Marshimi mbi Romë dhe Tetori i kuq


Marshimi mbi Romë dhe Tetori i kuq


Roald A. HYSA

Tetori dhe nëntori janë dy muaj që në historinë e afërt përmbajnë brenda vetes ngjarje të mëdha me ndikime të pallogaritshme për të gjithë historinë njerëzore. Përplasjet Lindje – Perëndim nuk u vërejtën thjesht në luftërat botërore, por edhe në lëmin ideologjik prej të cilit burojnë të gjitha problemet, debatet, diskutimet e më pas edhe luftërat, që deri tashti i kanë kushtuar njerëzimit disa qindra milionë njerëz të vrarë e të zhdukur për shkak të përplasjeve të mëdha ideologjike. Pas Luftës së Parë Botërore rendi ndërkombëtar pësoi ndryshime të ndjeshme nga një presion në rritje i grupimeve të ndryshme majtiste, të cilët aspironin të merrnin pushtet, kudo në të gjithë Evropën. Revolucioni i Tetorit është nga ngjarjet më me rëndësi të kësaj periudhe, e cila në përfundim të Luftës së Madhe i dha fund Perandorisë Ruse dhe themelimit të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike me në krye Vladimir Iliç Uljanovin- i njohur gjerësisht në histori si Lenini.
“Udhëheqësi është partia dhe partia është udhëheqësi.” Adolf Hitler. Kjo thënie e Hitlerit shpjegon qartas se si u ngrit një diktator në pushtet dhe nëpërmjet partisë së tij ai e ktheu Gjermaninë në një shtet totalitar, që shkaktoi më pas tragjeditë më të mëdha të Luftës II Botërore. Kjo linjë të menduari dhe të vepruari u ndoq edhe nga Benito Musolini në Itali. I njëjti parim funksiononte edhe për udhëheqësin e Revolucionit të Tetorit Vladimir Iliç Lenin, funksion i cili u përjetësua në vargjet e poetit sovjetik Vladimir Vladimiroviç Majakovskit në një poemë elegjiake prej 3,000 vargjesh kushtuar Leninit: “Kur themi Lenini kemi thënë Partia, kur themi Partia kemi thënë Lenini.” Në këtë vijë e vazhdoi udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik pasuesi i Leninit në pushtet Josif Visarionoviç Xhugashvili- Stalin. E gjithë kjo linjë të menduari dhe të vepruari më pas u ndoq nga të gjitha vendet e Lindjes komuniste deri në Kinë. Stalini, Mao Ce Duni, Ho Shi Min dhe Enver Hoxha në Shqipëri ndoqën të njëjtin format dhe model që vinte nga Bashkimi Sovjetik vendi fanar për të gjithë vendet komuniste, duke nisur nga Gjermania Lindore e deri në Kore e Vietnam. Dy regjimet totalitare fashiste dhe naziste patën një jetë të shkurtër, për shkak se Lufta II Botërore u fitua nga Aleatët, duke shkatërruar Fuqitë e Boshtit Romë- Berlin- Tokio, të cilat ishin të etura për pushtime në Evropë, Afrikë e Azi. Më 28 tetor 1922 do të fillonte revolucioni fashist i marrjes së pushtetit në Itali me “Marcia su Roma” nga ana e partisë fashiste, e cila kryesohej nga Benito Musolini, ish-drejtues i lartë i Partisë Socialiste Italiane dhe ish-drejtor i gazetës së po kësaj partie Unita. Po ashtu edhe Hitleri me Partinë e tij Nacional-Socialiste do të vinte fillimisht në pushtet me anë të fitores në zgjedhjet e nëntorit 1932 dhe të një koalicioni, të cilin do ta prishte shumë shpejt për ta drejtuar Gjermaninë me partinë e tij i vetëm, duke fshirë edhe parlamentin më pas nga funksionet e zakonshme. Në dallim nga të ngjashmit e tyre, pavarësisht se armiq për vdekje të Bashkimit Sovjetik, në Itali e Gjermani nuk u zhduk prona private në favor të shtetit. Në nëntor të vitit 1941 nga një bashkim grupesh ekstreme komuniste do të themelohej në Tiranë Partia Komuniste e Shqipërisë me sekretar Enver Hoxhën, i cili pas marrjes së pushtetit në mbarim të luftës do të imitonte dhe do të adaptonte të gjitha metodat për drejtimin dhe ruajtjen e pushtetit nga udhëheqësi sovjetik Stalini. Ndërsa më 1 tetor 1949 udhëheqësi komunist Mao Ce Dun do të shpallte themelimin e Republikës Popullore të Kinës dhe kështu mbarimin e një perandorie mijëvjeçare së bashku me traditat e saj antike.
Nazi-fashizmi dhe më pas komunizmi treguan se kanë shumë gjëra të përbashkëta ndërmjet tyre në ngritjen e një shteti totalitar mono-partiak, i cili e zhduk kundërshtarin jo-thjesht në planin fizik, por edhe të gjithë ato struktura, që mund të gjenerojnë opozitarizëm dhe ideologji alternative. Partitë kundërshtare dalin të gjitha jashtë ligjit, dhe ideologji sunduese shtetërore mbetet vetëm nazizmi, fashizmi apo komunizmi. Këta udhëheqës u kthyen në diktatorë dhe e njihnin veten si udhëheqësit e vetëm të revolucionit dhe të vendit të tyre, duke e kthyer veten në lider të pagabueshëm. Duce (nga latinishtja Dux- udhëheqës) u vetëemërtua dhe thirrej nga të gjithë Benito Musolini, Führer-udhëheqësi thirrej nga të gjithë pasuesit e vet Hitleri, po i njëjti term u përdor si emërtim edhe për Leninin, Stalinin, Mao Ce Dunin dhe për Enver Hoxhën, pra udhëheqësi.
Të gjithë këta u munduan ta strukturojnë shoqërinë me të njëjtat metoda e mënyra, duke vënë në themel të udhëheqjes kultin e individit të udhëheqësit dhe pagabueshmërinë e tij, partinë dhe organizatat e masave me anë të të cilave kontrollonin të gjitha lëvizjet e mundshme shoqërore, duke mos lënë asnjë hapësirë për opozitë. Ideologjizimi masiv i popullsisë u arrit nëpërmjet një indoktrinimi politik të tejskajshëm, por edhe me organizimin e shoqërisë në struktura të ngjashme si nazi-fashizmi dhe komunizmi, të cilët nga pikëpamja ideologjike janë ndikuar nga marksizmi dhe darvinizmi social. Organizatat e Rinisë, të Punës, apo Sindikatat, Lidhja e Shkrimtarëve, Shoqatat e Grave etj., janë identike për nga metodologjia e ndjekur nga këto dy ideologji shtetërore vrastare.
Organizimet rinore dhe praktikat ushtarake dhe fryma dhe edukimi ushtarake që ato merrnin janë krejtësisht njësoj, si në Gjermani, Itali, Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë e Shqipëri. Në vijim mund të shihni një tabelë krahasuese të këtyre organizmave.

Nr.
Organizimi i Rinisë Naziste
Organizimi i Rinisë Fashiste
Organizimi i Rinisë Komuniste Shqiptare
Organizimi i Rinisë Sovjetike
Organizimi i Rinisë Kineze
1
10- 14 vjeç Jungvolk
8- 13 vjeç Balilat
5 -10 vjeç Yllka dhe Fatosat
7- 10 vjeç Tetoristët e vegjël
6- 10 vjeç Rojet e vogla të Kuqe të Revolucionit (ka funksionuar përkohësisht)
2
14-18 vjeç Hitlerjugend
13-17 vjeç Avanguardia
10-14 vjeç Pionierët
10-15 vjeç Pionierët e rinj
6- 14 vjeç
Pionierët e rinj
3
18-20 vjeç SA, SS, etj
17-21 vjeç Gioventu Fascista
14-20 Bashkimi i Rinisë Punës Shqipërisë
15- 29vjeç Komsomol-
Rinia komuniste
14- 28 vjeç Liga e të Rinjve Komunistë të Kinës



Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit