Nje vit pas ngjarjeve ne Gaza nuk ka ndryshuar gje...


Kur Izraeli i përzuri palestinezët:

Po sikur të kishin qenë San Diego dhe Tihuana?

Randall Kuhn*

Janar 2009

Në prag të pushtimit të Gazës nga Izraeli ministri izraelit i mbrojtjes Ehud Barak bëri këtë analogji: “Mendoni pak rreth asaj çka mund të ndodhte sikur raketat të ishin lëshuar për shtatë vjet nga Tihuana e Meksikës drejt San Diegos në Kaliforni (SHBA).”. Brenda pak orësh politikanë dhe ekspertë amerikanë e imituan krahasimin e Barakut pothuajse fjalë për fjalë. Në fakt në këtë lojë më 9 janar u përfshinë edhe Lideri i Maxhorancës së Kongresit Steni Hojer dhe Lideri i Pakicës së Kongresit kryetari Erik Kantor, të cilët nxorën një opinion të përbashkët ku thuhej: “Amerika nuk do të gjente qetësi, nëse terroristët do të lëshonin raketa nëpërmjet kufijve tonë për në Teksas apo Montana.” Por le të shohim nëse klasa jonë politike dhe ekspertët mund ta përsërisin papagallçe këtë lloj analogjie.

Mendoni pak se çfarë mund të ndodhte sikur San Diego të përzinte pjesën më të madhe të popullsisë së Hispanikëve, Afro-Amerikanëve, Aziatiko-Amerikanëve dhe Amerikanëve autoktonë, rreth 48% në total dhe t’i zhvendosin forcërisht ata për në Tihuana? Jo vetëm emigrantë, por deri edhe ata që kanë jetuar në këtë vend prej disa brezash. Jo vetëm të papunët, apo kriminelët, apo ata që e urrejnë Amerikën, por edhe mësuesit, pronarët e bizneseve të vogla, ushtarët, deri edhe lojtarët e bejsbollit.

Po sikur ne qeveria e stabilizuar tashmë dhe agjencitë me baza fetare ta ndihmojmë popullsinë e bardhë të futet në ish-shtëpitë e tyre? Dhe po sikur ne të kishim ngritur me qindra shtëpi në zonat e tyre rurale, dhe me ndihmën e donacioneve bamirëse nga populli i SHBA-së dhe jashtë të mbillnim pyje në ish-qytetet e tyre, duke krijuar rezerva natyrore për të kënaqur të bardhët? Tingëllon shumë e tmerrshme, apo jo? Mua mund të më quajnë anti-semit, që po e them këtë të vërtetë. Epo, unë jam jehudi dhe skenari i mësipërm është ajo çka shumë shkollarë të shquar izraelitë thonë se ka ndodhur, kur Izraeli i përzuri forcërisht Palestinezët nga jugu i Izraelit për në Rripin e Gazës. Por këtë analogji sapo e kemi nisur.

Po sikur Kombet e Bashkuara të mbanin minoritetet e San Diegos në kampe të tejmbushura e të qelbura në Tihuana për 19 vjet? Atëherë SHBA-të ta pushtonin Meksikën, ta pushtonin Tihuanën dhe të fillonin të ndërtonin blloqe të mëdha banesash aty, ku mund të jetonin vetëm të bardhët. Dhe po sikur SHBA-të të ndërtonin një rrjet autostradash, që do të lidhnin qytetarët amerikanë të Tihuanas me Shtetet e Bashkuara? Dhe të ndërtonin pika kontrolli jo vetëm ndërmjet Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, por gjithashtu edhe përreth çdo lagjeje të Tihuanas? Çfarë do të ndodhte sikur ne t’i kërkonim çdo banuesi, refugjati apo vendasi të Tihuanës t’i tregojë kartën e identitetit çdo ushtari amerikan? Po sikur me mijëra banorë të Tihuanas të humbnin shtëpitë e tyre, punët e tyre, bizneset e tyre, fëmijët e tyre, ndjenjën e tyre të mirëqenies nga ky pushtim? A do të befasoheshit ju, kur të dëgjonit për lëvizje protestash në Tihuana, që shumë shpesh do të shndërroheshin në protesta të dhunshme apo me urrejtje? Mirë, le të vazhdojmë me pjesën e pabesueshme.

Mendoni pak se çfarë do të ndodhte sikur pasi t’i kishit përzënë të gjitha minoritetet nga San Diego për në Tihuana, dhe t’ia nënshtrosh ata për 40 vjet okupacionit ushtarak, dhe ta lesh brenda Tihuanën pa ushtarë e pa kolonët e bardhë? Kështu në vend që t’i jepnim atyre lirinë, ne të ndërtonim një gardh teli 7 metra të lartë përreth Tihuanas? Jo vetëm në anët ku kufizohet San Diego, por ta përshkojë gjithandej Meksikën. Po sikur ne të ndërtonim kulla vrojtimi 17 metra të larta të pajisura me mitraloza dhe t’iu thonim atyre, se po të qëndronin më pak se 50 metra afër këtij gardhi do të qëlloheshin për vdekje sapo t’i shihnim? Dhe sikur katër nga pesë ditë ta mbanim të mbyllur kalimin e kufirit në çdo pikë të saj, duke mos lejuar hyrjen e ushqimeve, veshjeve dhe barnave? Dhe sikur të patrullonim hapësirën e tyre ajrore me xhetët tonë luftarakë, duke mos iu lënë asnjë të korrë? Dhe sikur të patrullonim ujërat e tyre territoriale me destrojerë dhe nëndetëse, por duke mos i lejuar ata qoftë edhe të peshkojnë?

A do të befasoheshit ju të gjithë, sikur të dëgjonit se këto grupe rezistence në Tihuana edhe pasi të ishin “çliruar” por duke vdekur urie të vazhdonin t’i gjuanin me raketa Shteteve të Bashkuara? Ka shumë mundësi që jo. Por ju do të befasoheshit, kur do të mësonit se pjesa më e madhe e popullsisë në Tihuana s’ka zënë kurrë me dorë, as raketa, as pushkë, as armë të ndonjë lloji.

Përkundrazi mazhoranca ka mbështetur të gjitha shpresat tek bisedimet për paqe për një zgjidhje që do të sillte siguri, liri dhe të drejta të barabarta për të dy popujt që jetojnë në fqinjësi me njëri-tjetrin. Kjo do të ishte tingulli i analogjisë ndaj sulmeve të furishme të Izraelit në Gaza sot. Ndoshta ndonjë ditë shumë shpejt mendimi i arsyeshëm do të mbizotërojë dhe nuk do të ketë vend për këto analogji, që sjellin keqkuptime përreth Tihuanës, apo fqinjit të çmendur që kërkon të të vrasë fëmijën tënd, të cilat e errësojnë të vërtetën. Dhe në atë çast, në atë vend ku populli ka thërritur “Ne do të fitojmë, Ich bin ein Berliner (unë jam berlinez), Fund aparteidit, Tibeti i lirë dhe Shpëtoni Darfurin” ne të gjithë do të mblidhemi së bashku dhe do të bërtasim “Liri Gazës, Liri Palestinës”. Edhe pse jemi amerikanë bota do ta vërejë këtë dhe ata do të çlirohen, dhe ndoshta paqja do të mbizotërojë në Tokën e Shenjtë për të gjithë banuesit e saj.

* Ky shkrim është botuar në Uashington Post dhe është shpërndarë në shumë forume në internet. Randall Kuhn është profesor asistent dhe Drejtor i Global Health Affairs Program në universitetin e Denverit Denver Josef Korbel School of International Studies. Ai e shkroi këtë artikull pas një udhëtimi në Rripin e Gazës.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit