Shitesja me leter zumpare




Shitësja e pasjellshme me letër –zumpare


Në kohën e regjimit monist një shitëse kinkalerie (mallrat të imta, si shkrepse, brisqe e lapsa) ishte bërë problem në ndërmarrjen e tregtimit për sjellje të dobëta me klientët. Politika e Partisë ishte që t’ua krijonte kushtet maksimalisht klasës punëtore dhe të mos mungonte gjë nëpër dyqane, prandaj edhe ua kishin ndaluar shitësve të thonin për ndonjë mall, që nuk e kemi apo mungon. Kështu drejtori i ndërmarrjes shkon te kjo shitësja dhe fillon t’i flasë se si duhet të sillet e t’i shërbejë klientëve:

-Shiko këtu, me klientin duhet të sillesh mirë dhe t’i thuash mirëseerdhe ti e para, se kështu na mëson Partia. P.sh., nëse një klient të kërkon çakmak dhe ti nuk ke, mos i thuaj që nuk kam, por thuaji kemi shkrepse, dhe buzëqeshi klientit. Kështu... ja unë po rri këtu anash dhe ti shërbeji klientit të parë që do të vijë, mirë?.... – Hyn një burrë në dyqan dhe shitësja i buzëqesh e i thotë:

-Urdhëroni more shok, mirë se keni ardhur... çfarë dëshironi?- dhe i nxori dhëmbët duke u zgërdhirë.

-Faleminderit moj shoqe; mua më duhet letër higjenike për të shkuar në banjë...

-Për momentin nuk na ka ardhur furnizimi, por pa dyshim kemi letër zumpare....

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit