STALINI DHE PIJANECI


STALINI DHE PIJANECI


Një i dehur, tepër i pirë qëndron para Mauzoleumit në Sheshin e Kuq të Moskës në mesnatë dhe ia nis të bërtasë me të madhe:
-"Vdekje diktatorit me mustaqe! Vdekje diktatorit me mustaqe!"
Rojet që rrinin përpara Mauzoleumit bëjnë sikur nuk e vërejnë pijanecin, duke pritur që ai të largohet vetë me shumë padurim. Por pijaneci qëndronte aty me këmbëngulje dhe në drejtim të Kremlinit, ngrinte kohë pas kohe grushtin lart dhe lëshonte parullën e vet. Më në fund u detyruan rojet të telefononin dhe të njoftonin oficerin dezhurn për pijanecin. Koloneli dezhurn pasi e shqyrton situatën dhe e sheh si është puna, e arreston pijanecin dhe që nga vendroja i raporton Stalinit, se ka arrestuar një armik të keq, që thërriste kundër udhëheqësit të lavdishëm: "vdekje diktatorit me mustaqe"?!!...-
Stalini i thotë oficerit se për momentin ishte i zënë me një mbledhje të rëndësishme dhe nuk mund të merrej me rastin, por t'ia dërgonin "armikun" pas tre orësh. 
Këto tri orë pritje dolën shpëtimtare për pijanecin. Ndërkohë i doli pija dhe ai u bë esëll. Tri orë më pas Stalini e merr në pyetje dhe i thotë:
-Qytetar, kë keni parasysh kur thërrisni: "vdekje diktatorit me mustaqe?!"- pijaneci iu përgjigj:
-Kuptohet, Hitlerin. Ai e sulmoi me qëllim vendin tonë, shkatërroi mijëra qytete e fshatra, vrau miliona sovjetikë...- e deshi të vazhdojë, por Stalini e ndërpreu:
-Mjafton, mjaft... Në rregull qytetar!- Stalini u kthye me mllef nga oficeri dhe e pyeti me tërsëllëmë:
-"Po ju, shoku kolonel, kë patët parasysh????!!!!..."


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit