Bejte


Bejte alla tirone per grevistat e urise

rrofte facebooku per me nga e me u qa...

Edvin Cami

Kot nuk thojshin se façizmi
osht si hallvë me shumë sheqer,
se nështi qi dul freshizmi,
ina bo t’gjithe zeher.

Si u rrika pa byftek,
pa salc kosi, pa bërxollë!
Po s'i patëm kto për drekë,
M'darkë s'un pimë as kokakolë.

Për Zot, pula kot na binë,
se ballistat s'i dumë hiç!
Si ta rrxojmë kshu qeverinë
pa bakllavë, shalqi e fiq?

Na plotsoni çdo kërkesë,
se do t'i lojmë çadrat bosh!
S'shtyhet greva me fërgesë!
Po s'pat ujë, na bini kos!

Artan Loku

Hyni greva ditn e katër
gjasme gjenja oshtë rënu
skon torb burrat lujn teatër
po na rrikan ne pa rru

Po na bojnë sikur s'kon hongër
njoni shtri tjetri galiç
n'mes tavlinës sallatë me trongëll
rreth pjates sallom salçiç

Morali modh aty mrena
jena mo të fortë se kurrë
thotë shegushja me dy krena
që e nez zjermin me shurrë...

Hyni greva n'pestën ditë
i ka ra për 5 Maj
siç e kena pas traditë
nëpër çadra moll na ndaj.

Fisnik Kodra

neper çadra molla ndaj
e hallve te nxehte not per not
ci ka gjet te mjeret greviste
jane tui shnosh per me i bo kurbon.

Edvin Cami

Nëpër çadra hanë e pinë,
se 5 Majin kon' berom.
Media bojn' sikur gjo s'dinë,
se me bzojtë, i bojn' kurbon.

Grevistët m'kët beromllik
Rrinë pa rru ene bojn' pallë
T'gjithë do t'ishin bo për thikë
t'kishte qenë derri hallall!

Artan Loku

Hyni greva ditn e gjashtë
hala sdin se çer kërkojnë
ca bërtasin atje jashtë
ato mrena dhomët shtërnojnë

Kush ma fort te ulurasi
jon bo mocat si klysh tigri
amon kur nrefet ne ai prasi
si dac fruri Fiqri Xibri.

Edvin Cami

Fiqiriu si dac fruri
Salën do me e hek kët' herë,
se Edi osht ai soj burri
qi kno rrep mrena n''minierë.

Ben Ahmetaj si mocë hini
qeverinë dashka me rrxu.
Ha sallatë me voj ullini
'ne pak mish sa me e shoqnu.

Fatmir Xhafa do raki
sa me majtë moralin m'komë.
Po t'ketë ene kabuni,
Taksiratë me bo berom.

Veç për popllin kto siklete
po i hek nona Parti.
Mozallah, s'dunë gjo për vete,
veç nja dymdhet' ministri.

Fisnik Kodra

Mazallah s'dune gjo per vete
veç mendojne per ket milet
burra vatani nuk bojn hile
sikletet popllit dun me ja heq

Dhe per ket shahid osht Edi
qe pare kish sa per qefin
lum per ne qe rrojm ket dite
prijesa t'verfer popull zengjin.

Artan Loku

Fillun burrat me u dorzu
nji ka nji tu shtru m'spital
ka mundsi te jene helmu
se diarreja so tui nal

do kene hor nai gjo pa la
o ka qene nai sabotim
se llafe kon dal ca
i duhet njoni m'shtish tufin

se kush do jete i pari
qe ka per ta mor ket hap
ate e vendos kryetari
ose ate qe shorti kap

po nuk oshte kollaj me shku
o ju shqipe me dy krena
qe ju shkofte barku perru
o ju morte muji qe o mrena.

Hajde greve urie hajde
njoni del e tjetri hy
qe me mor daulle e gajde
tamom si tifozat kuq e zi.

Edvin Cami

Me shekuj e mijvjeçarë
m'çadra t'rrini myllë si squkë!
Partia ju do ushtarë,
po shyqyr s'ju le pa bukë.

Hani fara t'luledillit,
se pa qetër do t'fitoni,
veç përmajtjes mojasillit,
tufa tufa lesh hamomi!

Artan Loku

Leni sot t'hyne gazetarët
mos i mçefni fare pjatat
le ta bojnë kto qoken t'parët
se sot greva na bo t'shtatat

Po të m'pysi njeri mu
unë i them duhet se sbo
për të shtatat me i shku
ene mei hudh nai gjo

se sa hudh nuk ka ronsi
biles mos shëno as emër
se për qokë ne fatkeqsi
hudhet sa tju lej m'zemër.

Edvin Cami

Mos t'fëlliqna qava hall,
po Partia ashiqare
me kameramonë përballë
paska nis me da ca pare.

Fiqri Xibri paska shku
i pari me lonë at' qokë.
Shyqyr, s'na paska turpnu
me ka 10 mijë lekë për kokë.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit