HIXHRI


Kalendari HIXHRI

Hixhri, është mënyra e llogaritjes së vitit sipas muajit hënor dhe merr shkas nga ngjarja e Hixhretit-Shpërnguljes së Profetit Muhamed alejhi selam. Kalendari bazohet në llogaritjet hënore dhe fillon me kohën kur Pejgamberi alejhi selam emigroi nga Meka në Medine dhe i pari që e futi në përdorim këtë Kalendar ishte Omer Ibn Hatabi, kalifi i dytë i drejtë. Kalendari hixhri nis më 16 qershor 622. Viti hixhri ka 12 muaj me nga 29 ose 30 ditë, dhe zakonisht zgjat 354 ditë, dhe muajt hënorë nuk përkojnë me muajt diellorë për çdo vit, por me rotacion që zgjat 32 vite e gjysmë, pra Ramazani qëllon me një muaj diellor përkatës një herë në 32 vite e gjysmë. Aktualisht ndër shtetet që e aplikojnë zyrtarisht këtë lloj kalendari është Arabia Saudite, por shtete të tilla si Egjipti, Jordania dhe Siria i përdorin të dy kalendarët atë hixhri dhe gregorian.
Muajt e kalendarit hixhri janë:
1) Muharrem, 2) Safar, 3) Rabi al-Aual, 4) Rabi al-Thani, 5) Xhumaada al-Aual, 6) Xhumaada al-Thani, 7) Rexheb, 8) Shaban, 9) Ramazan, 10) Sheual, 11) Dhul Kadeh, 12) Dhul Hixheh.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit