet përsëri si përgjigje e rritjes së fitimeve, dhe nevojat për sende luksi rriten. Llojet e artizanateve janë krijuar për të pasur sende luksi. Vlerat e realizuara prej tyre rriten, dhe si rezultat i kësaj fitimet e tyre shumëfishohen përsëri në qytet. Kështu prodhimi lulëzon më shumë se më parë. Dhe kështu vazhdon me rritjen e dytë dhe të tretë. E gjithë puna shtesë i shërben luksit dhe mirëqenies, në kundërtën e punës në origjinë, që i shërbente nevojave të jetës.
Koncepti i ekonomisë së njëanshme
Ibni Halduni i ka paraprirë një teorie tjetër moderne ekonomike, e cila është ekonomia e njëanshme. Ai debatonte, se “taksat e larta bëhen shpesh shkak për rënien e perandorive, me rezultatin që të ardhurat e ulëta mblidhen nga nivelet e larta.” Ibni Halduni futi konceptin e asaj që sot njihet gjerësisht si Kurba Lafer, që rritja e nivelit të taksave fillimisht i rrit të ardhurat e taksave, por eventualisht rritja e nivelit të taksave shkakton uljen në të ardhurat e taksave. Kjo bën që sa më të larta taksat, po ashtu edhe të dekurajohen prodhuesit e ekonomisë. Ibn Halduni përdori një qasje dialektike për të përshkruar implikimet shoqërore për përzgjedhjen e taksave (e cila përbën sot një pjesë të teorisë ekonomike):
“Është diçka e njohur që në fillim të dinastisë taksimi prodhon të ardhura të mëdha nga norma të ulëta. Dhe në fund të dinastisë taksimi jep të ardhura të ulëta nga norma të larta.”
Ai thotë se në fillimet e hershme të shtetit taksat janë të lehta, dhe sjellin të ardhura të larta... me kalimin e kohës dhe ndërrimin e mbretërve njëri pas tjetrit ata i humbasin zakonet e tyre fisnore në favor të atyre më të qytetëruarave. Kërkesat dhe nevojat e tyre rriten ndaj luksit dhe vijnë më tepër në rritje. Së këndejmi ata i vendosin taksa të reja subjekteve të tyre dhe e rrisin mprehtësisht nivelin e taksave të vjetra për të rritur të ardhurat. Por efektet mbi biznesin në rritjen e këtij taksimi e bëjnë atë të ndjeshme. Për këtë biznesmenët dekurajohen nga krahasimi i fitimeve të tyre me barrën e taksave... për pasojë prodhimi bie dhe me atë edhe të ardhurat e taksave.
Koncepti i parasë
Ibn Halduni e kuptonte që paraja shërben si një vlerë standardi, një mjet shkëmbimi dhe ruajtës vlerash.
Koncepti i Korporatave të Mëdha dhe Shumëkombësheve
Ai përmend, se Biznesi me pronarë të organizuar dhe të përgjegjshëm eventualisht do t’i tejkalojë ato me pronarë sundimtarë të pasur.
Përfundime
Është e dukshme që pjesa më e madhe terminologjisë moderne ekonomike janë të deduktuara nga parimet e shpallura në Kuran dhe Hadith. Për më tej themelet e ekonomisë moderne janë të bazuara në punimet e imam Ebu Jusufit, Ibn Tejmijes, Gazaliut, Farabiut etj. Thelbi i ndryshimit qëndron në konceptin e interesit, i cili jo vetëm që mungon në Parimet Ekonomike Islame, por është krejtësisht i ndaluar.


Perktheu: Roald A. HYSA

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit