Diogjeni dhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë



Diogjeni dhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë

Diogjeni ishte një nga filozofët e Antikitetit të Greqisë dhe e kishte bërë zakon të mos kishte, as shtëpi, as katandi. Ai jetonte në një vozë dhe shëtiste ditën me një kandil që e mbante para duarve për të ndriçuar rrugën, duke kërkuar një njeri të përsosur. Mirëpo ishte njeri shumë i ditur dhe shumë njerëz shkonin dhe i kërkonin këshilla, si dhe mësonin prej tij. Një ditë Aleksandri i Madh I Maqedonisë shkoi ta takonte dhe njëkohësisht të fitonte ndonjë urtësi prej tij, por njëkohësisht edhe ta shpërblente se ai ishte mbreti i Maqedonisë dhe kishte flori pa hesap, dhe midis tyre u zhvillua një dialog shumë i shkurtër, por me shumë domethënie
Ai i doli përpara Diogjenit dhe i tha me mburrje:
-Diogjen, unë jam Alaeksandri i Madh i Maqedonisë, kam ardhur të përfitoj prej teje, porse hap gojën e më kërko dhe unë do të jap çfarë të duash…- ndërsa Diogjeni iu përgjigj me shumë qetësi:

-Hiqu andej, se më ke zënë diellin…

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit