Parimet e Ekonomise Islame PEI
Ekonomia Islame - nga parimet në praktikë
Nga Muhamed Eshref
Shumë njerëz përpiqen gjithmonë
t’i përshtasin Parimet Ekonomike Islame brenda terminologjisë moderne
ekonomike, në vend që të marrin një qasje të anasjelltë, pa e kuptuar fare
faktin, që kjo terminologji moderne e ka origjinën nga Grekët apo kërkimet e
ekonomistëve muslimanë. Me qëllim që ta heqim këtë keqkonceptim me këtë
artikull do të përpiqemi të ndriçojmë origjinën e koncepteve moderne ekonomike
dhe aspektet kyçe të Ekonomisë Islame, duke përfshirë këtu edhe politikat
monetare e fiskale nga parimet në praktikë.
Bazat e politikës monetare
Politika konvencionale monetare
mund të gjurmohet mbrapa në kohë deri nga fundi i shek. XIX, kur standardi
ishte ari, i cili në formën moderne njihet kallëpi standard i arit (KSA). KSA është
një sistem në të cilin nuk qarkullojnë monedha ari, por në të cilin autoritetet
kanë rënë dakord të shesin kallëpe ari sipas kërkesës për një çmim të fiksuar në
këmbim të monedhës në qarkullim. Deri në vitin 1971 shumë monedha të botës mbështeteshin
nga ari. Befasisht vlera aktuale e parasë letër apo elektronike nuk u mbështet
më me ar, por mund të rregullohej nga krijuesit e monedhës.
Politikat monetare përpiqen ta
stabilizojnë ekonominë, duke kontrolluar përqindjet e interesit dhe të
shpenzimeve, duke i kufizuar borxhet qeveritare. Politika monetare është një
pengesë e madhe për ekonominë e lirë të tregut, sepse qeveria e kontrollon
ekonominë nëpërmjet politikës monetare, e cila nuk mundësohet në një ambient që
funksionon me ar. Kjo është ajo çka ndodhi saktësisht në të ashtuquajturin
Ekonomi e Tregut të Lirë Kapitalist më 1931, kur zëvendësimi i monedhave të
arta u ndalua nga bankat. Me kalimin e kohës vetëm për të kontrolluar të
ashtuquajturën Ekonomi të Lirë nëpërmjet politikave monetare u futën shtresa
sipër shtresave politikat, ku në fillim u fut monedha, dhe më pas pozitat
minuese monetare u mbuluan nëpërmjet rregullimit të librave të llogarive, dhe
tashti nëpërmjet koncepteve të parasë plastike.
Politika monetare në Islam
Konceptet parësore të ekonomisë
së lirë janë tashmë të pranishme Parimet Ekonomike Islame (PEI). PEI janë rreptësisht
kundër përqendrimit të pasurisë dhe e ndalon nëpërmjet asaj edhe të keqen e
Ribasë- (interesit kamator). Në të kundërt me politikën monetare konvencionale
PEI nuk vuan nga e keqja e përqindjeve të interesit, nga benefitet e shtypjes së
parave dhe marrja borxh nga popullata nëpërmjet formave të ndryshme si bonot
etj. Meqë koncepti i interesit mungon në PEI, së këndejmi koncepti i politikës
monetare në PEI është i kufizuar vetëm në standardin e arit, gjë për të cilën është
zhvilluar qysh në fillimet e veta.
Standardi i arit bazohet në
parimet islame. Islami i konsideron mallrat me vlerat e tyre të brendshme si
monedhë. Mallrat në vijim janë shembull i përdorimit si monedhë: Ari, Argjendi,
Orizi, Hurmat, Mielli, Elbi dhe Kripa. Çmimi i një malli vendoset nga vetë
tregu pa ndonjë ndërhyrje qeveritare. Koncepti i parasë ishte mbizotërues edhe
përpara profetit të fundit Muhamedit (alejhi selam), ku 1 dinar ari ishte baraz
me 10 dërhemë argjendi. Edhe sot argjendi ka një barazi të caktuar me arin.
Argjendarët zakonisht përdorin vula në dinarin dhe dërhemin për të provuar
autenticitetin.
Në shumë rrëfime historike
shpallet se ndërmjet Kalifëve të Drejtë ishte Osman ibni Afani r.a. ka qenë i
pari që nxori monedha, ndërsa disa transmetime të tjera shpallin se ka qenë
Omeri r.a. i pari që e bëri një gjë të tillë. Kur u mor Persia tre lloje
monedhash qarkullonin në këto territore, me emrat Baghli prej 8 dang; Tabariu
prej 4 dang; dhe Magribiu prej 3 dang. Omeri (sipas disave Osmani) futën një
risi dhe nxorën dërhemin islam prej 6 dang. Sipas PEI roli i Bankave Qendrore nën
PEI do të ishte për një Tregti Ndërkombëtare Kontabiliteti për vendin, produkte
të shqyrtuara në përputhje me Sheriatin dhe për rregullimin e institucioneve
financiare. Për pasojë koncepti i bankimit nën PEI do të ofronte Produkte
Financiare sipas Sheriatit si ndëmjetëse, depozita ari për klientin dhe
konvertimin e monedhës në ar në llogari të kërkesës së mbajtësit përveç
trajtimit të monedhës në një fazë tranzitore.
Bazat e politikës fiskale
Politika fiskale kontrastohet me
politikën monetare, e cila përpiqet ta stabilizojë ekonominë duke kontrolluar
normat e përqindjes së interesit, normat e këmbimeve dhe furnizimin me para.
Ajo përdor dy instrumente kryesore- shpenzimet qeveritare dhe taksimin.
Ndryshimet në nivelin dhe kompozimin e taksimit dhe shpenzimet qeveritare mund
të zbatohen në variablet ekonomike në vijim:
·
Kërkesën në total dhe në nivelin
e aktivitetit ekonomik
·
Në modelin e alokimit të burimeve
·
Shpërndarjen e hyrjeve
Bazat e ekonomisë keinesiane
Ekonomia keinesiane e quajtur
edhe keinesianizmi apo teoria keinesiane është një shkollë e mendimit
makro-ekonomik e bazuar në idetë e ekonomistit të shek. XX Xhon Majnard Keines.
Ekonomia keinesiane argumenton, se vendimet e sektorit privat nganjëherë çojnë
në rezultate inefiçente makro-ekonomike dhe për këtë mbron ndërhyrjen e
politikave aktive të sektorit publik, duke përfshirë këtu ndërhyrje të
politikave monetare nga banka qendrore dhe ndërhyrje të politikave fiskale nga
qeveria për të stabilizuar prodhimin e ciklit të biznesit. Teoritë që dormojnë
bazën e ekonomisë keinesiane u paraqitën fillimisht në librin “Teoria e përgjithshme
e punësimit, Interesave dhe Parasë” botuar më 1936. Interpretimet e Keinesit
janë kontroversiale dhe shkolla të ndryshme mendimi e pretendojnë trashëgiminë
e tij.
Ekonomia keinesiane mbron idenë e
një ekonomie të përzier- ku mbizotëron sektori privat, por me një rol domethënës
të qeverisë dhe sektorit publik- dhe shërbeu si modeli ekonomik pas Krizës së
Madhe (1929), Luftës II Botërore dhe ekspansionit ekonomik pas-lufte
(1945-1973), megjithatë ai e humbi disi ndikimin pas stagflacionit (stanjacion
e inflacion ekonomik njëkohësisht) të viteve 1970. Ngjarja e krizës financiare
globale e 2008 ka shkaktuar rigjallërimin e mendimit keinesian.
Politika fiskale në Islam
Gjatë qeverisjes islame të
Medines ndodhi një shndërrim shoqëror si rezultat i ndryshimit të pronësisë së
tokës, duke i dhënë individëve të çdolloj gjinie, etnie apo me të kaluar fetare
të drejtën për të blerë, shitur, dhënë me qira dhe për ta trashëguar tokën. Bazuar
në Kuranin Famëlartë duhen firmosur kontrata për transaksione të mëdha
financiare, që kanë të bëjnë me bujqësinë, industrinë, tregtinë dhe punësimin.
Kopjet e kontratave duhen ruajtur zakonisht nga të dyja palët e përfshira në
marrëveshje, dhe së këndejmi të gjithë ajo që ne jemi duke praktikuar tashti
nuk është diçka e huaj për Parimet Ekonomike Islame-PEI. Siç dihet mirë tashmë,
që PEI janë të deduktuara nga Kurani dhe Suneti. Mendimtarët e hershëm ekonomikë
islamë kanë zhvilluar modele të ndryshme ekonomike, që formojnë bazën konkrete
të parimeve moderne ekonomike.
perkth: Roald A. HYSA
Comments
Post a Comment