Hoxhe Nasredini




Rabini çifut, prifti i krishterë dhe Nasradin Hoxha

Një ditë Nasradin Hoxha kishte ftuar një rabin dhe një prift për darkë dhe për të biseduar me njëri-tjetërin. Kur po bisedonin Nasradini sjell një tavë të madhe me bakllava, që dukej se ishte përgatitur mirë, dhe shumë e shijshme. Ai e vuri në mes të sofrës dhe iu tha bujrum mysafirëve, mirëpo rabini mbajti frymën fort ngriti dorën lart dhe i tha dy të tjerëve:
-Unë jam përfaqësuesi i popullit të zgjedhur nga Zoti në tokë, prandaj më takon mua ta haj bakllavanë, e juve s’keni për të ngrën asnjë thërrime!
-Jezu Krishti vdiq për mua në kryq, për të larë gjynahet e mia; unë e besoj atë e ju nuk e besoni, kështu që mua më takon ta hajë të gjithë bakllavanë e t’iu lej juve vetëm thërrimet...
Vazhduan të zihen, se kush do ta hante bakllavanë, e më në fund ranë dakord që të bien të flenë, e më pas kush do ta shohë pejgamberin e vet në ëndërr: ai edhe do ta hajë bakllavanë.
Pasi u zgjuan në mëngjes dhe i lanë sytë rabini iu tha atyre:
-Lejini llafet, kam parë në ëndërr Moisiun (Musain), dhe kështu bakllavaja është e imja e juve nuk ju takon gjë...
-Unë e pashë Jezu Krishtin (Isain) në ëndërr, bakllavaja është e imja, do ta haj unë dhe ju ashtu si thuhet në Bibël “thërrimet jepjuani qenve” pra juve që nuk jeni të krishterë, juve vetëm ato mund të hani...
Të dy këta vazhduan të zihen e ngatërrohen, ndërsa Nasradin Hoxha po rrinte shumë i qetë dhe i ndiqte me vëmendje të madhe rabinin dhe priftin se çfarë po thonin. Ata po ziheshin ashpër me njëri-tjetrin, kur u kujtuan për Nasradinin dhe iu kthyen dhe e pyetën:
-Po ti, o Hoxhë, çfarë thua?
-Unë e pashë Pejgamberin alejhi selam në ëndërr. Ai më tha:
-Zgjohu dhe haje bakllavanë,- dhe unë u zgjova dhe e hëngra...

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit