Bazat Teorike te Ekonomise Islame
Ligji ekonomik islam-
Qenia njerëzore dhe natyra
Nga P.P.
Abdu-Rrezak
Nga perspektiva
islame gjithçka është e pasur dhe me bollëk në këtë botë. Kjo është e qartë dhe
e thjeshtë për këdo vëzhgues. Megjithëse qenia njerëzore është në epiqendër
midis miliona specieve të këtij planeti, ai nuk është as më i madhi i të gjitha
specieve, as me numrin më të madh, as me jetëgjatësinë më të madhe, as në unazën
e parë të zinxhirit të gjallesave. Numri i një lloji të veçantë zogjsh shumëngjyrësh
migratorë, që fluturojnë nga pjesa jugore e Amerikës për në Meksikë me ardhjen
e dhjetorit është 140 milionë. Ky nuk është i vetmi lloj zogu migrator nga
Amerika. Porse ka edhe zogj që qëndrojnë në Amerikë dhe nuk migrojnë. Po ashtu
ka zogj të tjerë në pjesën veriore, lindore e perëndimore të Amerikës
gjithashtu. Si përfundim ne jemi të sigurtë, që numri i zogjve në Amerikë është
shumë herë më tepër më i madh se sa i njerëzve aty. Mendo pak për peshqit në
thellësitë e ujërave. Numri i një lloji të vetëm peshku mund të jetë shumë herë
më i madh, se sa numri i qenieve njerëzore në këtë planet. Meditoni pak mbi
llojet e ndryshme dhe numrin e stërmadh të krijesave të ujit. A mos vërehet
ndonjë lloj mungese apo deficiti në ushqimin e tyre, që kërcënon ekzistencën
apo mbijetesën e tyre? Le të hedhim një sy në dy ajete kuranore, të cilat
nxjerrin në pah këtë fakt:
“Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. Allahu i furnizon ato edhe
juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.” Ankebut 60.
Kuptimi kryesor i
këtij ajeti është, meqë Allahu është furnizuesi për të gjithë njerëzit dhe të
gjitha speciet e tjera në këtë planet, si ka mundësi që natyra të jetë e
pamjaftueshme dhe e varfër për qeniet njerëzore vetëm, kur ajo është e pasur
dhe e bollshme për të gjitha speciet?!... Një ajet tjetër kuranor përmend se
furnizimi me ushqim i të gjitha specieve, duke përfshirë qenien njerëzore dhe
ekzistenca e mbijetesa e tyre është përgjegjësi e Allahut:
“Nuk ka anjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj
(pas vdekjes).” Hud 6.
I Dërguari i
Allahut alejhi selam tha kur i pa zogjtë tek po zhagiteshin në muzg: “Vëreni!
Ata shkuan në agim me barqet bosh. Ata u kthyen në çerdhet e tyre në muzg me
barkun plot.” Për aq sa një vëzhgues mund të shqetësohet, kjo mund të jetë një
paradoks të shikosh natyrën aq të bollshme për të gjitha ato specie, qofshin
ato barngrënëse apo vetëm mishngrënëse, dhe me mjete të kufizuara të na
pikturohet si e pamjaftueshme dhe e varfër për qeniet njerëzore, e vetmja
krijesë që ha gjithçka në këtë planet, e cila i konsumon të gjitha ato specie
dhe florën e faunën si burimet e veta. Në fakt qenia njerëzore thjesht e gjen
veten në faj me natyrën dhe Krijuesin e saj për keqmanaxhimin e vet dhe
praktikat e këqija. Qenia njerëzore zë vetëm 23% të hapësirës tokësore me
krijesa të tjera me të cilat ai konsumon 77% të burimeve të pafundme të ujit.
Tashti konsideroni fenomenin e ajrit dhe të dritës së diellit, të cilat janë të
pamendueshme për ekzistencën e vërtetë dhe vazhdimësinë e jetës njerëzore në këtë
planet dhe në të njëjtën kohë janë përtej sferës së menaxhimit njerëzor. A mos
po kalojmë ndonjë përvojë mungese apo pamjaftueshmërie?
Kështu sistemi
islam që buron nga udhëzimi hyjnor është i mrekullueshëm, unik, i paarritshëm
dhe i përsosur si instinktet e kafshëve.
Ekonomia Islame & Përvetësimi i Pasurisë
Detyrimi i
dhënies së zekatit dhe marrja e tij me forcë del në pah kur një person përvetëson
pasuri në një masë të caktuar. Kështu ekonomia islame, e cila fokusohet në
decentralizimin e pasurisë nëpërmjet mjeteve të ndryshme dhe baraspeshimit të
shpërndarjes së saj në shoqëri na mëson, se përpara rrugëve të
shpërndarjes dhe shkëmbimit të pasurisë
përvetësimin e saj me të drejtë dhe me mënyra ligjore. Zekati nuk është
emërtimi i procesit të purifikimit të pasurisë, e cila është përvetësuar
paligjshmërisht dhe padrejtësisht. “Nesër në jetën e ahiretit, asnjë qenie
njerëzore nuk do të lëvizë nga Gjykata Hyjnore e Allahut deri sa të jetë
përgjigjur për pesë gjëra,”- i mëson Profeti alejhi selam besimtarët. E veçantë
nga këto pesë gjëra do të jetë vetëm një. “Jetëgjatësia, çfarë bëre ti me të?
Shëndeti, çfarë bëre ti me të?...” por kur të vijë puna te pasuria do të jenë
dy pyetje me të cilat ne do të ballafaqohemi: pyetja e parë është: “Nga dhe si
e përvetësove atë?...” dhe më pas do të vijë pyetja e dytë që ka të bëjë me
pasurinë: “Si e shpenzove ti atë?” Islami e rregullon dhe e kontrollon “lirinë
për” të përvetësuar dhe fituar nëpërmjet parashkrimeve, me qëllim që të sigurojë
qytetarët e vet nga “liria për” të qenë të shfrytëzueshëm, të mashtruar, të
gënjyer apo të grabitur. Ai nënkupton që koncepti i lirisë gëzon të drejtën e
drejtësisë dhe e largon atë nga të qenit një vegël shfrytëzimi.
Në një tjetër
thënie profetike Profeti na përshkruan një person të cilin njerëzit e zakonshëm
e kujtonin “të devotshëm”, sepse e shihnin atë që falej në shkretëtirë. Ai i
kishte të veshura të gjitha tiparet e devotshmërisë si një maskë. Profeti
alejhi selam thotë: “Uji i tij që pinte ishte i përvetësuar paligjshmërisht,
ushqimi që ai hante gjithashtu ishte i fituar paligjshmërisht dhe rrobat që ai
kishte veshur gjithashtu ishin marrë paligjshmërisht. Atëherë si do të
pranoheshin lutjet e tij?!...” Kjo do të thotë se Allahu deri edhe nuk ka për
t’i pranuar lutjet nga një person, që nuk është furnizuar në jetën e tij
socio-ekonomike sipas vijës së rregullave, udhëzimeve dhe urdhërimeve të Zotit.
Zekati nuk është,
as një licencë për të përvetësuar pasurinë paligjshmërisht, as edhe një mjet për
të pastruar pasurinë e përvetësuar paligjshmërisht. Zekati e çliron personin
nga mentaliteti i keq i adhurimit të pasurisë, koprracia, grykësia, xhelozia, egoizmi,
ngushtësia e mendjes dhe vogëlsia dhe ai fut tek njeriu mentalitetin e
sakrificës, bujarinë, kujdesin ndaj të drejtave të tjetrit, bashkëpunimin
social dhe bamirësinë. Nëpërmjet Zekatit, Vakufeve dhe mjeteve të tjera të
tilla Islami kërkon nga qeniet njerëzore të mos jenë egocentrike. Islami
propagandon që ekonomia nuk është vetëm një çështje shkencore, por gjithashtu
edhe e moralit.
Ai sa është
kulturore, është edhe qytetërimore. Ai ka lidhje me të dyja, si teknologjinë
edhe shpirtëroren. Zekati ka nevojë të shihet jo vetëm nëpërmjet analizës
objektive, por ai duhet drejtuar gjithashtu me normativa morale. Ja përse atij
i është dhënë emërtimi zekat, i cili në arabisht do të thotë pastrim. Në
Kuranin e Shenjtë thuhet: Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. Allahu dëgjon dhe sheh.”
Përemri me të në
këtë ajet shënon se Zekati pastron mendjen dhe jetën e personit që jep Zekat,
dhe jo pasurinë e atij që jep zekat. Nëse në përgjithësi Zekati e pastron
pasurinë, është vetëm në sensin që Zekati e parandalon pasurinë të bëhet e
papastër dhe e panjollosur nga përzierja e saj me të drejtat dhe detyrimet e
tjetrit që nuk dalin prej Zekatit.
Comments
Post a Comment