Hoxha që nuk u frikësua ta thotë të vërtetën


Hoxha që nuk u frikësua ta thotë të vërtetën


Imam Adem Mehmet Hoxha – (1914-1979) Ka lindur më 28 maj 1914 në fshatin Degë, Tropojë. Njeri që gëzonte emër të mirë midis bashkëfshatarëve të vet dhe që u persekutua nga regjimi komunist, për shkak të qëndresës që bëri duke e sulmuar publikisht regjimin. Hoxhë Ademi kujtohet nga të gjithë në fshatin e tij të lindjes, si një njeri i dijes, që nuk u pajtua asnjëherë me padrejtësinë, me krimet e komunizmit dhe me reformat diktatoriale. “Komunizmi,- thoshte ai,- të len pa besim, të len pa gjë pas shpirtit, të largon nga të mirat dhe i zëvendëson me të zeza, që i quan socialiste.” Kur doli nga burgu erdhën për ta takuar njerëz nga të gjitha anët, deri edhe komunistët e fshatit, të cilët e paguan shtrenjtë këtë gjë. Hoxhë Ademi është dënuar dy herë gjatë regjimit komunist, herën e parë bën dy vite burg, ndërsa herën e dytë bën 9 vite burg nga 6.4.1964 deri më 20.1.1973. Më 29 janar 1954 , me vendim nr. 8 Gjykata e Lartë e Kolegjit Ushtarak e dënoi për “krimin e tradhtisë ndaj atdheut dhe për krimin e hapjes së sekretit” me 10 vjet burg. Më 14 shtator 1964 me vendim nr. 3, Gjykata e Qarkut të Kukësit e dënoi për “krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor” me 9 vjet burg. Pasi doli nga burgu i dytë e izolojnë në shtëpinë e tij dhe në kooperativë e ngarkojnë me punë të rënda. Ndërron jetë në moshën 65-vjeçare më 3 janar 1979[1].
Ai fliste haptas dhe i sulmonte agjitatorët e Partisë së Punës, madje gazetën e tyre “Zëri i Popullit”  ai thoshte se është gënjeshtra e popullit. Ja se si na rrëfen njëri nga ata që e kanë njohur hoxhë Ademin, bashkëkohësi i tij Haxhi Sokoli: “Adem Hoxha i zgjuar e trim nuk është tremb me folë kur ishte e vështirë fjala. Ai doli haptas kundër Partisë Komuniste. Ademi mbeti një njeri i nderuar për ne dhe brezat e Degës.



[1] Dushaj, Besnik- Ukcama, Ndue.  …e megjithatë qëndruam, Tiranë 2014, fq. 26-27.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit