Viti i Zi 1967


Viti i Zi 1967

Në atë vit të largët u mor një vendim shumë i zi për të gjithë ata që besonin në Zot, si të Krishterë po ashtu edhe Muslimanë. Edhe në Kuranin Famëlartë ku flitet për shtëpitë, ku përmendet shumë emri i Zotit të Madhëruar Allahut, Dhul Xhelali uel Ikram, xhamitë e kishat, e sinagogat, vende ku i luten njerëzit Zotit, mu këto vende u mbyllën me ligj për të mos i hapur më (normalisht kjo për një afat të shkurtër fare, se Zoti nuk mund ta lejonte një gjë të tillë vazhdimisht).
Njerëzve iu mësohej ateizmi nëpër shkolla fillore, 8-vjeçare, të mesme e të larta dhe një fëmijë në një shkollë të Tiranës mbasi kishte mbaruar mësimin, ku i kishin thënë që nuk ka Zot shkon me vrap te gjyshja e vet dhe e gjen tek oborri i shtëpisë. Plaka ishte ulur dhe po tymoste një cigare e qetë, duke mendu për hallet e veta. Djali i shkon me vrap dhe i thotë:
-O ije, o ije, ku osht Zoti mi ta shof, ho mi pra...

-Tyt he dreq, po ku ke bythë ti me e pa Zotin? Mër QAFIR- plaka hoqi nallanen dhe e goditi nipin e vet me sa fuqi që pati...

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit